top of page

REFLEKSE GJITHË DASHURI ….



Si gjenerata të kohes moderne,mbajmë rezatimet

e kujtimeve me forcën e rinisë !...

……………………………NGA SPASSE THANASI

Me librin “Zambakët e Qeshur”

Më kujtohen ikjet tona larg

Dhe ai , emocioni i një vajze

Që në bllokun e kujtimeve më shkroi :

- “ E lotuar po iki nga ty

Ndjenja ime kërkon ta puth

Kujtimin tënd !....”


Si varg i artë

Erdhët në kujtimet e mia

Valëzime melodjoze të viteve

Shkruar me mallëngjim

Në historinë e jetës sime !...


Ju trokitët përsëri

Në portën time të ëndrrave

Ndezët dashuri porsi flakë

Më “tronditët” rastësisht !...


Jetën e dikurshme të shkolles

E risjellë si ringjallje të ëndrrave

Me penën e poetit

Në flakën e zambakëve të qeshur

Si oaze të ëndërrta mbi shkëmb…


Nëpër hapësira të yllëzuara të viteve

Libri si pëlhurë e shtrirë ndjenjash

rindezi kujtimet tona

Na conë në olimpin e heshtur të kujtesës…


Cdo njeri nga ne loton për të kaluarën

Ndeshet me dashurinë e shkruar

Mbi trëndafila në lugjet e Osumit

Në atë libër jemi të gjithë NE

Si grimca të përjetshme jete

Me reflekse gjithë dashuri !...

68 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page