Refleks meditimi në çaste inspirimi nga një person


Minush Hoxha

Në të parën pyeta vetën:

Më lejohet të guxoj që nga kjo gjëndje në të cilën bëjë jetën time të them publikisht atë që dua? Jo që më akte demokratike kushtetore e të tjera të një shteti nuk e kam këte të drejtë, po janë ato konsideratat e tjera, ato normat e tjera, që ta bëjnë përgjegjësinë të tillë sa, mosrespekti ndaj tyre të ndëshkon më rënde se vetë sanksioni ligjor dhe kjo të bënë ta mendosh thellë se a do e thuash ate që ke në mendje. Atëherë, nga një skut e paindentifikueshme e mendjes më ardhi përgjigja: Po! nëse kupton ç’është rrisku dhe ke zemër bastaxhiu dhe je i zoti të përballosh pasojat që t’i hedhë ai. I pëshëpërita vetës: po ti, je njëfarë kumarxhiu i fshehtë e më pas që të dal kryerja e kësaj detyre më e lehtë e thua: ç’është një jetë e vogël ndaj një pasioni të madh…? E po, e mata sa mujta më saktë, e po e vlerësova sa më mire që dijta, e po bëra dertin derman me shokët e ndritur dhe pas këtij procesi inteklektual kaqë të mundimshëm dola tek konklusioni paksa filosofik dhe ay ma tha i prerë se ajo që mund të më ndodhë po e thash botërisht mendimin le të jetë ai edhe i makabërtë, nuk është as nënnjerëzore e as mbinjerëzore, po vetëm njerëzore në atë kuptimin që dhe marëzia e skajshme nuk është as shkallim nga mendja e as krim, e unë përherë që t’i bëjë vetes qejfin mendoja se mu nga ai fis jam ai- njeri pra, vendosa për një spektakël që do gjasojë me gladiatorin tek kacafytet me luanin në arenën romake-me atë mbretin e gjungles…të cilët-që të dy, njëri me guximin tjetri me fuqinë, ndjejnë lezetin e spektaklit, anise njëri mund të mbetet aty i vdekur e tj