top of page

RAKIP SULI "VJEDH" VOTAT E DEMOKRATËVE…



-Kamza ime, amfiteatri elektroral i “vjedhjes masive” për hir të punës-


Unë jam një mik “i verbër” i kandidatit socialist Rakip Suli. Edhe në disa shënime e kam shprehur hapur mbështetjen për Rakip Sulin, sepse më është dukur shembull i madh pune, pasioni dhe realizimi. Nuk e mohoj se shpesh duke qënë subjekiv, edhe e kam “kaluar kufurin”, por këtë e kam bërë vetëm nga ajo që kam parë tek puna e Rakip Sulit.

Nuk e kam ditur më parë se “Na ishte një Rakip Suli”.Unë kam bërë jetën time në Amerikë dhe shpesh nuk kam qënë i interesuar se kush humbi e kish fitoi në Shqipëri. Vendlindja ime është nostalgji për mua, por jo vend ku kam interesa apo “synime ekonomike”. E kam njohur kryetarin e Bashkisë së Kamzës, përmes miqve të mi. Nuk e mohoj se më ka pëlqyer që në e “kafen e parë”, por kurrë nuk kam menduar se ky “Rakip i vogël”, do bëhej “shuplaka e madhe” promamerikane në Kamëz…

Kam parë si qytetar dhe njeri punët e Rakip Sulit në Kamëz, nga Monumenti “Nënë Tereza” në qëndër të këtij qyteti deri tek së fundmi tek Panairi i Librit “Kamza Lexon”. Edhe pse duken si dy “vektorë të ndryshëm”, realisht janë aq afër: Shpirti i madh i Terezës është ulur “Këmbvëkryq” tek Rakip Suli jo thjesht si një “Hyjni Vatikani”, por si një Shembull Njerëzor. Suli i Kamzës ka mundur të manifestojë bukur Punën, Transformimin, Shpirtin dhe Vizionin e të gjitha së bashku e bëjnë Kryebashkiakun Triumfator.


Rakip Suli mbi të gjitha në këto zgjedhje del “grabotësi” më i madh i votës së demokratëve, sepse ai ka ditur të ofrojë punën, jo pasionin politik, transformimin jo premtimin euforik, të vërtetën para gënjeshtrës dhe mbi të gjithë Suli është bërë “Simbol Amerikan”, jo për partishmëri, për për vërtetësi, realizëm dhe triumfin me punë…

Të gjithë do ta akuzojnë në konferenca shtypi Sulin si “hajduti i madh” i votës. Dhe unë pajtohem me këtë “hajdutëri”. Rakip Suli ka “vjedhur” votat”, jo duke i “rënë daulles” emblematike të PD-së, që ka mbajtur për dekada “peng” shpirtin pasionant të kamzallinjve, as duke krijuar “iluzione idjote” me emra rrugësh si “koha e babaqemos”, por me një realizëm të admirueshëm, me një përqasje moderne ndaj qytetarit ai “vodhi” vota demokratësh dhe e ktheu Kamzën pas kaq dekadash në kahun e progresit, në “kahun e Amerikës”. Humbja në Kamëz është “tmerri” pa fund i SHQUP-it të grabitur nga “divorci mes vetes”, sepse Rakip Suli premtoi të jetë “Shërbëtor i qytetarëve të Kamzës”, jo “ushtar partie”. Rakip Suli me vizionin e vet sfidon “pushtetin e partisë” dhe duke qënë shërbëtor në “pushtetin e qytetarit”.

Amerika është për qytetarin. Amerika është për individin e lirë. Amerika është për pushtetin “shërbëtor të qytetarit” jo “symbyllur për partinë”. Kamza demonstroi sot atë që duhet të demonstrojë gjithë Shqipëria. Kamza për herë të parë në historinë e vet zhvillimore “radhitet me Amerikën” jo si një “koniunturë politike”, por si një “stuhi shqiptare” që i ka sytë tek Amerika. Jo thjesht se këtu jetoj unë, miku i Rakip Sulit, por sepse këtu jetojnë mijra e mijra shqiptarë që e dinë “koston” e armiqësisë me Amerikën. Ne e jetuam “kështjellën socialiste”. Ne të gjithë erdhëm prej asaj “mbyllje idjoteske” e si mund të shkojmë prap tek i njejti “bunker”? Ja pse Kamza është proamerikane. Ja pse fitoi Suli i Dibrës sepse e di çdo të thotë të jesh “Me Amerikën, Për Shqipërinë”.

“Vjedhje masive” në Kamëz. “Vjedhje vote” Kudo.- Ky do jetë refreni i ditëve që vijnë. Vetëm një burrë të rrëfen se si “vidhet” vota legjendare e demokratëve në Kamëz. Ky është Rakip Suli, Suli i madh i “syrgjynosjes” antiamerikane. Kamza është proamerikane. Kamza është në “thundrën” manaxhuese të Rakip Sulit së paku edhe për 4 vjet të tjera, dhe “shihemi sërish në zgjedhjet 2027”. Suli do fitojë sërish edhe pas 4 vitesh sepse Ai di të punojë për qytetarin, jo militantin e partisë, Suli “u hap sytë” demokratëve tradicionalë të Kamzës dhe në këtë proçes syhapje u “vjedh” votën.

Fitroja socialiste në Kamëz, shembull i madh i fitores së punës mbi shpifjen dhe Antiamerikanizmin e nevertishëm.

Suksese Miku im Rakip Suli. Shpresoj ta bësh kamzën “Qytet Amerikan” ku jetojnë të gjithë, dhe respektohet secili. Kjo është Amerika, kjo do jetë Kamza e nesërme.


Shefqet Meko

Minneapolis, 14 Maj 2013

14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page