Nën përkujdesjen e Ambasadës së Kosovës në Londër u mbajt një koncert i paharrueshëm me artistët shqiptarë, me: mezosopranen Besa Berberi, pianisten Mimoza Drançolli, flautisten Dardane Nallbani- Batalli, klarinetistin Fatbardh Gashi dhe violinqelistin Idlir Shyti me rastin e shënimit të 12-
vjetorit të Pavarësisë së Kosovës! Publiku anglez e shqiptar pati rastin të shijojë vlera artistike shqiptare me ekzekutimet brilante të këngëve "Moj e bukura More", "Lindi dielli", "E bardha Lili" etj. etj. Uroj që koncerte të tilla të organizohen edhe në të ardhmen!
Pra, Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër, e ka organizuar një koncert festiv për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Nën tingujt e muzikës së zgjedhur, artistët kujtuan dhe nderuan divën e muzikës shqipe, znj. Nexhmije Pagarusha, e cila u nda nga jeta javën e kaluar.
Në koncertin e mbajtur në Londër, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, Arrita Gjakova përshendeti dhe falenderoi të pranishmit për pjesemarrje.
Në këtë event ishin të pranishëm personalitete të shquara nga Institucionet vendore politike e kulturore ne Britani si edhe përfaqësues të korit diplomatik të akredituar në Mbretërinë e Bashkuar. Interpretues e instrumentistë nga profesorë të Fakultetit të Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë u bën bashkë në koncertin e mbështetur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër, ku përgjatë dy orëve publiku në “Holy Trintity Church” në Londër pati mundësinë të dëgjoj interpretime veprash kompozitorësh të huaj dhe shqipëtar. Pjesë e interpretuesve dhe instrumentistëve ishin: Mezosopranoja Besa Berberi, në klarinet Fatbardh Gashi, në piano Mimoza P. Drançolli dhe flaute – Dardane Nallabani-Batalli. Gjithashtu kishte edhe interpretuess të ftuar qe jetojnë në Londër, z. Yaron Shavit, piano, Ilya Ushakov, violin dhe Idlir Shyti në cello. Programi ishte shkëputje veprash nga kompozitorë të njohur botërorë si Bach, G.F. Handel e R. Schumann, shkëputje nga krijimtaria e kompozitorëve shqiptarë si Th. Simaku, R. Dhomi, T. Harapi, K. Gashi e H. Nimani.
Comments