top of page

“REBELI” PER PORTËN E LARTË


KAPEDANI I SHQIPËRISË, “REBELI” PER PORTËN E LARTË OSMANE !....

- Tregim historik


- Në fragmentet historike gjej një Tafil Buzi original, me fytyrë tronditëse që udhëtonte legjendar drejt Portës së Lartë të Perandorisë…Aty po ai gjykim i egër për një “vigan” brenda “kornizës së rreptë” të rezistencës perandorake!..Ai dukej djallëzor, armiqësor, i mërzitshëm dhe interesant

Spasse Thanasi në “katalogun luftarak”, kur

Shqipëria “tronditi” Botën me trima e

luftëtarë të parrëzuar kurrë !...

Shokët e mi të shkollës,Gëzim Allkushaj nga Buzi dhe Guri Meraj nga Zhapokika e Tepelenës, më kishin treguar shumë histori nga Vilajeti i Ali Pash Tepelena, por më të këndshmet që i gjej në kronikat historike janë ato për Tafil Bej Buzi. Në raportet e konsujve Manastir – Janinë – Stamboll ai ishte simpatizanti i Ali Pash Misiriti duke ëndëruuar që Shqipëria të bëhej si Egjypti,e shkëputur nga Perandoria Osmane e të bëhej autonome dhe e pavarur.Këtë konstatim e gjejmë edhe në librat e kuvendeve kombëtare të viteve 1828 – 1845- 1847 nga pashallarë, vezirë e sulltani osmani.

Në panteonin e figurave kombëtare shqiptare ky bir i malësisë së Buzit ze vendin e një e një udhëheqësi popullor, të një drejtuesi ushtarak e të një luftëtari guximtar në kryengritjet popullore. Pasi erdhi nga Korfuzi në Dukat, Vlorë e Tepelenë, në Marsin e vitit 1834 drejtoi kryengritjen ushtarake në Berat ku numuronte 10,000 luftëtarë popullor. Për këtë moment historik e gjejmë edhe këngën :

- Celua arapi zi

Tafili një grusht njeri

Bashkë me Veis Vasjari

Ikën e zunë Besanë

Duan të marrin kalanë !....


Sipas një historian Tafil Buzi,si “kapedan” grumbulloi një ushtri prej 2,000 veta në Tepelenë dhe prushin e kryengritjes popullore kundër

osmanëve e përhapi në Berat,Skrapar,Përmet,Leskovik,Tepelenë,Vlorë,

Mallakastër e Gjirokastër. Nëpër kuvendet popullore ai ftonte prijësit e trevës së Sulovës e Vërcës… Ai kulmoi me veprimtarinë e tij në kuvendin e Picarit më 15 Gusht 1847, ku osmanët e kërkonin ta eliminonin me çdo kusht.Ata e quanin “hajdut”,“rebel”e më “keqbërësi”.Kjo lëvizje patriotike kombëtare në këtë periudhë është trajtuar nga Sami Frashëri gjatë Rilindjes Kombëtare,duke evidentuar faktin se ky udhëheqës popullor kërkonte bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet autonom. Edhe sipas konsullit francez në Janinë,Tafil Buzi me shokë e kishte “temë të ditës” autonominë e Shqipërisë. Që më 1835 ky patriot vigan me pallë shpalli thirrjen e tij guximtare:“Shqipëria duhej të çlirohej prej zgjedhës turke e të qeveriset nga shqiptarët”.

Dhe sot mbahet si simbol kënga popullore :

- Vanë more shokë,vanë

Gjithë ata burrat e parë

Celua me Veiz Vasjar

Me Tafil Buzin me pallë

Bashkë me Gjolekë lap’në

Tashti duhen, po ku janë?

Arbërinë shkretë e lanë !....


Portreti i Tafil Buzi mbetet në shekuj “një thesar” e “koriozitet” në tablotë historike që në triptikun e viteve 1830 ishte një figurë me rezonancë në “ kurthin e kohrave” që pamjet vetëm kryqëzonin “erën e vdekjes”. I marrë veçmas nga “ngatërresat osmane” mbi truallin shqiptar,ekzaltimi në sfondin historik të Shqipërisë është madhështor. Venitet “gjesti brutal” i osmanëve dhe shndrit një patriot i vërtetë që i dha vendit arbëror fjalën e ndezur të patriotizmit.

- Thuhet se ka lindur në Buzë rreth vitit 1795, por tregohet vetëm vdekja që përmendet në vitin 1866. Me origjinë ishte nga fshati i mahnitshëm Buz,katund i pështjelluar pas ndjeshmërisë klasike të shqiptarit trim e luftarak….

Imazhet e simboleve historike të kohës më “mbulojnë” me mendime :

- Tafil Buzi njeri i “damkosur” i kryengritjeve popullore a thua se bënë pjesë në tërësinë e personaliteteve sociale e luftarake të fushëbetejave historike?!


- A thua se ngjarjet e kohës osmane kanë dukjen e qartë në dimensionin Ballkanik dhe evropian ?!


Në fragmentet historike gjej njëTafil Buzi original, me fytyrë tronditëse që udhëtonte legjendar drejt Portës së Lartë të Perandorisë…Aty po ai gjykim i egër për një “vigan” brenda “kornizës së rreptë” të rezistencës perandorake!...Ai dukej djallëzor, armiqësor, i mërzitshëm dhe interesant në “katalogun luftarak” kur Shqipëria “tronditi” Botën me trima e luftëtarë të parrëzuar kurrë !. Shekuj me rradhë i dhanë kastës kombëtare një “komandë gjeniale” që edhe sot krijon mrekullisht “muzeumin e fuqishëm” të shpirtit luftarak njerëzor!...

Në histori fryjnë shumë erëra,por kur shkunden “fletët e ngjarjeve” në vorbullën e madhe të kohës, ne gjejmë një “kolazh me kështjella” nga spektaklet e luftrave patriotike ku popujt kanë marrë nderimin e triumfit!...

Një triumfator, një hero luftarak, një udhëheqës dhe shqiptar trim mbetet në panteonin shqiptar edhe Tafil Buzi, një simbol i udhëheqësit ushtarak të fshatarësisë shqiptare me himnin e këngës popullore:

- “Që nga Tanzimati e tutje

Të mbeti palla mbi supe !....”

39 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page