REALIZMI EKZISTENCIAL I NJË ROMANI
- Dec 21, 2021
- 10 min read

Vladimir Muça
(Disa vëzhgime kritike rreth romanit të Namik Dokles “Kolerë në kohë të dashurisë”, botim “Toena”2020)
“Lumturinë do ta gëzoja vetëm në rast se do të mundja të
lartësoja botën te pastërtija, te e vërteta,
te liria e pandryshueshme” Franc Kafka 1917
I shtyrë nga ndjellasitë e romanit “Ditët e lakuriqëve të natës”, nga kureshtja që më shtyri dhe metafora e ballinës së librit “Kolerë në kohë të dashurisë”, dhuruar me një dedikim dashamirës nga shkrimtari Namik Dokle, siç e kam zakon, fillova të lexoja me laps në dorë, duke cituar në faqet e romanit.
Një sërë refleksionesh filluan të më akumulohen në laboratorin mendimor. Një risi në stilistikë dhe estetikë e romanit shqiptar, sa në themelet e traditës në përmbajtje, aq dhe modern në trajtimin estetik.
Me botimin e romaneve “Vajza e mjegullës”, “Lulet e skajbotës”, “Ditët e lakuriqëve të natës” dhe “Kolerë në kohë të dashurisë”, Namik Dokle ka krijuar drejtimin e tij, të përveçëm letrar, diktuar , jo si dikur ...nga dogmatizmi shtetëror, por nga evolucioni shoqërorë ndodhur pas viteve 90-të, një estetikë e cila predominohet nga një realizëm egzistencial, i një formati të ri , ku ngjarjet e fenomenet vijnë në formën e një mozaike, ku dramaciteti romanesk, gërshetohet me ekstrate të folkut, pasazhet poetike, veshur bukur xhamadanin me ojna të një publiciteti të letrarizuar.
Saktësia rreth të cilit rrëfehen ngjarjet dhe fenomenet, është morali letrar i romanit, përmes një aranzhimi figurativ, me arealin në kontekstin kohorë. Fjala dhe fjalia vjen tek lexuesi, përmes qartësisë, me të thjeshtën e saj, duke dhënë në nënkuptim misterin: Çfar ka qenë në absurdin e saj e paqartë dhe pse reminishencat e saja, vazhdojnë edhe në kontekstet e tjera kohore.
Namiku dhe në sajë të përvojës dramaturgjike e publiçistike, përmes karaktereve narrativë, krijon një dramacitet të brendshëm në roman. Artistikisht, kjo sjell për lexuesin “tension në një krijim artistik”, ku fjalët “ushqejnë” njëra-tjetrën, duke krijuar dukurinë e një historie narrative, përmes një paralelizmi figurativ, parabolave, ku natyra vihet në funksion të plotë artistik.

Romani “Kolerë në kohë të dashurisë”, më ngjan me një pemë, mbirë, rritur me përkujdesjen artistike, me impute të reja, në arën kulturologjike të autorit. Këto përftime estetiko-stilistike, pikturale në metaforën e saj, përjetohen nga lexuesi i vëmendshëm, gjatë gjithë leximit të romanit, përmes një enciklipe ngjarjesh e fenomenesh, nga një e kaluar, në një të tashme. Këto kalime të një ekzistencializmi transdencial, autori i realizon, duke patur si impute letrare, kulturën e lartë publiçistike, volumin e dijeve të përftuara nga këto ngarendje, njohjen e strukturave të reja romaneske, sjellë në autoktoninë e arealit shqiptar, njohja që në embrion të leksikologjisë gjuhësore, ku spikat aranzhimi me mjeshtri i humorit, sarkazmës, në nivelet më të larta të folkut popullor.
Narracioni ligjerativ në këtë aspekt, i ka dhënë rrëfimtarisë, qartësinë e mendimit, si dhe qëllimin e subjektivitetit të ngjarjeve e të fenomeneve. Ligjerata vjen si shkallët e kullës Babelit, ku sa më lart të ngjitesh më shumë dritësirë vëzhgon në hapsirën e prozatorisë. Mendimi dhe qëllimi i autorit, pikëtakohen në këto horizonte, duke kthjelluar mendjen e lexuesit. Në këtë kontekst dhe futja e pasazheve poetikë, të poezisë moderne të Frederik Reshpjes, përkon si një binjakëzim i mirëkuptuar në destilin mozaik të rrëfimtarisë, duke sjellë në strukturë, një roman modern, ku elementet e folkut, interpretet filozofike, sentencat dhe moderniteti reshpjan, të transplantuar në narracion, vijnë të aranzhuar bukur.
Në palimpsestet vargëzuese, vijnë si një paralajmërim i një “gjëme” morale të pasdiktaturës, nga këto mutacione shoqërore, ku poeti dhe shkrimtari, si një paralajmërim ogrizi thirrmon:
“ Por do vijë një ditë, kur bronxin tënd
Turma do ta shqyejë me egërsi.
Dhe do të gdhendë për mallkim,
Bronxin e ndonjë diktatori të ri”.
Nuk ka më bukur, kur një thirrmë të tillë paralajmërimi kobzezë, i vjen për gëzof, pasurimi i fjalorit me krahinizma, duke i dhënë më shumë mendim dhe ide thagmës shoqërore, sidomos kur ato vijnë përmes personazheve me fonemat e një leksiku të përveçëm në autoktoninë e tij. Lexuesi ndjen kënaqësinë e këtij leksiku, mëson shumë nga këto ekstrate, të cilat ndrisin si xinxife mes rreshtave. Supermetafora e karriges së Titos dhe Enverit, dykuptueshmëria e filozofisë popullore, veprimet e Franit, një grotesk i thukët, ku notat e satirës, si një thumb bumage, vijnë përmes një humori hashikian.
Autori i vendos ngjarjet në një mjedis, ku papajtueshmëria e urtësisë popullore, antraksohet me dhunimin shpirtërorë, fizik, shoqërorë, përmes një visari popullore, si themel i mbijetesës dhe harmonisë shoqërore. Në këtë përballje në këtë mjedis të largët, në djepin e autoktonisë dhe në substanca të reja kohore: “... lindin burra që u zbardhen flokët, (shenjë fisnikërie, shënimi im), që kur janë fëmijë dhe shikojnë natën më mirë se ditën”.
Në kontravers, në palimpsestet rrëfimore, në këtë botë të terrisur nga absurdi, trashëguar nga e kaluara si një ind patogen, lexuesi i vëmendshëm rrugëton në magjistralet e një qytetërimi shoqërorë, ku ai e sheh veten, si një kalorës templar, në zbulimin e horizonteve të reja shoqërore, me gjithë shëmtinë e terrosur që ka rënë si ndryshk, ku: “Dhe do të gdhendë për mallkim / Bronxin e një diktatori të ri”.
Autori, përmes një retorike të thukët proverbiale, anatemon këtë të kaluar diktatoriale. Në përballje me këtë shëmtirë shoqërore, autori vendos një botë të re të dëshiruar, ku harmonia e bashkëjetesa, qëndrojnë në themele të drejta shoqërore, e cila vjen si një apotheozë e një shoqërie të re, ku mbisundon virtyti dhe dashuria mes njerëzve.
Kronikat e letrarizuara, të cilat pjellojnë psiko-analizën dhe psiko-terapinë, janë majaja mbi të cilën autori ka ngritur themelet e një godine romaneske, si një muzeale letrare, për ardhmërinë shoqërore e shpirtërore. Gjithçka e endur si në vegjë, vjen si një shembull për shoqërinë shqiptare, në ruajtjen dhe mbajtjen pastër të aspirimit shoqërorë, “si gjithë, Evropa”, duke patur në themel nderin dhe dinjitetin shqiptar, trashëguar me fanatizëm nga para-ardhësit tanë.
Dramaciteti romanesk i vënë në skenë te “Gjygji i qenit”, plotëson më së miri, atë botë shpirtërore, e cila si një llavë vullkani në vlim, po shfrynte nga thellësia e shpirtit, plot sarkazëm, përmes një grotesku ku: “Shteti juaj për njerëzit nuk lejon avokat, ne dhe qenit i vemë avokat”.
Me një stil të veçantë, në strukturë dhe estetikë, autori gjen hapësira të afrojë recetat e tij, që tashmë i ka vënë në themel të godinës katërt romaneske, marrë dhe nga eksperiencat botërore, ku në një krijim, “gjatësia është degë dhe lule, por shkurtësia është shpirti i dijes”.
Gjatë gjithë romanit, prozadoria dhe autori komunikojnë lirshëm, transparent, përmes një subkoshience, sa të vjetër, aq edhe të re, nga natyra te qenia njerëzore, nga e kaluara në të tashmen, dhe e tashmja disi e agravuar nga mutacionet e të kaluarës, në një të ardhme të dëshiruar.
Në këtë kompleksitet subkoshiencash dhe estetikash, Namik Dokle prezantohet si një romancier inovativ, që i njeh mirë teknikat e prozës bashkëkohore. Kjo i ka krijuar mundësinë, që duke u mbështetur në themele të traditës, të ndërtojë me kapriatat e estetikave dhe stilistikave moderne, fabulën e romanit në format të ri. Një format mozaik ngjarjesh e fenomenesh shoqërore, pasazhesh poetike, sentencash, aforizmatikash, ngulmimesh analitike, me fjalë urta nga visaret e popullit, kronikash të letrarizuara, ku hera-herës, proza merr ndjesitë e formatit poetik, nga ku gjenerojnë shumë ndjesi, duke i dhënë mundësi lexuesit, të rrokë nga to shumë kumte e magjira nga më jetësoret.
Një roman shembull i kalimit nga soc-surrealja (do e quaja realizmin socialist dogmatik), ku në themel ishte tematika, kalimi me sukses në një drejtim tjetër letrar, në një realizëm ekzistencial, ku subjektiviteti i ngjarjeve dhe fenomeneve është mbisundues, në përmbajtësinë e kumteve njerëzore. Në këto kumte, Namiku sjell me mjeshtri, apologjinë e një jete me handikapet e saj absurdin, luftën për ekzistencë në kontekste kohore. Një trajtesë e tillë, gjeneron përplasje dramash njerëzore, dëshirë lirije e burgosje shpirtërore, dëshira e zhgënjime në honet e humbellta, të një diktature demokratike.
Në romanin “Kolerë në kohë të dashurisë”, shpresa dhe zhgënjimi vjen përmes një kontrasti, gjoja i ngjajnë njëra-tjetrës, në një “Go West”, por në esencë, dhe subjektivitetin e tyre, janë e njejta linjë, të njejtët bashkëpunëtorë, . Në këto përplasje, brenda një dramaciteti familjar, pluskojnë si në një erupsion vullkani, dramat, kontrastet, kundërshtitë, si produkt i vlimit të këtij dramaciteti shoqëror.
Në pluralizmin krijues, ky dramacitet shoqëror, i zhveshur nga gozhupi i dogmatizmit soc-surreal, nga çensura, shtratifikohet bukur, me dramacitetin lirik, gjer në zgripe tragjizmi, si produkt i një mendjeje të lirë krijuese, pa komplekset e një letërsie në tutelë, klienteliste, me porosi, të programuar, por të zhvilluar sipas një sentence estetike të akademik Rexhep Qoses: “Zhveshja e maskave, lakuriqësia e ideve, që prekin të vërtetën, që ngazëllejnë apo dëshpërojnë shpirtin gjer në zgjim të imagjinatës, janë shprehje e artit të vërtetë”.(nga romani i Rexhep Qoses, “Vdekja më vjen prej syve të tillë”).
Ndryshe nga romanet: “Vajza e mjegullës”, “Lulet e skajbotës”, “Ditët e lakuriqëve të natës”, por në një linje me këta tre romane, ky roman bashkëkohorë, që lexuesi pati nderin ta ketë në dorë, në panairin e librit, nga shtëpia botuese “Toena”, në esencën rrëfimtare, do jetë jeta e njeriut në dy kohë, të një njeriu të regjur në shëllirën e 30 viteve diktaturo-demokraci, ku në këto përplasje të subkoshiencave, triumfon mirësia, dashuria. Dramaciteti social dhe ai lirik, i kapërcen leqet e absurdit shoqëror, duke u akomoduar shpirtërisht, në një komoditet të shumëdëshiruar shpirtëror e njerëzor. Një botë shpirtërore, e cila me ndjesitë e saj: “na lumturonte më shumë ndjenja e detyrës, se sa ajo ndjenja tjetër, njëmijë herë më njerëzore, njëmijë herë më e bukur, njëmijë herë më e pavdekshme”. Kjo botë, njëmijë herë më e bukur, vjen përmes urtakut Fran Carani dhe jetësohet tek Valmiri dhe Antigona. Autori në filozofinë shoqërore përmes Franit, përball diversitetin shpirtëror, si një paradigmë, kundër një bote ku: “... për ato që folëm dhe nuk folëm, për kohën që ulëm sytë dhe nuk i ngritëm, për çka dijtëm dhe nuk dijtëm, për pyetjet që i bënim vetes dhe kurrë nuk u përgjigjëm”.
Një antraksion i tillë shpirtëror, i cili vjen dhe si një didaktikë shoqërore, një psiko-analizë, e cila në nëntekst të letrarizuar bukur, ka psikoterapeutikën, si një domosdoshmëri, në substancën e re kohore.
“Frika nga kënga (poezia) është fundi i botës”, definon përmes Fran Caranit, autori i këtij romani realisto-ekzistencial. Ky urtak popullor, ishte, është e do të jetë: “fantazma që pështynte mbi diktaturat, ndërsa për ne, legjenda e gjallë e lirisë”. Ndonëse me njerëz të tillë si Marash Mirashi, të pamoralshëm, pa dinjitet, që me veprimet e tyre, spiunllëkun e kthyer në profesion “qëllonin si sopata e ndryshkur, në mish të njomë” se “frika flinte bashkë me ne, e kishte vënë kokën në nënkresën tonë”. Në vështrimin analitik, proza romaneske e Namik Dokles, tashmë e formatuar në “një drejtim të ri letrar”, gjenerohet nga kujtesa memorative e ngjarjeve, fenomeneve bashkudhëtare, në jetën e tij gazetareske dhe përjetimet. Ato e kanë ndjekur autorin, si ajo trokashka e mullirit të blojës, në ato vende e çaste hidhërimesh, gëzimesh, ku i ka rënë këmba, në burgosjen e lirive, dhe të një gardiani me fytyrë të re, në një diktaturë të re, e cila në planin shoqëror, vjen e dhunshme në absurdin e saj.
Autori me mjeshtrinë e penës, i kapërcen me sukses këto leqe të ngritura në shoqërinë e re, këtë absurd shoqëror, duke milituar për një botë të re, në substancë të re, në gjurmët e mjeshtrave të mëdhenj të penës:Aragon, Breart, Eko, duke stiluar me një konceptualitet të ri në natyralitetin e arealit shqiptar.
Ajo që është kryesore në prozën romaneske të Dokles, është aftësia e ngritjes në prototipe artistike, përgjithësuese, të qenieve njerëzore, negativ e pozitiv, në kategori e shtresa shoqërore, të cilat përbëjnë majanë e brumit, ku gatuhet jeta shoqërore. Ky përgjithësim, vjen si deduksion, psiko-analitik, si psiko-terapi e personazheve, autorit, poetit; Justinës, Antigonës, Valmirit, vjen si një ekzistencë historiko-shoqërore, politike, zakonore, lartimit të një kulture gjuhësore të komunikimit. Gjuha e mbartur me sentenca urtake popullore, pasazhe poetike, në këto interpretime ekzistenciale, nuk vijnë si të imbarkuara përmes huazimeve të huaja. Ato vijnë të ushqyera dengshëm, me impute të ekstrateve autoktone, popullore e filozofike, të cilat Umberto Eko i quan “mballoma artistike në mirësinë e tyre”. Këto mbartin e mbarështrojnë, produktin letrar, sa modern, aq edhe autokton. Në përmbajtësinë e tyre, këto “mballoma”, me vendin që zënë në narracion dhe me mjeshtërinë e penës së autorit, përmbajnë në vetveten e tyre: Mëkat moral, mëkat shoqëror, mëkat ekonomik, ndërshtetrorë e institucional.
Duke qëndruar mbas këtyre “mballomave”, si regjizori pas kuintave, me një idealizëm të kulluar, autori i jep lexuesit, si në pjatë të argjendtë, ide, mesazhe, pritshmëritë, duke çelur rrugëtimin pa mëdyshje dhe të vërtetave të trishta, me të cilat përballemi me jetën. Përmes vetes dhe personazheve reflektohet, duke bërë vetëkorrigjim shoqëror, në një shoqëri të kontaminuar nga mbetjet homogjene, të një sistemi të kaluar.
Në këtë konceptim dramash, konfliktesh, përballjesh, autorin e ka ndihmuar dhe të qenit një lëvrues i mirëfilltë i dramës në këtë roman, pakësa tjetërlloj, në kompleksitetin stilistik, i cili vjen me një dramacitet, në strukturën narrative, më konçiz në stilin inovativ, mozaik në kompozim.
Personazhet vishen sa me qyrkun e vetmisë shpirtërore, sa me purpurantën ndjenjësore, me një dualitet mëdyshës, si në një poematikë, mbarsur me metafora polifunksionale, në një areal përjetues, në një funksion të epërm artistik, duke na sjellë risitë e modernitetit, në zhanrin e romanit bio-shqiptar. Nga një “mbarsje’ e tillë artistike, romani “Kolerë në kohë të dashurisë”, mbështetur në themele të traditës, ka realizuar në kompleçitetin e letrarizimit të ri, huazuar nga zhanrre të tjera, një kronikë të absurditeteve morale, që njeriu reminishent i bën vetvetes, me çoroditjet e tija psiqike, në tollovinë e reminishencave të trashëguara.
Në kontravers, romani gjeneron tek lexuesi një sulm në subkoshiencën e njeriut, për një botëkuptim të ri, pa zhvlerësimin e idealizmës, në mundësinë për të qenë të lumtur. Kjo realizohet, duke qenë të çiltërt dhe refraktarë, në këto ballafaqime me njëri-tjetrin, definon autori. Një vetëpastrim shpirtëror, sugjeron shkrimtari në këtë apologji jete. Atë që s’e bën dot shteti, me shtetarët e kamufluar, e bën arti i të shkruarit. Fuqia e këtij arti është e atillë, saqë bën të mbijetojnë dashuritë, të ushqejë me shpresë e besim shoqërinë njerëzore, gjë të cilën, unë si një lexues i kualifikuar, që merrem paksa dhe me artin e kritikës, e ndjej nga kapitulli në kapitull në këtë roman, si një flakadan që ngroh shpirtërat njerëzorë.
Megjithëse romani shtrihet në hapësira gjeografike, ai rrëfehet në largësinë e një frymëmarrje të plotë radiografike, si një veçori interpretative dhe si një dramacitet linear. Në planin estetiko-stilistik, këto përsihatje “të një drejtimi të ri letrar”, provojnë personalitetin krijues të autorit, si përjetues dhe krijues. Romani, pa mëdyshje intercepton tek lexuesi i çdo kategorie arsimore, kulturore, etnike, dhimbjen për njerinë, veçanërisht për njeriun që rrezaton kulturë dhe atë të thjeshtë.
Dhimbja për këta njerëz, zëri i protestës mbi padrejtëitë shoqërore, dëshira për të qenë protagonist gjatë leximit, do të jenë bashkëudhëtarë për lexuesin në këtë roman, në dukje tradishent, por modern në konceptualitet.
Gjithçka e përflakur nga leximi i këtij romani, sintetizohet në sentencën e aktorit të madh Al Paçino se: “Gjithmonë është gjendur një laps që të shkruajë për të ardhmen, por kurrë nuk është gjendur një gomë që të fshijë të kaluarën”.
Dhjetor 2021 Vladimir Muça
Shkrimtar kritik








Comments