top of page

RASTI I DOKTORIT TË NUMRAVE


Minush Hoxha

Doktori kishte dhënë një punë pazakonshëm të madhe në përpilimin e punimit shkencor i cili duhej të justifikonte poziten dhe prestigjin që kishte në qarqet ku sillej.Kishtestudjuar më parë një fond të gjerë librash, revistash shkencore, buletine, artikujsh në media e rrjeta sociale dhe të tjera.

Ashtu i lodhur, pasi dorëzojë punimin shkencor, tek këthehej nga puna që ushtronte në një institucion të një rendësie të veçantë për shtetin, hetoj në vete një ndjesi të pazakontë. Të pazakontë nga që, për një projekt më të gjerë në shkallë shteti dhe rajonal bile, më në fund në të cilin kishin syrin elite e ekspertve e institucione kërkimore e shkencore, kishte kryer një punë hulumtuese si separate me peshë për te, i shpërtheu dyshimi nga vetëdija e ekspertit të pranuar, në mos kishte bërë ndonjë lëshim të pavetëdijshëm që do e komprometonte prestigjin e tij profesional. Ashtu nga sedra që kishte dhe si emër në qarqët intelektuale, ishte trullosur nga kjo, dhe duke ndjejtur përrgjegjësinë shkencore,nga shqetësimi e zuri një dridhëtimë e brëndëshme. Në ato çaste, nuk mund t’i dilte tek mendja ndonjë befasi tjetër. Në shqetësime nga kjo droe, rrugës që vëte , fare i tretur brënda në vete, me shikim të ngulitur në lëvizjen e këmbëve thua se njehësonte hapat, nuk dëgjonte përshëndetjet e të njohurëve. Përmëtepër dhe kur regjistronte me vesh ndonjë, nuk u përgjigjej. Jo që i nënvlersonte a injoronte se kishte një natyrë të butë e më konsiderata, por ajo ndjesia e mundësisë të ketë gabuar, e kishte futur në vete të tërin dhe me parandjenjen që kishte, i dukej se e tëra mund të përfundoj ters. Ashtu fare gjëkoti.

Dhe pikërisht nga kjo, i shihte njerëzit sikur t´i takonte për herë të parë e ata këte tek ia shihnin këte në fytyrë, hutueshëm.

,,Doktor, jeni zënë me ndonjë formul …” ia tha një mjek që ia kuronte qarkullimin e gjakut, e të cilit ky, kohë më parë mu në ordinancen e tij, në një bisedë relaksuese, aqë bindshëm ia kishte shfaqur kuptueshëm ecejakën deri tek katandisja e mendjës. Ashtu, sipas ligjeve të matematikes e fizikes!

Tani, po ky, duke ndjejtur keqardhje e duke ngritur supët vajti rrugës së vetë.,,Të mos e trazojë në boten e vetë të numrave” e tha dhe pa ia thënë asnjë fjalë më shumë, vazhdoj rrugen.

Po gjëndje ne të cilën u gjetë Doktori në atë kohë dhe parandjenja që kishte, nuk ishin vetem shpërthim çasti. Kishin historinë e vetë. E në atë histori përveç dyshimit në cilësinë e punimit, kishte një shkak i cili, ndonëse Doktori kishte një karakter të fortë, ashtu shqetësues sikur ishte, një herë gadi e thyejti, e më pas nga tendosje e brëndëshme e seder e fyer, psojë një metamorfozë… Dhe me këte fakt të dijtur, ai, tashmë, kur gjërat që imagjinonte furishëm ecnin tek përmbyllja në një gjëndje ne të cilën ai zhytej si ne një pusetë pa fund, hap pas hapi, bënë që të ikën nga realiteti…

Ashtu i hutuar, kishte mbërrijtur tek shtëpia e vetë.

Gruaja, Lumka kur në fillim të bashkëshortisë hetoj se si në fillim gjezdiste në imagjinaten e vetë, qëndronte në oret e vona duke lexuar pastaj dilte në ballkon për cigare dhe të tjera sipas njohtimeve, dhe ky halli tani që e bënin paksa martire, e priti me shumë butësi.

Ajo, kësaj here të fundit, kishte përcjellë tërë punën që kishte bërë netëve pa gjumë, endjet nga sikleti nëpër oborr e shtëpi ditën e natën që i shkaktonte hulumtimi, mosngrënien me rregull ose fare, exkomunikimin e vetes me te dhe të tjera që e venin në mynxyra.

,, Hë, ç’kemi z. doktor!” e pyeti me shumë kujdes e humor.

Ai zu ta shoh më gjatë dhe në dy mendje nëse t’ia thot ate që e shqetësonte.

,,E di…ti e di se ç’punë bëra. Dhe dy gjëra rëndojnë mbi këte!”i ishte përgjigjur gruas.

E ajo, sa për ta qetësuar po dhe duke e njohur, ia kishte këthyer:

,, Më pas…? Ç’vrerosje kjo!”

,, Cilësia dhe…e di! Kohë piratësh është. Sheh kontrabandizmin. Ngado!” ia kishte dhënë përgjigjën duke shkuar në drejtim të foteles.

,,Si e mendon këte? E dorëzove punimin! Ta pranuan…dhe…?”

,, Nuk është e thjeshtë. Kurdoherë që bëhen këthesa, lind shansi! Pas një mendësie, vie tjetra! Atëherë ngrejnë kokë energji negative! E di… rrjeti i pushtetit…Mediokrit me fjalor dekorativ. Drejtuesi… Rrjeti i pushtetit-një qark përfituesish i marëveshtur! I mbyllur”

,, Kjo parandjenjë yte…përfytyrime të zymta, joreale” donte t’ia lehtësoj shqetësimin bashkëshortja anise e dinte mirëfilli se kishte të drejtë.

Në çaste tek i kumbonin padurueshem, përkujtonte fjalët që ia kishte thënë Drejtuesi më parë se të dalë nga zyra dhe i trajtoj sikur t’i shqiptohej gjykimi.

,, Doktor, dijë përse jeni këtu. Shkrimi Juaj…shtjellohet në Komisi dhe…të shohim se cili do jetë opinioni”

,, Z.Drejtues, unë kam punuar…” desh t’i thot Doktori, por ai pa sosur mendimin ia këtheu:

,,E dij, e dij. Ama… ju dini për Komisinë dhe gradat shkencore që kanë ata, filtrat. Do u japin vlerësimin adekuat. Mos dyshoni”.

,, Shpresoj….Kryetari i Komisisë z. Fadili, si ekspert fizike e matematike, ka një përvojë të çmuar në projektime e vlerësimin e tyre. Është dhe objektiv në vlerësimin” plotësoj mendimin Doktori.

,,Natyrisht. Paski njohuri të mira. Ashtu pra” i kishte thënë Drejtuesi dhe më pasë ishin ndarë Drejtuesi i qetë e Doktori me dyshime.

,,Të këtheni tek unë, pas ndonjë dite…” i kishte thenë në largim drejtuesi.

,, Patjetër” ia kishte këthyer Doktori.

Dhe, me durimin të mbaruar duke pritur, një dite paralajmëroj vajtjen tek Drejtuesi. Ai, njëherë nuk ia pranoj dhe ky e mori ogur të keq, por më pas në përlutje të Doktorit ia kumtoj lejen të shkoj tek ai. I tëri në dridhtime vajti sa më shpejtë që mundi dhe pasi sekretare e Drejtuesit i kumtoj atij se kishte mbërrijtur dhe mori lejen për hyrjen nga ai, ia tha gjentile:

,, Urdhëroni, hyni. Po ju prêt Drejtuesi”

Dhe, para se të bëjë hapin për të hyrë, ndërhyri sërish sekretarja duke vënë gishtin në tamth:

,, E kuptuat…është njeri me rrebe…!”

Doktori falenderoj dhe pastaj me një kujdesi të shtuar hyri brënda.

Pas përshëndetjeve rutinë dhe ndonjë fjale të mirësjelljes, Drejtuesi me një xhemper të zi këmishë të bardhë e kollare poashtu të zezë fare i relaksuar, njëherë i ofroj të ulët. Doktori u ulë në fotele nga e djathta. Dhe, sa u rehatua aty dhe i drejtoj një shikim pyetes, ai pa një keqardhje ndonëse e spikati, ia kumtoj:

“E dini, ua them…më vie keq…”

,, O jo, ju lutem. S’keni përse! Sa kohë jam rropatur në mendime për këte”

,,Doktor, prurja juaj nuk e gjeti vendin në projekt. Ua them troç sado e vrazhdët! Ashtu, nuk ishte në shkallë cilësie të projektit”

Pas ndonjë çasti, kishte shtuar: ,, Tani…s’ju mbetet tjetër… duhet të futni më shumë energji për një punim përkates. Eeh! Të marunit me shkencë…!”

Doktori vetëm e shikonte i stepur dhe në kërkim të vërtetoj njëmendësinë e këtij opinioni. Dhe derisa ai gjezdiste mendjes të gjej një përgjigje, ndërhyri Drejtuesi:

,, Më falni , por duhet të iki. Detyrimet! E Ju, mund të shkoni… nuk kam dhe kohë për një bisedë më të gjatë”.

Doktori sa nuk u kalamend dhe të përplasët për dysheme. Përkundra se kishte patur dyshime por nuk e kishte menduar se punimi ishte aqë i dështuar.

Dhe, pikërisht nga një pritje tjetër, ashtu me vështirësi, e mendonte:

Këte ia tha ai që kishte postin e Drejtuesit të Zyres së Lartë për Hulumtime Shkencore e Projektime të licencuar nga Qeveria, që njëherit ishte edhe kryeprojektant, tek bënte gjestikulacion me duar sikur në lojen e kumarit me tre letra. Ia kishte kumtuar vrazhdët e disi me kapriço kënaqësie urdhërin-se në esencë urdhër ishte, disi mëni e sipër, pa lënë asnjë dyshim se kishte dhe një dikush tjetër a instancë nga do rishqyrtohej pakënaqësia ndaj vlerësimit për cilësinë e punimit.

Njëherë ishte stepur! Stepur se nuk e kishte pritur që punimi të jetë i një cilësie sa të hedhët. Pas hulumtimit nëpër tekstet profesional të fushes së matematikes e filosofisë, pas konsultave e debateve të aplikuara symësy e në grup në katedra dhe pas marjes së një qëndrimi ndaj konceptit të punimit si të pranueshem, ishte si e thonë-jashtë përceptimit, një refuzim i këtillë. Dhe, pyette me vete: ç’po ndodhë në qarqet shkencore! Ka një instancë a një person që prenë gjërat, objektivisht, jasht rezonit lukrativ, pa hile.. Një projekt që është në sy të elites intelektuale, t’i lihët në dorë një Drejtuesi dhe ate në dyshime! Më pas tek e zhvatte me vete këte, i doli fare e papritur, veçantë nga Drejtuesi me të cilin, përkundra të gjithave, kishte një miqësi sëpaku nga kolegialiteti i cili ishte njëfarë rrethane lehtësuese, sëpaku në kumtin më me butësi të refuzimit të punimit. Kurdoherë që ai ia kishte kërkuar ndonjë sqarim profesional, kurdoherë i kishte censuruar ndonjë punim, tekst, e pyetje ushtrimesh, Doktori pa hezitime fare, ia kishte kryer ato.

Tek i rendnin nëpër mendje këto rrethana,u çakordua i tëri por nga pozita e rejtingu që kishte, e mbajti disi vetën. Vetëm ia tha dufin, bile me shumë mundim e shumë pak siguri:

“Të shkoj! Kaqë papritur!Anise Ju që dinit konceptin pasi e moret shënim dhe vetë i dhatë vizen!”

Priti nja disa çaste dhe ia shtoj: ” E procedurat…? Komisia…Demanti!?”

„Zotëri, u nxituat të më largoni” ia tha më pas e shtoj përlutshem: ,, Dhe, rishqyrtojeni! Për hirë të oportunitetit sëpaku!”

Tek i tha këte, si një vrushkull i furishem cytej të shpërthente nëpërmjet revoltes.

,,Bëra një hulumtim të gjatë e të thellë dhe, e kalova nëpër qarqe kompetente nga mora dhe pranimin për vlerën e punës sime e ju…,,i mungon cilësia!” dhe fare indiferent, më kërkoni të shkojë” ia kishte thenë Doktori dhe nga ajo shtytja që gatitej për mësyrje, tashmë i zgjatur paksa nga fotela që ishte nën tavolinën e Drejtuesit.

„Zotëri, përse revoltoheni! Atë që bërët ju është një ripërsëritje vulgare e gjërave tashmë të njohura në lidhje me koordinatat! Dhe kjo është rrethana e refuzimit. Kjo që e zgjatni, vetem sa flet se mbetja juaj këtu është zhvatje e kot kohe. Duhet të ristudjoni gjërat…”

„ Ashtu e mendoni ju… Lëshova koordinatat të një pikë e paparë në mënyren më racionale që do ndryshojnë thelbin e shkencës dhe të jetës e ju e quani ” përsëritje vullgare” ia tha me zemërim Doktori.

”E ç’duhej të bëja…?” e pyeti në vazhdim me hakërim.

„ Një zbulim që tejkalon këta të deritanishmët. Shkencë është kjo! Paradigmë për revolucionon në jeten e njeriut! Ja këte…!” ia kishte thenë preras Drejtuesi pa shpërfaqur asnjë skrupul ndaj tij.

„ Dhe tash… duhet të iki! Pa një tjetër! Se e urdhëron Mbidrejtuesi! Kryeprojektanti!”

Nga një emocion shpërthyes pas fyrjes, kishte ulur për ndonjë çast kokën sa t’mos e shoh në sy, pastaj kur paksa i ra tensioni, e kishte shikuar më gjatë dhe kishte shtuar:

”Djallëzisht jam i fyer! Shumë! Dhe ju e dini këte dhe përse! Ama, prestigji m’a dertyron të përmbahem, më kërkon një karakter të ftohtë… Ndaj, përkundra vlerës së pranuar të punimit, do bëjë një hulumtim tjetër!”.

Pas kësaj u ngritë dhe duke u dridhur dhe pa pritur ndonjë pyetje tjetër, muar të dalë nga aty.

” Do e bëjë dhe besoni se do takohemi…Do mahniteni nga zbulimi im!”

Kur ia tha këte i iku një qeshje plot ogur të keq të cilën Drejtuesi e kuptoj si kërcnim, por e mendoj se ishte i pafuqishem sa t’a bëjë jetë. Kjo edhe ia ngriti nervat dhe kur Doktori ishte në përfundim të daljes nga zyra e tij, ai tashmë, i mërdhezur zjarr ia tha:

“ Epo, e thatë ate që deshet. Ua thash dhe unë! Mos zhvatni kohen time! shkoni!”

Doktori reagojë në këte duke u këthyer për nja dy hapa dhe me gishtin tregues drejtuar dhe nga distance tashmë i papërmbajtur iu përgjegj:

„ Kini ju një kohën Tuaj? Ju…? Hajdutët kanë kohën e vetë…!”

Shikoj dhe njëherë Drejtuesin njësoj me hakrrim po dhe dy- tre sosh zyrtarësh që qëndronin në qoshkun anash zyres memzi të dukshem e që lëviznin gadi makinalisht letrat sa këtej-andej në një apati neveritëse, dukej të projektit për të cilin flitte Drejtuesi. Ata që nga ardhja shikonin në çaste Doktorin me një shikim të topitur pa as më të voglën grimas në fytyrë e kohëpaskohe sikur të magjiosur silleshin rrotull tavolinës ovalle, ndalën për një çast të lëvizurit, dhanë një qeshje cinike, ndoshta thanë dhe diçfarë nëpër dhëmbë, dhe pasataj vazhduan njësojë punën deri ne çastin kur Drejtuesi paksa i çakërdisur nga biseda, ua tha:

“E ju, ç’dëgjoni! Nuk shihni se raporti është diskret. Hikni që këtu!”

Ata në mënyrë mekanike e ftohtë, lëshuan pa asnjë selektim e rregull letrat që kishin në dorë mbi tavolinë shikuan për disa çaste Doktorin dhe duke e anashkaluar dolen me shpejtësi nga zyra.

„Zotëri” iu drejtua Drejtuesi Doktorit si borxh arsyetimit jo të plotë të refuzimit, akoma pa dalur ai plotësisht nga zyra

“ Ishte punë studentësh! Kini shkermoqur në thjeshtësi vullgare numrat sikur kokrra nga kallij gruri për ti riradhitur në formula.Mendja Juaj nuk mund t´u jap domethënien. Ndëkaqë, unë kam përgjegjësitë e mija! Me pushtetin që kam dhe përgjegjësitë për të cilat kam të lidhur projektin dhe suksesin e të drejtuarit, bëra detyrimin tim..” ia tha më në fund dhe i bëri më dije se me këte përfundojë.

„Patjetër, patjetër” ia këtheu Doktori, tashmë fare i humbur në vendqëndrimin dhe pa mundur ti këthej përgjegjen e duhur, vetem endte syrin sa andej-ktej.

“Këte e mendoja ndryshe!” memzi arriti t’ia thot gadi instiktivisht.

„Ndryshe?.”

Nuk mundi pa reaguar me zemërim Drejtuesi.

„ Ç’kupton kjo “ndryshe” Juaja?”

„Po e kuptuat s…e ne pafundësi të kohes, kjo ditë nuk është pika që që kini vënë nuk do më ndaloj të vazhdoj tutje. Logjika e kohës më jep të drejtën ta mendoj se ajo nuk ka përfunduar dhe për tu vazhduar do trajta të tjera të ecjes”

Të dy shikonin njeri tjetrin me uurejtje. Në një çast, sikur shpërtheu nga brëndia, Doktorit i ardhi mendimi dhe ia tha:

,, Sa për ta konkretizuar: po më nxorri nga rradha një force madhore, ka një tjetër më madhore që më këthen…Ligji i forces. Njutni, po nuk e ditkeni”

Teksa bënin këte bisedë, tashmë dhe Drejtuesi shtatgjatë dhe i plotë, në këmbë ngaqë iu ngritën nervat dhe dukej se që ne çastin tjetër, me fizikumin e vetë, do e hedhë tej derës Doktorin. E Doktori, ne mundime të shtuara dhe fare i djersitur, shliroj kravaten mavi dhe tek ndjente se po i sosej fryma, morri ajër me fuqinë e mbetur, lëvizi për të dalur. Kur arrit në gjysëmen tek pjesa e fundit e rruges hyri një zyrtare e parazyres së Drejtuesit dhe, tek pau Drejtuesin në një gjëndje shqetësimi, dukshëm me nerva iu ças Doktorit dhe e gatshme ta kap nga krahu ia tha “Çe mendoni vetën…. E shqetësuat zotërinë…”

Pastaj e shoqëroj pakës përtej derës dhe akoma pa ikur nga aty, Doktori shikojë ate, njëherë-dy me atë fytyrën e zbehur dhe, kur Zonja deshi ta mbyllë derën, ai e shtyu pak me më fuqi dhe në një dridhëtim të vërejtshëm, ia hedhi

,,Gjetja Juaj këtu…i jep pamje bordelloje zyres” por pjesa e tjetër e fjalisë nuk u dëgjua nga që zyrtarja përplasi derën me një fuqi që duhej ta bindte drejtuesin për lojalitetin.

Tek zbritte poshtë shkallëve të katit, duke u ngritur lartë e takoj Zyrtarja e dokumentacionit të aktivitetit përgatitor, e cila, pasi vërejti shqetësimin e Doktorit po dhe nga shprehia, njësoj e kujdesshme, me një buzqeshje të shkurtër , kalimthi ia tha Doktorit:

“Po ikni Doktor? S’ keni kohë as dhe për një kafe? Më vie keq!”

Doktori u ndalë, ia nguliti shikimin më gjatë dhe ajo nuk mund të mësonte nëse e qortonte apo i falenderonte për ofërten ose asnjëra, por thjeshtë ishte stepur si një cung druri.

“Do jemi ne në të Juajën Zotëri” ia tha ajo ne të larguar dhe kur deshi ta bëjë hapin e parë nga podesti i shkallëve, shtojë “ Persekutuesit. Këta…po ju do ia dilni… !”.

Ai njësoj e shikonte pa koncentrim, derisa ajo, pa i dhënë mundësi komunikimi, treti korridorit të ngushtë ne të djathtë.

Ashtu, këmba-këmbes, doli ne rrugë dhe si një sumnabul ecte shkujdesshëm trotoarit dhe herë-herë ndeshej me trupin e ndonjë kalimtari. Me keqardhje përkulej, i kërkonte të falur dhe vazhdonte tutje.

Tek i vinte përballë një taksi rasti i zezë, mbërrijti ti jap shënjen me dorë për ndalim. Iu ndal mu pranë skajorit të rruges, i hapi derën një fytyrgjatë, e ftojë të ulët dhe pasi u ulë në karrigen e pasme, ia dha më rrëmbimë makinës.

”Nga ktej jeni…”

Heshti.

”Dukeni fytyr e parë.”

” Nuk jam! I panjohur fare!”

”Nuk jeni! E unë kam dëgjuar…ndofta lexuar emërin Tuaj…! Më duket, Doktori…” ia tha dhe vazhdojë rrugën.

Mirëpo, tek pau se Doktori ishte në një disponim të keq, heshti.

”Ndalo ktu” ia tha disi lodhëshem dhe pasi i pagoj, doli mu para shtëpisë së vetë.

Taksisti e shikoj me habi tek largohej dhe në vete kërkonte shkakun që kishte sjellë kte njeri të ky hutim. Po Doktori nuk e shikoj më.

Hyri me nxitim nepër oborr që ishte çrregulluar nga mungesa e kohes e tij, pa shikuar anash pastaj njësoj vendosmërisht dhe në shtëpi.

Sapo hyri në shtëpi e deshi të ngjitë shkallët për në dhomën e punës gruaja që tashmë kishte zënë merak për te, i kishte zënë pritën, në çast i doli para dhe e ndalojë dhe pasi ia tha me shumë vështirësi “ Keq dukem, apo jo…!” desh të vëte tutje.

Kur pau se ajo nuk lëvizë vendit duke pritur t’i jap shkakun e vërtetë, ia tha në vazhdim:

”Më hap njëherë rrugen, sa të ndërrohem… e të tjerat më pas”

„ E dij punën…Pa shqetësime… Do e rikthesh veten ku do…”

„Ashtu e mendon…?”

„Patjetër! Kam njohtime për rastin…”

Shikonte Doktorin në heshtje kurse ai, ashtu paksa i mekur, me vështirësi komunikonte dhe me sy bile.

,, Është përfolur për kreativitetin e Drejtuesit dhe…nuk do flitje për diç që e di”

Doktori njësoj vazhdonte t’a shikonte.

,, Por, ka një fuqi e panjohur… po…do flitet një dite!”

Me lëvizjen e syrit bëri të kuptohet se dëgjoj mendimin e bashkëshortes dhe u habit me saktësinë e përfytyrimit por duke mos menduar për ate që ia tha ajo, në një çast, tek vërejti se i duhej pushimi, ia tha

„ Mirë…Takohemi tek dhomë e televizorit” dhe iku nga ajo pandijshëm dhe pa thënë asnjë fjalë e asnjë shpiegim më shumë.

Në këte përpjekje, ngjiti shkallët dhe vajti drejtë ne dhomën e vetë të punës.

Kishte aty libra të matematikes së lartë ne më shumë gjuhë, të algjebres, të gjeometrisë, pastaj të fizikës, filosofisë të shpërndara gjithandej dhomës ne anën e djathtë të së cilës kishte një krevat, bri saj një tavolinë me llambadarë nate dhe çajnikun. Pas mbarimit të studimit, i kishte mbledhur ato ngado që kishte gjezdisur me synim të riforcimit të studimit dhe të depërtimeve më në thellësi të shkences.

Ndonëse bashkëshortja mbeti në guzhinë sa që ia kërkoj në një mënyrë Doktori poaqë se e dinte se i duhej qetësia, përkundra se u gjetë në atmosferë të qetë, nuk bëri gjum. I kaloj koha në makthe duke i ardhur në mendje pjesë nga jeta të hikura nga tërësia por që jepnin pamje herë të lojes me moshatarët në lagjet e pluhurosura e herë konfliktet me persona që nuk i identifikonte e që e mohonin. I bëhej sikur Drejtuesi kishte qenë përherë shoqërues i tij e tani, i hikur nga turmë vagabondësh, kishte ardhur aty nga një inercion vështirë të shpiegueshem.

Përkujtoj mbrëmjen në një bjeshkë, daljen para tbanit pasmesnate, hordhinë e ujqërve që në një distancë të vogël sikur ulërinin dhe u vezullonin syt në dritën e hënes. Gjënte diç krenare në atë pamje, një pavarësi e guxim jete të tyre pa u frikësuar se do e mësynin. Shkëputshëm nga ajo pamje përkujtoj çastin kur një profesor i njohur i kishte pranuar zotësitë prej matematikani…dhe nuk dinte se ç’lidhje kishin ato dy pamje, sado që instiktivisht ndjente se kishte diç që i puqte…,,Matematika, fizika, bjeshka, ujqërit”

U ngritë nga shtrati e vajti tek dritarja. Menjanoj perden dhe shikoj largë në peisazhin, majat e bjeshkës në të cilat tashmë kishte rënë shtresë e trash bore. Sikur ndjeu një lehtësim tek hedhi syrin në largësi.

”Do bie dhe më…” e tha dhe e dëshirojë që të gjetej atje, në at heshtjen meskine e sekrete, të patrazuar duke shetitur gjithandej kodrave, shkrepave, majave dhe duke i fshirë limitet e mendimit të mbërrij te zgjidhja për problemin që i doli para aq befasisht.

Për një çast asocioj përrallat që kishte dëgjuar nga paraardhësit për egërsirat, se si ato fshihnin në vete veti njerëzore dhe po dijte t´ju çasesh do i bësh mik. Sikur edhe e kundërta që janë egërsira të rrezikshme që shqyejnë viktimen në fyt sapo ndjejnë se kanoset rreziku. I ardhi në mendje skena kur një bishë kafshoj në fyt një drenush të sapoardhur në jetë dhe dridhëtoj fuqishëm. Sikur t´i ndodhte vetë atij. Me llëmen e dores mbërtheu fytin. Dhe I dukej se lau në gjak. Tmerr! Një drenushë u bukur ëngjëllore dhe një shtazë pa konsiderata që i shqyen fytin!

Ashtu i shqetësuar, u largua që aty, nxorri nga komoda tableta qetësimi dhe, në shkallë me shqetësimin, iu duk se i duhen dy dhe i gëlltiti me ujin nga komoda skaj krevatit. Më pas me llojlloj hamendësimesh, u gjunjëzua te librat, merrte një e shikonte më gjatë sikur mendonte për te, e hedhte lehtas menjanë, merrte tjetrën, e tjetren dhe kur kapi një të matematikes të trash, botim më i ri, e tha:„ Mbretëreshë sovrane! Bota e enigmes së jetës që ra në dorë të një Drejtuesi medioker!”

Vazhdoj të mendoj me librin në dorë dhe shtoj: „u fut në tërë universin me fuqinë e vetë por, nuk mundi në zemrën e vogël të një djallit” tek aludonte te Drejtuesi. Pastaj, i revoltuar e hodhi për mur. U ul mu aty ku ishte, ashtu i fyer, mbeti i nemitur më gjatë. Se si, nga brëndi e tij ecte patrandëshem një mllef që merrte përmasen e një instikti ogurkeq. Dhe ai mllef tashmë i shndërruar në tërbim, i dha gojës së tij trajten e shprehjes që, në kundërshtim me kodeksin moral të tij, të shndërrohej në një bishë që vënte drejtësinë në vendin e vetë. Kjo ide e dridhi paksa ngaqë tashmë kishte ngritur parime që e kundërshtonin fuqishem. Si t´i hedhë ato e t´i bëjë vendin idesë vrastare…

Tek shkundulloj nga lëmeria paksa kokën në shpejtësi vajti, lau fytyren dhe këtheu e zu të endej dhomës trup e tërthor. Si një i burgosur në qelinë e vetë i bezdisur për gjetjen në burg! Duke lëvizur kështu, përkujtoj inercionin, gravitacionin, fuqinë e lëvizjen e trupave dhe tek i zbërthente definicionet për to, kërkonte gjetjën e burimit të fuqisë, ndryshimin e mendësisë së vetë sa për të arritur mundësinë e një veprimi të domosdoshëm për momentin e që i gjënte mbështetjen morale sa për t´mos u pënduar.

Ajo pasdite, nata dhe shumë të tjera, i kalojë së menduari dhe në të shumtën e tyre pa dalur nga dhoma. Përmëtepër, edhe me bashkëshorten e vetë kishte reduktuar komunikimet e veta.

Në një nga mëngjeset e atyre ditëve, pa dijtur nga ishte informuar, i ardhi sipas urdheresës së Koncilit Informal të Shkencës një zyrtar i përrulur, që për arsye të padijtura por të supozueshme, ishte përqëndruar në mbrojtjen e krijuesve dhe të personave të arritur në shkencë.

Cingërrojë zilën e hyrjes njëherëdy dhe doli gruaja dhe, pasi ai i kumtoj arsyen e ardhjes, nga nënshkallët e korridoret e thërriti Doktorin për takim me te.

Ai, sikur të njihte në detaje kurikulumin e tij dhe frustracionët, e mendojë këte punë dhe njëherë nuk u përgjigj por kur gruaja këmbënguli, ia këtheu:

”Një autoritet sikur që ka Koncili. nuk i bënë ballë një autoriteti sikur ka Qarku Akademik-ajo Komisia e komprometuar dhe instancë të tjera…! Është një zyrtarë i shkelur mu nga Drejtuesi…E tëra që do bëjë është gjëma e tij për mua! Kaqë”

Dhe zyrtari i Koncilit me një rezignatë të plotë u këthye mbrapshtë. Në largim vetëm i tha: ,,Më vie keq, vërtetë! Kohë piratësh!”

Gruaja, pas kësaj përgjegjeje, nuk mund të mirte vendim t’i shkojë në dhomë, me dyshime në mos do e trazojë dhe më shumë.Kishte dhe sugjerime të gatuara e të kaluara në sitë, po dyshimi për shqetësim e ndalonte.

Dhe ky rast tentimi i zyrtarit të Koncilit, mbylli rrugen për çdo ofertë tjetër, çdo orvatje për të ndryshuar raportin…Doktori sikur hoq dorë fare.

„Çfardo që do bësh do e përkrah” ia tha ajo vendosmërisht për ta trimëruar derisa pinin çajin e mbrëmjes në një nga brëmjet e fundit tek kishte zbritur në dhomën e televizorit. Dhe, brëmja nëpër ajri jipej sikur ishte takim para hikjes.

„Nuk parandjenë ndonjë rrezik…?” e pyeti ai bashkëshorten me një qehre të lodhur e të rendë. Sikur të kishte përcjellur me sy hapur mendimin e sajë.

„Rrrezikun parandjejë po s´e bëre… Për të dy! Të njoh! Je një qengj që ankthi i padrejtësisë e shndërron në ujk! ” ia ktheu me metaforë, fëtefëtë ndonëse, e befasuar nga një reagim i tillë, reagim të njeriut që përherëshem ishte i butë, u mendua gjatë për vendqëndrimin e asaj ndjenjeje në te.

”Në anën e duhur je…” shtojë.

„Po më humbe…ashtu-ska të ngjarë, por… si një mundësi, me vie në mendje? Do e përballosh kte…?”

„Sa të mbaj krenari yte, disponimi… dhe kësaj i bëjë ball” iu përgjegj në vazhdim.

,,Dhe, vetmisë…?” vazhdoj Doktori të pyeturit sikur të bënte testimin për një gjëndje tjetër.

,, Dhe vetmisë…!” ia përsëriri.

Ia nguliti shikimin gruas duke ia kumtuar heshtazi atë që e mendonte, shkurtas ia ledhatojë duart si kërkimfalje pastaj e tërhoqë nga vetja dhe e përqafoj gjatë.

,, Do fitoj! Të kam ty! Do fitoj sigurtë!” ia tha sinqerisht.

,, Ti do bësh ate që ta thot mendja…dhe do fitosh luften në fushat tua, por…unë të të kam parreshtur pranë. Përeherë,.! Ktu…Në mua, në këte shtëpi!

Më pas me mendime vajti largë-largë që aty…

Sa kaluan disa çaste të atij takimit, ashtu spontanisht dhe ngulmërisht sajonte një plan shokant. Ndjente se i fikeshin konsideratat ndaj të gjithave, se me atë planin që- tashmë e kishte bërë për vete, si e mendonte vetë shokant do bëhej epiqënder e rrëfimeve, trillimeve, mediave, po tashmë ajo që i sillej nëpër mendje si në një çikrrik, kishte mbërrijtur pikën e kulmit….

Në një çast ndërpreu meditimin, shikojë gruanpastaj i kapi duart, e afroj tek vetja, i dha një përqafim dhe pasi u shkap nga ajo, ia tha ,,Ç’kuptim do kishte jeta pa ty? Tani, veçantë…!”

Gruaja vetëm e shikoj me përmallim të fshehur e me pamje sa t’a trimëroj në ato caste trishtimi. Në vete kishte identifikuasr me saktësi shqetësimin e tij dhe, kur ai nisi ngjitjen shkallëve ia tha ” E tillë do jam përherë! Të kuptoj…bëre. Më ke ngado të jesh!” dhe sikur i vu vizen planit të tij. E mendoj se është më e mire të mos iI shkoj pas që t’mos e trazojë anise instiktiviosht dinte rrjedhen në vijim dhe bëri gjumin në divan në dhomën e televizorit.


#

Të nesërmen në mengjës hapi syt dhe shikojë nga bjeshkët që mirë shiheshin nga ajo dhomë. Tashmë kishte bërë shprehi, qëkurr bashkëshorti i saj kishte një adhurim për bjeshket.

Ishte ftohtë jasht dhe kishte rënë një shtresë mjaft e trash dëbore. Një mot i tillë kishte marrë ka disa dite më parë dhe kishte reduktuar komunikimet në qytet.

Ajo u ngritë, veshi robdeshambrin dhe, tek vuri automatin për të bërë kafenë, thirri Doktorin të zbritte poshtë. Nuk morri përgjegje. As në disa thirrje të përsëritura më të zëshme.

Nga një parandjenjë që tërthorrazi kishte paralajmëruar Doktori ajo u dridhë por nuk deshi t´i besoj.

,, Nuk do e bëjë…është i konsideratave të thella…përveç…!” dhe nuk guxoj ta përfundoj mendimin..

Ngjiti shkallëve dhe tani me një shpejtësi të shtuar nga kurreshtja, pa trokitur, hapi derën ku lexonte Doktori.

U step!

Ai nuk gjëndej aty.

Shtrati i çrregulluar, jorgani rënë nga një anë, libra të hedhura gjithandej dhomës, dritare e hapur nëpër të cilën kishin depertuar fjolla bore:

,, Parregullsi e pazakont! Nga zemërim i papërmbajtur!” e komentoj në vete.

Pamja që hasi, .e bënë të ndjejë më afër ogurin dhe menjëherë pas kësaj dhe një parandjenjë se nuk ishte dhe aqë i qëndrueshëm. Kte instikt e lidhi për faktin se nga çivilleku kishte marrë strajcen të cilen të mbushur me ushqime a ndonjë veshje shtesë e mirrte kurdoherë vëte në pikniqe bjeshkëve. Ishte një bjeshkatar i pasionuar që kishte gjezdis tërë masivin dhe majat më të njohura të një hapësire më të gjerë se shteti.

E kuptojë se ai kishte ikur nga dritarja sa për t´mos e trazuar ate. Nxorr paksa kokën nëpër te në mos po vërej ndonjë gjurmë të tij por ai kishte qenë shumë i kujdesshëm. Gadi që nuk shiheshin as gjurmët e këmbëve mbi dëborë….

#

Sapo iku një muaj e më shumë i fillimdimërit, nga Doktori asnjë gjurmë e asnjë lajm.

Rasti u paraqit te organet e hetimit, u thirren më shumë dëshmitarë në mos kishin parë Doktorin. Dolen hetuesit dhe e kërkuan nëpër skuta të qytetit, në parqe, në zona me pemë ku nuk kishte banorë, bile eskadrila gjurmuesish vajtën dhe në bjeshkë-punë gjëkoti. Hetimi lëshoj dhe një fletëkërkim në media e internet-por më kot. Në fund hoqen dorë.

Opinioni trajtoj shkakun e zhdukjes së tij me mbetjen prapa hapit të shkencës, duke e mbështetur në deklaratën e Drejtuesit për të cilën ai ishte kujdesur që të arrij te veshi public posa kishte dëgjuar për rastin. I ftuar tek hetuesia pasi kishin mare njohtime për mosmarëveshjen rreth punimit, ai kishte deklaruar se kishte marë për të papritur lajmin për zhdukjen e Doktorit, sado që ishte shqetësuar nga mospërfshirja në projekt të punimit të tij. ,, Nuk dukej aqë i brishtë sa për një veprim të këtillë. Më në fund, shkkenca përherë iken para mundësive të njeriut”

Ishte punë gjëkoti të kundërshtohej një mendim i tillë kur ai nuk ishte aty…Në veçanti kur ai kishte një pozitë të veçantë në Komisinë që jepte mendimin suprem për cilësinë e një pune hetuese.

Po, përkundra kësaj, kishte dhe të tillë që mendonin se Drejtuesi drejtpërsedrejti ose tërthorrazi kishte dorë në tërë kte se kishte smirë Doktorin që dallonte nga ai me zellim dhe prirjen e veçantë prej studjuesi e hulumtuesi. Po rasti u regjistrua tek hetimi dhe në kujtesen e opinionit, me më shumë versione për të vërteten…

Përkundrejtë shokut që shkaktojë tretja e Doktorit dhe supozimeve për shkakun, qyteti dhe qarqet që e mbanin si një figurë me peshë, në një ritem jo dhe aqë të ngadaltë zunë të mos mirren me te. Kishte halle të tjera më të mëdha që këte rast e hidhnin pas krihesh. Më në fund, nëpër familje e kuloare përflitej për fillimin e ndërtimit të një ,, Tempulli të Shpresës” si e quanin me metaforë projektuesit dhe zyrtarët, i cili- tani, pas një katrahure rraskapitëse, do ndryshojë për të mirë gjëndjen në qytetin –e mbi të cilin pushtetarët e ardhëshem, mbështetnin shpresën se nga garë zgjedhore do mbërrimin deri tek pushteti. Ishte fjala për një investim të paparë nga jashtë që do transformonte katercipërisht jeten e qytetit.

Sakaqë gruaja e tij që të gjitha këto e kishin hedhë fare në skaj të ndodhjeve, çuditërisht e besonte se ai edhe mund të jetë gjallë por e kishte të pamundur që ta imagjinoj vendin dhe mjedisin ku gjëndej…

Ajo, në hetuesi ishte përgjigjur se si kishte parë ngjarjen. ,,Po deshet mendimin tim, e them se ai nuk ka vdekur. Por, unë nuk hedhë dhe mundësinë të ketë ndodhur edhe kjo. Diç ma thot të paren, e rrethanat të dyten”.

,, Mund t’a thoni shkakun. Mos ishte vetëndëshkim për ngecjen prapa në shkencë. Ndofta, ndonjë ngatrresë, mosmarëveshje me Ju, nga pakënaqësia.. dhe iku në drejtimin të panjohtuar?”

Ajo, sa hetuesi përmendi mosmarëveshjen e Doktorit me te, vetem dhe nje qeshje e më pas një ,,jo,jo” të shpejtë dhe vbazhdoj me shpiegimin:

,, Jo! E njoh mirë! Ai nuk kishte strukturë shpirtërore sa të vetëvritët! Thjeshtë diç e fuqishme e shpieu në një vend tjetër. Revolta!”

Këte ia tha hetuesit, por nuk i hyri imtësirave…

Po Drejtuesi ?

Ai tashmë i kënaqur që Doktori nuk ishte dhe që pjesa e Projektit autorësinë për të cilin ia kishin pranuar dhe i kishte ngritur lavdinë, ishte në disponim të mirë. Pikërisht pjesën të cilën e kishte punuar Doktori, Komisi e Vlerësimit, i kishte dhënë një notë që Drejtuesit i hapte mundësinë të ngritej dukshëm tek ai Qark. Origjinaliteti i kundrimit të koordinatave, avancimi i aplikueshmërisë së tyre dhe perspektiven jetësore që hapnin, i kishin lënë Komisisë një përshtypje evidente dhe i kishin hapur rrugën për tu rradhitur midis personaliteteve të shkences të pranuar.

Pas promovimit publik të Projektit dhe autorit-Drejtuesit i veshur me togo shkencore me jaken të kalter tek raportonte për Projektin, me ç’rast i kishin aplauduar gjatë,ai kishte shkuar në shtëpi në mbrëmje pa hequr kapelen e zhveshur togon, dhe ashtu krenar nga triumfi, me një buqet trëndafilash të kuq që i kishte blerë rruges, në të hyrë i kishte thirrur gruas për sihariqin sapo ishte futur në salonin e madh të mobiluar me shije eksperti. Bashkëshortja sa nuk u rrëzua tek zbritte nga kati dhe me vrap iu hodhë në kraharor duke i përuruar arritjen.

”Për mua…” ia tha tek pranoj trëndafilat dhe u morri erë. Tek i la ato në një vazo mbi një komodinë aty pranë dhe zu ta përqafojë fuqishëm, ia tha:

„Nuk kisha dyshime për zotësitë tuaja”.

„Bëra shumë mundime…” ia ktheu.

“ Një Zyrtar i lartë qeveritar, më bëri menjëherë ofertë që t´i ngjitem një grupi hulumtues në një institut për hulumtimet në gjithësi, kurse rektori i Universitetit „A.Ajnshtajn” z. Piskan më ftoj për një cikël ligjëratash dhe antarësim në katedren e matematikes. Pata dhe të tjera…”

„Ç´emër të çudiçem që paska Rektori! Piskan…! E gjuha…?” tek i bëri një përshtypje të parendomtë, ia tha gruaja si në shaka.

E ai, duke mos i vërë mendjen shakasë së gruas, vazhdojë:

„Lëre Piskan me kombinatoriken e vetë, sill shampanjën. Është ditë e madhe apo jo?”

Ajo në vrap soll një shampanjë franceze, ky e hapi dhe tek ngritej shkumba në lartësi, ngriten dolli.

„Do shkojmë sëbashku…” ia tha gruas pas gëllenjkes së parë.

„ Mendon se është mirë kjo…” ia ktheu.

„Patjetër. Të kisha frymëzues dhe recenzentë i rrept” plotësoj mendimin.

„Po unë s´marrë vesh nga kjo puna” vazhdoj gruaja.

„Mjafton që më shikoje…” e mirrte me të mirë akoma.

Se q’i ardhi në mendje Doktori, instiktivisht dhe e therri si një gjilper. Pyeti:

„S´dëgjove ndonjë haber për Doktorin”.

Duke ndërhyrë me pyetjen, i iku temës për të cilën ishte i lidhur aqë ngushtë Drejtuesi.

„Përse të duhet kjo?” ia ktheu përgjigjen si i trembur.

„ Kishte një insuficiencë cerebrale pasojë…besoj e moshes.Një çorroditje truri dhe i dilnin gjërat të gabuara!”

„ Po si treti atëherë pa gjurmë” pyeti përsëri ajo më kurreshtare se më parë me një parandjenjë se ka bërë vetëvrasje nga dëshprimi se nuk ia doli në analizën shkencore.

„Ndofta ke të drejtë. Ndofta dhe unë e mendoj ashtu. Por…” dhe la një dyshim pezull dhe u ngritë.

„Sikur nuk shkon ky version…”

Me gotën me pije që e mbante akoma në dorë pasiqë pau se ndërhyrje e saj i ndërroj disponimin i thirri:

„Për savantin që do ngjitet te majatë akademike! Rrofsh!”

„Për zonjen e bukur e frymëzuese!” ia ktheu ai jo më me entusiazmin e më parë.


Po bashkëshortja e Doktorit?

Ajo që tashti kishte bërë moshë dhe rezbitur dhe më nga dhimbja për bashkëshortin, bënte jetën e vetë në vetmi. Shkonte në zyrë dhe bënte punën e administratores me një vullnet të dobësuar por me diciplinë kurse, kur vete në shtëpi, kohëpaskohe vete në dhomën e Doktorit që e kishte vënë nën rregull pas ikjes së tij, shikonte librat, shtratin, disqet muzikore, ndonjë shënim biografik të tij, a dorëshkrim të punimeve profesionale. Donjëherë, bënte kafenë aty, ulej në fotelen e tij dhe tek e imagjinonte ate, e pinte me ngadalë. ,,Doktor, e di…nuk më bëhet jeta po s’të pata. Të kam deri tek ikja ime” flitte ai tek i fanitej burri i vetë. Ndonëse e vetmuar, vetëm tek-tuk pranonte ndonjë mysafirë. Kushdo që i shkonte hapte temën për bashkëshortin e saj dhe ajo, përherë i hikte duke e përfunduar me „ kam një mendim se nga i ardhi…” por pa e thënë as personin e as shkakun.

Kur çështja e Doktorit kishte rënë pothuajse në harresë, kur Drejtuesi ishte komoduar më se miri në lavdinë që i ardhi pas suksesit nga projekti e Rektori Piskan i cili si një mecenë e promovonte dhe i hapte rrugën drejtë sukseseve të reja dhe fitimeve, dikund pas Kërshëndellave të një viti më vonë, tek ndjente mprehtësinë therrëse të vetmisë tashmë e ve e Doktorit, e qyteti kalonte dimërin në përditshmërinë e vetë tashti të acartë se temepaturat kishin rënë në 25 gradë dhe në orët e mbrëmjes veçanërisht pak kalimtarë gjeteshin në rrugë, zu të ndodhi diç që nuk mbahej në mendje të ketë ndodhur ndonjëherë.

Në rrugën që qëndronte mu nën rrënzë kodrash e zhytur thellë në një heshtje dimërore tek fluturonin nga qielli tymi nga tymtarët e shtëpiave a tek-tuk ndonjë sorr e tretur në qiellin gri, si në një ecje të dirigjuar, zbriti nga kodrat një kope që për nga madhësia i përgjigjej ujqërve. Dhe kjo, nuk ishte se nuk kishte ndodhur dhe ndonjëherë tjeter. Kur mirte dimër me borë e shumë i ftohtë, ujqërit zbritnin në vathet e bagëtive dhe shqyenin sa për ushqim ndonjë. E veçanta ishte se kopesë i printe një që ishte më i madh dhe për nga konstruksioni, i shikuar nga një distance, s’të bëhej se ishte ujk. I krrusur ishte, mbuluar me qime po kokën e kishte më ndryshe: nga silueta të dukej si një njeri.

Kur përfunduan uljën poshtë u lëshuan rrugës, duke nuhatur nga të dy anët dhe duke ecur sipas një komande të heshtur, sikur jipej përmes valëve të ajrit. Kaluan më shumë dyer shtëpiash dhe sikur të donin të identifikonin dikend, vetëm nuhatnin e vazhdonin më tej. Prijatari nëpërmjet një gjuhe të pakuptueshme jepte urdhërinë dhe ata, njësoj qetë vazhdonin rrugën. Arritën deri të një shesh në miniature me një çezme në mes të ndriçuar nga një llampinjon i forte. U sollen aty vërdallë njëherë-dy, prijatari u vu nën çezme, piu me një ëndje ujë të mbledhur nën puseten e çezmes e pastaj vazhdoj të drejtoj kopenë. .Mu përskaj kishte një shtëpi e bukur e ndriquar theksueshem me halor të bardhë e pemë jogjethërënëse që ndërrojnë ngjyren nga oker i çeltë në të kuqrremtë, me një hobor, tashti mbuluar me bore, por në pranverë magjepses nga bukuria. Asocionte në estetetikën angleze të hoborreve. Kishte një akcesor metali dekorativ kopjativ nga modelet italiane të atij lloji, të cilën dhe një fëmijë e tejkalon pa vështirësi. Nga zhardinera e sheshit të vogël, anise me perde të lëshuara, vëreheshin siluetat tej dritares së asaj shtëpie, drita e dobësuar dhe lëvizjet e familjarëve nëpër dhomën e madhe të ndenjes.

Kope iu afrua akcesorit, sikur pritnin urdhërin ç’të bënin dhe, atletisht kërcyen akcesorin e hyrjes së shtëpisë dhe të ballkonit dhe u zvarren me dy putrat mbi xhama të dritares. Për nja disa çaste vështruan patundshëm lëvizjet nga brënda, mobilerinë e dhomës dhe pasi zgërdhinë dhëmbët e bardhë të mprehtë, lëshuan një ulërimë të shkurtër ”uuu…” dhe, njësoj lehtësisht kërcyen akcesorët dhe me hap më të shpejtuar, iken nga ardhën.

Ishte ajo shtëpia e Drejtuesit që perceptohej si një oazë e bukur rehatie. Edhe nga brënda kishte një rregullim më shije, të bukur, me një komoditet përendimor, të cilën ai, nëpërmjet biznesit nga fusha shkencore, pjesëmarrësisë në punimin e elaborateve, projekteve, zgjidhjeve ideore për çështje si i thonte-kruciale të jetës së qytetit e më gjerë dhe të tjera të cilat ai dinte ti gjurmonte dhe ti shpallte të vetat.

Tek ishte ulur përballë televizorit dhe shihte një film dokumentarë shkencor: kapërthyeshmëria moderne matematikore gjeometrike dhe aplikimi në teknologjinë bashkëkkohore, orvatej të regjistroj në kujtesë ndonjë sekuencë që do e shfrytëzonte për ndonjë projekt të rinjë.

Tek i kujtohej kohëpaskohe si një pamje e zbetë ajo puna e Doktorit, sikur e quante ai përrallë e një sklerotiku që e zhvati koha, iu bë se dëgjoj ulërimën. Shikoj anash, pas po nuk pau asgjë.

” Dëgjove një ulurimë?” i frikësuar pyeti gruan tek bluante ajo një portokall në mikser.

” Ulërimë…? Ujku mendon?” e pyeti ajo me humor duke dyshuare në mos i rrodhi mendja.

” Pikërisht…! Po,po! Pikërisht!” dhe brofi në këmbë e vajti nga dritarja për të shikuar në oborr.

” Dimëri e rraskapitja mendore. Punë intelektuale e tepruar! Ja kjo të shkakton ilusion dëgjimor!”

Por ai shihte më ngulm nëpër hoborr dhe në borën e fresket, pau gjurmet e putrave të më shumë ujqëve. Nuk ia tha gruas ate që pau. U ulë ku ishte më pare, vuri kokën mbi llëmen e dores, dhe- shihej mirë- i shqetësuar zu të mendonte për ate që dëgjoj.

Rasti i jipej si një absurd dhe e tëra që në at moment i përgjigjej ishte, ta trajtonte rastësi shkaku i së cilës qëndronte dikund por ishte i pambërrijtshëm për mendjen e tij.

,,Ujqërit! Në oborrin tim! Shtazët! Si t’a shpiegoj…?”

Në të kundërten, pasi shihte të kalua\ren, i vinte si një rast i kurdisur mirë e me kujdesë në të cilin ai ishte shënjestra e madhe në të qëlluar të së cilës nuk gabohej.

” Ke ndonjë arsye për shqetësim” ia tha gruaja tek u ul në fotelen përballë duke e kapur nga duartë.

” Paj… ka në jetë befasi… e ku ta dij…e di si e kam punën” ia tha duke ndryshuar dukjen e fytyres për shkak të konsiderates ndaj gruas.

”Si e ke hallin! Pozita yte është e forte! Mos bëj merak” ia tha duke e trajtuar të paarsyeshëm shqetësimin e tij. Pas pak ia shtojë:

”Ke dhe Rektorin z. Piskan…Zyrtarët e Departamentit të Shkences. Nënministrin! Rektorin”

” Z. Piskan është z. Piskan…jo më! Po, ama, nuk ka një pushtet që mund të të mbronë nga dhuna e ziliqarëve” ia tha ai josinqerisht e fare i brengosur ndonëse ishte largë nga të kuptuarit, në ishte ilusion dëgjimor apo një ulëritje e dëgjuar dhe reale. Po diçka nga brënda tij, një vërsulje e shpejtë e disa çasteve që kishte menduar se i kishte përpirë haresa, ia paraqiste ate si diçka që ia detyronte shqetësimin.

Ai vetëm e shikoj më gjatë dhe pastaj me një ngritje përtace nga vendi,, duke e ftuar të flinin gjumin, iku në dhomën në kat.

Duke e kaluar natën në ankth me duar nën kokë, gadi pa bërë fare gjumin, vërtitej dhomës, çoj dhe dy gëllenjka wyski, hapi, ndonëse shumë ftohtë-dy herash dritarën për ajër të freskët kurse në mëngjes, me një vullnet të dobësuar bëri përgatitje të ngadaltë e doli për të vajtur në kabinetin e tij.

Sapo hyri në pallat dhe zu të ngjitë shkallët drejtë kabinetit, vartësitë e tij, e përshëndetnin përrulshëm të habitur nga ajo fytyrë që u flitte për disponim të keq të tij.. E ai me gjysëm zëri, me përtesë bile, ua kthente.

Hyri në zyrë dhe u ul në vendin e rëndomtë dhe zu të shikoj njëherë flamujt që rrinin në një cep të tavolines së punës, pastaj një bist të një heroji dhe një tjetër të një shkenctari nga fusha e fizikes në fund dhe tekstin e programit në të cilin zinte vend dhe trajtimi i projektit të tij, që kishte kohë që e studjonte e në të cilin duhej të jipte mendimin në ishte cilësor për një edicion shkencor.

Përnjëherë iu kujtuan gjurmët e putrave të ujqërve që i kishte pare nën dritën e llampinjonit në oborrin e shtëpisë së vetë. Instiktivisht shpejt e kurrioz vajti te dritarja e zyres dhe shikoj nëpër oborrin e ngrehines së institucionit. Deri aty e mbajti një ngërq për ate që mund të shihte dhe kur vajti te dritarja e mbërtheu dhe një dridhëtimë se pau gjurmët në shikimin e pare e pastaj furinë që do i coptonte trupin.. Por kur bëri një përqëndrim më të gjatë, ato nuk dukeshin më. Çpo ndodhë… e mendonte në vete. Kjo torturë i vie nga brënda apo nga jashtë.Cila është pista? Nëse nga brënda, atëherë e mbërtheu dyshimi se kishte nisur një devijacion nga mendja duke i dhënë emërtime të ndryshme neuropsikiatrike. E nëse nga jasht-sipas cilës logjikë! Tek meditonte kshtu, ra zile e telefonit. Ai sikur u gëzua se, sëpaku për ndonjë çast nuk do mendoj putrat në dritare atë ”uuu…” lemeritëse e gjurmet dhe tërë pamjet që asocionin me ato.

” Në ora 14 ka një shqyrtim te zyrë e prezidentit në temat e programit në lidhje me Tempullin e Ardhmërisë që ua kemi dërguar” dëgjoj nga anë tjetër ” Ju jeni bashkëpunonjës dhe mbështetemi në studimin tuaj! Keni ndonjë gjë shtesë…? ” dëgjoj pyetjen.

“Nuk e besoj…” ia tha dhe mbylli receptorin.

Më pas hapi sërish celularin dhe asistentës që ia bëri ftesën pak më pare, tashmë fare i shqetësuar iu drejtua për ate çuditërisht ashpër.

“ Zonjë- me tërë konsideratën ndaj jush- po, ma thatë si urdhërueshëm mesazhin e prezidentit!”

“Përse e mendoni kështu zotëri. Isha fare e kujdesshme…” ia këtheu ajo përulshëm.

“ Dini ju ç`është zbulimi shkencor…ç`proces i vështirë që është! Ardhmëria? Të katandis fare…!”

“Me lejën tuaj e them po” ia këtheu ajo njësoj përulëshëm.

“ Jam mu në pikën qëndrore të të menduarit për projektin! I thoni prezidentit se kjo më ndalë e nuk i shkojë. E kuptuat mesazhin…?” ia tha dhe pa pritur përgjegjën mbylli celularin.

Vëri kokën mbi të dy duartë, pastaj i kalojë njëherëdy nëpër kokë dhe tek fshajti fuqimisht, u ngritë dhe vajti sërish te dritarja. I guduliste kurreshtjen ajo çështja e putrave në të cilën shihte një ogur të keq.

“ Dreq…” e tha tek shikonte në oborrin e ngrehines së institucionit.

“ Si ta trajtoj këte! Halucinacion apo një storie që si një rrëmojcë më nxjerrë nga thellësi e vetes ato që nuk dua t`i shoh”.

Gjerë në të mbaruar të kohes së punës, shkoj si mos më keq. Pa punuar asgjë, duke u endur deri të dritarja, duke kundruar në mos sheh ato nga të cilat dridhej gjithnji dhe duke thirrë me zë të ultë për kafe dhe në fund duke pirë dy gota brendy.

Me të përfunduar të asaj dite pune, në shpejtësi veshi jaknën e rrotullojë dy herash shallin dhe, pasi i thirri taksisë pa përshëndeur askend doli nga ndërtesa e institucionit dhe vajti në shtëpi.

”Sikur të kishe parë fantazmën dukesh” ia tha gruaja menjëherë në të hyrë.

Ai e shikoi më gjatë me një pamje të pavendosur nëse t’ia thot ose jo dhe kur e vendosi, duke kaluar skaj saj për në dhomë ia ktheu:

”Dhe e pashë në tërë groteskën e vetë…”

Asaj, nga një dukje relaksi fytyra i kalojë në një pamje të frikësuar, bile të tmerruar.

Jasht bënte gjithnjë shumë ftohtë po dhe brënda në shtëpi nuk kishte një temperaturë sa për një akomodim të duhur, dhe gruaja zu të dridhët.

Pak para se të hyj në dhomë, këtheu kokën nga ajo që tashti ishte nemitur e nuk luante vendit, rërish u kthye nga ajo dhe ia tha duke bërë me gishtin tregues:

”Di atë majanë atje lartë? Shikoje nga dritarja. Ate të mbuluar me akull! Po shkrihet…” dhe u fut në dhomë.

Ajo nuk e kuptoj domëthënien e kësaj dhe këte e morri si një provë katandisjeje që i çonte gjërat të një përfundim i keq.

I vajti pas dhe kur hyri në dhomë, pau ate të ulur e duke u menduar. Nuk mori guxim t’ia thot asnjë fjalë. Vetëm u ul skaj tij dhe me prezencën që ai e ndjente, i jipte njëfarë ngushllimi.

Koha në vijim i iku në mundime se si të lirohet nga ky ankth.

E kishte menduar që për të ruajtur reputacionin që kishte arritur në veçanti me projektin e fundit, të orvatej të mbaj sjelljen e disponimin e njejtë. Po nuk ia doli në tërësi. Në veçanti kur Rektori Z. Piskan që tashmë kishte hyrë si garant në kredi shkencore e financiare duke u mbështetur në te, e thirri një brëmjeje dhe qortueshëm por me kulturën akademike ia tha.

” Zotëri, ne nisëm sëndertimin e një projekti madhor që shënoj kulmin e njohurive Tona, në pikën më të lartë të së cilës jeni Ju”.

” Ashtu… E di…Po ja se…” desh t’ia thot shkakun e vonesës mirëpo, z. Piskan nuk i dha kohë.

” Po na e konfirmuat abstenimin Tuaj ne do e interpretojmë si heqje dorë nga detyra e kryeprojektantit dhe ate, ngaqë ia shitët ate që kini pas dikujt tjetër ose që u mungojnë zotësitë. Në rastin e parë rrezikoni zhdëmtimin në të dytin kompremetimin dhe humbjen edhe të kokës si në lojë kumari”

” Zotëri Piskan ky është fjalor mafioz! Të jini më i mirëkuptueshëm…”.

”I mirëkuptueshëm…! Më përqeshni ju…! Dini Ju zotëri se ç’vlera futem në këte…? Dini Ju se cili qëndron pas kësaj? Një hata që mendja Juaj e vocërr nuk e imagjinon dot!”

Pas një pushimi të shkurtër vazhdojë:

” Tashti e bëtë të kuptueshme se i keni hyrë ruletit rus! Po ju do i shkrepni vetes plumb në tamth! Nuk është herë e parë që luaj ruletin! Sa matrapazët sikur ju lanë kokën para këmbëve të mia.!”

Z. Piskan i mbylli celularin dukshëm me nerva kurse ai sa nuk psoj asfiksi. Sikur u kolofitë dy here tri dhe pa drejtëpeshim u hodhë në divan. Gruaja që e pau, kishte mare ujin e ia kishte hedhë në fytyrë, i dha dhe ta pijë e pastaj me një fashë ia fërkonte ballin.

”O zot, ç’po ndodhë kështu! Ç’ndryshim furioz! Përse…?” pyeste e shastisur.

Ai vetëm hapi e mbylli syt dy herë po nuk tha asgjë.

I lodhur nga ato që i ndodhën dhe i frikësuar fjeti gjumin deri në orët e para të pasmesnates dhe do e vazhdonte sikur të mos dëgjonte sërish ulërimën e ujqërve. Brofi në divan dhe me një shpejtësi rrufeje nguli shikimin në xhamat e drites që shikonin në oborr.

Njësoj si herën e pare pau imazhin sikur të përgatitur mekanikisht: putrat në xham dhe atë as njeri as ujk. Derisa u ngrit nga divani, ashtu i lemeritur e i hutuar, u nis nga dritarja ku i ishin shpërfaqur putrat dhe si në hije kokat e ujqërve, kur përnjëherë pëlciten xhamat nga goditje e ujqërve, dëgjoj dhe një si qeshje si në zë ”hë…hë” të atij as njeriu as ujk dhe u zmbraps. Kjo- e mendoj në vete- tejkaloj vijen e të lejuares.

”Të mallkuar! Pse s’më lini të qetë!” thirri me zë të lartë dhe nxorri celularin dhe i thirri emergjences policore për ndihmë.

”Ka një kope ujqërish këtu…! Më kanë thyer dhe xhamat” ua tha me frymëmarrje të vështirsuar dhe duke u dridhur thupër.

”Ujqër! Thoni ujqër!” dëgjoj nga ana tjetër.

”E pabesueshme zotëri!” shprehi zyrtari i kujdestarisë policore dyshimin për të vazhduar ” Mirë! Do mirremi ne me rastin!” dhe sa deshi të mbyll celularin, vazhdojë:

”Ka dhe një as ujk as njeri midis tyre. Ai duket drejton kopenë!”

“ O zotëri” ia këtheu duke qeshur. “tashti duket fantastike! Po do e marrim seriozisht, dhe do dërgojmë një patrullë aty” ia tha zyrtari njësoj me dyshime për vërtetërinë e kallzimit.,, Duket, ky rrjedhi” ua tha kolegëve polic, kurse ata qeshen.

“Duket nuk e besojnë!” e tha me vete ndërkohë që e tmerruar i ardhi gruaja dhe pasi provojë ta qetësoj ndërmorri që t’a mbyllë dritaren me batanie.

Tek u dha gruaja në vënien e rregullit duke hequr copat e xhamave të thyer kurse ai qëndronte i stepur i mbështetur për murin afër dritares, ujqërit lehtë e lehtë kapërcyen pëngesat dhe u larguan nga vendi dhe kur ia mbërrijti patrulla, ata ishin zhdukur kodrave përpjetë.

”E besoni tani…?” i pyeti kur dy nga ata u futen brënda.

”Shohim xhamat e thyer por s’është dëgjuar të bëjnë ujqërit një veprim të tillë”. iu përgjigj njëri nga ata dy tek merrte në shënim rastin.

,, Por, e saktë. Ja dhe ime bashkëshorte do e konfirmoj këte” ia tha ai në ngulm t’i bindë policët.

”Ata do vijnë sërish…” ua tha pas ndonjë çasti, gjithnjë i lemeritur dhe i sigurtë në paralajmërimin.

”Ju…sikur dini gjuhen e tyre…” ia tha zyrtari njësojë qetë dhe mjaft i bindur se zotëria paksa vërdallosej midis imagjinates të mbushulluar horror dhe realitetit.

”Përse nuk i besoni…” me një pezmatim ua tha gruaja tashmë e në këmbë dhe me xhama të hedhur në kovë mbeturinash.

”Nuk i shihni xhamat! Gjurmët e putrave. Shënjat e tërbimit dimëror të ujqërve”

”Zonjë…” deshi të ndërhyj kryepatrullanti pa ajo e prapësoj duke i thënë:

”Ata do na shqyjnë e ju…Zotëri, do bëjë një ankesë për punën si e bëni” ia tha tek dridhej.

”Zonjë, bëjeni ama zotëriu ka nevojë për shërim” ia këtheu më të butë.

”Shihni gjurmet e putrave e doni ta quani të luajtur nga mendja!”

”Shoh xhamat e putrat por si t’i besohet kallzimit të burrit tuaj se kopenë drejtonte një si njëri. Pandeh se imagjinonte një spektakël cirku zonjë?” ia tha njësojë i patrazuar.

”Do vini menjëherë pu ju thirrem përsëri” pyeti më në fund Drejtuesi tashmë paksa i shkarkuar nga shqetësimi.

”Është në detyrën tonë…Sado që kallzimi duket fantastik!” ia tha kryepatrullanti tek u dha shënjë të tjerëve të ikin. ”Kini dhe një grua të papërmbajtur…” i shtoj në fund.

”Zotëri” ia tha në dalje kryepatrullantit. ”Ka një besim se njerëzit shndërrohen në kafshë, në ujqër”

”E përse do e kishin bërë këte?” në largim fare ia këtheu ,,Dini ju shkakun”.

Pa marë përgjigjen që Drejtuesit iu bë sikur ai dinte diç, iku patrulla në rrugën skaj çezmes, kalojë një rrugë më poshtë dhe në terrrin e nates u zhdukë sa andej.

Drejtuesi u çakërdis i tëri. Endej sa andej këndej shtëpisë, dilte në hoborr, bënte një shtëpi ngutas dhe të njejtat i përsëritte natën. Shikoj pastaj kodrat nga kishin ardhur ujqërit, bënte proven të jap shpiegim se si mund të ndodhë kjo por gjithnjë i mbetej te trajta e fantastikes, një si përrallë, një si diçfarë që mund të imagjinohej e të trajtohej metaforë për të fuqizuar mesazhin letrar dhe për t’i dhënë shëndetë vepres, por- e vërtetë jo.

Bashkëshortja që ishte harruar në disponimin e para disa kohërave, tashmë e tëra në shqetësime për ate që ndodhte e nuk e kuptonte, për bashkëshortin e vetë, për thyerjen që i ndodhi si kur thyhet një vazo shumë e shtrenjtë, doli dhe zu ta shoqëroj bashkëshortin.

”Di ti se ç’po ndodhë! Kjo lemeri…! Kjo ,,visitë” e padëgjuar e ujqërve?” ia tha tek e mbante për krahu.

” Supozime kam po devijojnë nga normalja! S’bënë! Vërtetë nuk bënë” e thoshte sakaqë gruas i ngrirte të panjohuren edhe më dhe ia shtonte shqetësimet.

”E çfarë nuk bënë. Ç’është ajo? Ç’ka në jetë që nuk bënë?” ia thoshte ajo teksa në prapavijë e mendonte se burri i saj tashme vërejtshëm përjeton ilusione.

“ Ata do vijnë përsëri! E kupton”? ia tha me zë të ngritur e dramatik derisa e kishte kapur për supe dhe e shkundullonte. ,, Ekupton? Mund t’a përfytyrosh?!” Dhe heshti, po mendjen e kishte po në atë përfytyrim.

”Përsëri do vijnë të mallkuarit!” ia përsëriti dhe pas kësaj morri drejtimin të futet brënda në shtëpi. Gruaja e ndiqte pas në hap dhe përnjëherë u gjetën në salon.

Rrëmbimthi hapi komoden e pijeve, mbushi gotat për vete e gruan se dhe ajo i dha për këte shënjen se ishte e shqetësuar dhe pasi i pinë nga disa flejtën gjumin në makthe…

Të nesërmen u ngritë nga shtrati me vështirësi dhe e vendosi të mos paraqitet në zyrë për punën. Ndjente se i kishte rënë koncentrimi fare poshtë dhe se do kompromitohej po futej në komunikime me zyrtarët e në veçanti me Z. Piski i cili ishte një trabant intelegjent dhe që tashmë kishte vërejtur ndryshimin te ky.

” Çdo njeri ka ditët e këqija” ngushllonte vetën tek lante faqet me ujë të ftohtë në lavamanin e banjos.

” Është e drejtë imja leja nga puna. Një çështje e normativit të pamohueshëm” e tha këte më zë dhe aqë sa-meqë derë e banjos ishte e hapur e dëgjoj dhe gruaja.

”Kjo do iriton Z. Piskin! Dhe gjithë të tjerët” ia tha ajo paksa e ngritur me një krah nga shtrati.

“ Ç’të bëjë! Si të jap përgjigje për çështjet që janë shtruar në studimin për koordinatat. Ato sublimojnë në vete gjëra që dhe më pare si kuptoja e tani më hikën fare nga mendja. Mu bënë të pambrrijtshme. Një kohë që koordinon një tjetër, një proces që ekziston pakëputshëm dhe përherëshem dhe që paraqet boshtin e gjithëçkajes, duhet future nën rregulla të cilat unë nuk mundem t’i kuptoj. Nuk mundem…”

“ Po ti këte e ke bërë. Përse do e bëje sërish” ia tha gruaja tashmë e ngritur por akoma në shtratë.

”Kështu e ke menduar ? E sheh se gjërat janë të komplikuara shumë dhe më nxjerrin nga koha në të cilën jetoj. Më këthejnë pas aty ku zotëron mjerrimi, ku jam asgjëkushi!”

Gruaja gadi që fluturonte mendesh nga habia.

” Si ta pranoj këte?” e tha njësoj nga pragu i banjos.

Kur më në fund doli nga aty dhe u vesh, luti gruan që t’i bënte telefonatë vartësve dhe eprorëve të vetë kurse për Z.Piski, ti drejtohet me një zhargon akademik dhe përlutes për mirëkuptim.Ajo nuk ia mori seriozisht këte se u tha në një çast kur kishte humbur toruan.

”Po të flije dhe pak…” ia këshillojë gruaja kurse ai vetëm e shikoj pyetshëm të bëhej se nuk kishte kuptuar fare fjalën e saj.

”Rektori Piski …! S’kam, si t’i bijë tërthorr atij. Është tepër kaba që ta anashkalojë” e thoshte si më vete e gruaja gadi që nuk ia kuptonte.

” Ja do vijnë ata… Dhe ai…Tashmë vështrojnë nga një shkrepë!” e thoshte gadi në heshtje.

Gruaja iu afrua, e kapi për supe paksa shkundullojë dhe ia tha më zë më të ngritur:

”Të thirrim z. Lapon? Nuk dukesh mirë.”

Ai e shikoj pyetshëm dhe jipej sikur nuk kuptonte asgjë.

” Neuropsikiatrin!”

” Ate…që vetëm qeshën. Ah, jo! Do më çmendë fare…!”

…Sa ecte koha Drejtuesi futej thellë e më thellë në dyshime dhe tek zhytej shkëputej më shumë nga bota e vërtetë. Mbërrijti të një konfuzion barabitshëm me çrregullim mendor, po ama, në vete dinte dhe e kishte të paster –lot të kuptuarit se ku kishte çështja pisten.


Tek kaloj nëpër mynxyra që i dolën tashmë mund të thohet nga çështja, dhe tek provonte që të gjitha që ndodhin ishin fare