"Reminisheca" të një kohe të shkuar
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 12, 2022
- 2 min read

(cikël me poezi me katër vargje)
Nga Përparim Hysi
1.Dashuria e parë Dhe qiellin e mora,dhe diellin e ula Ç'do deshe tjetër?Pa më thuaj,hë? Pastaj drejt teje u sula Se ç'bëmë së basku,nuk e them dot më.
2.E pranoj E pranoj që u bëra robi yt Dhe ti m'u imponove si "padron" Pupu se si i kishe sytë? Për ata sy,rob mbetem përgjithmonë.
3.Zjarri i syve Shpesh herë jam"ngrohur" prej zjarrit të syve Ndonjëherë,prej një zjarri të tillë,jam djegur Dhe mos bini preh e çudive Kur rend pranë këtij zjarri,fare pa trembur.
4.Ëndrrat Jam i magjepsur pas ëndrrave të mia Sado të ndryshme dhe,ndonjëherë,si përralla Më vjen e shkuara,deri fëmijëria Dhe kënaqem me to,sado me flokë të bardha.
5. Të vrasin sytë e bukur
Të vrasin sytë e bukur,aq sa të shkaktojnë plagë Ka prej këtyre plagëve që të dhëmbin si një plagëplumbi Ja,kështu më vrau,kur qeshë djalë Një vajzë që sytë i kish,sygushëpëllumbi.
6.Kurrë
Kurrë me një femër që s'më do,nuk shkoj
Që të çliroj"harlisjen time"
Unë shkoj me një femër që dashuroj
Dhe nuk ka vend për hamendësime.
7."Flutura" Hyri një"flutur" në dhomën time Dhe loz me mua"qëllimisht" Me mua bëri ca"fluturime" Dhe u dogjëm dashurisht. 8.Ti je si një vizion Kurrë nuk ke qenë më e bukur Je e gjitha si një vizion Ndaj pas teje mendjen e kam humbur, ZOT,o mor ZOT,pse më mundon?
9.Djegur nga dielli Djegur nga dielli i plazhit Dukesh nudo si e vënë mbi prush Do ia jepja shpirtin djallit Që të digjem nga ai trup i prushtë.
10.Dy sytë DY sytë e tu m'i ngul turrjelë Dhe zemrën time keq e shponë Pa më hap një plgë të thellë Veç ti ke"ilaçin" që më shëron.
Tiranë,12 tetor 2022
תגובות