Ramon d’Ortafa i dërguari nga mbreti i Aragonit për ta mbështetur Gjergj Kastriotin


Ramon d’Ortafa ai që bëri monedhat tregëtare të Shtetit të Arbërit me autorizim  të Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Një nga emrat që shumë pak është shkruar e folur për të është ai i Ramon d’Ortafa i dërguari nga mbreti i Aragonit për ta mbështetur Gjergj Kastriotin.Ai u dërgua me një flotë të Arbërisë dhe disa ushtarë të armatosur bashkë me të për t’i ndihmuar dhe shërbyer Gjergj Kastriotit.

Duke qenë aleat besnik i mbretit të Aragonit ai dërgoi Ramon de Ortafá, i cili i bëri shërbime shumë të mira në luftë Gjergj Kastriotit, duke e ndihmuar dhe shoqëruar në ekspeditat e tij më të guximshme si dhe ndërmarrjet e rrezikshme.

Dihet pak për këtë peronalitet të shkëlqyer që i qëndroi në krah Gjergj Kastriotit ,por nga ajo që dim dhe që ka rëndësi është se ai në vitin 1454 u emërua mëkëmbës i Mbretit të Arbërisë dhe u autorizua nga Gjergj Kastrioti për të prerë monedha tregëtare të Shtetit të Arbërit,duke gdhendur në to kryqin e Shën Gjergjit.


12 views

Shkrimet e fundit