Radiotelevizioni i Republikës së Kosovës “RTK” interviston, Hidrin, Vishën dhe Krashin




Radiotelevizioni i Republikës së Kosovës “RTK” në një nga emisionet e tij më të ndjekura ka marë në konsideratë dhe ka ftuar në një bisedë direkte lidhur me një gjest human të Studios Ligjore të drejtuar nga Diamand Hidri dhe biznesmenit Qemal Visha si dhe bashkëshortes së tij në një Sallon Bukurie në Londër me të cilin ata bënë lajmin e ditës duke iu afruar Bluzave të Bardha që luftojnë në frontin e parë mbështetje morale, tufa me lule dhe një sasi të konsiderueshme picash për dy spitale ku kontribujnë dhe mjekë shqiptarë në Londër.



“Studio e Hapur” e këtij televizioni në tematikën “Covid-19 dhe shqiptarët në Londër” ka intervistuar nga studioja e tij ligjore Diamand Hidrin, i cili ka folur për humanizmin dhe situatën dhe njëkohësisht dhe për aktualitetin në të cilën ndodhet sot zyra e tij në Londër. Hidri ka bërë thirrje për të gjithë që të ndihmojnë me sa mundësi që të kenë këta doktorë në këtë situatë.



Biznesmeni Qemal Visha gjithashtu ka folur dhe në emër të biznesit të tij dhe të bashkëshortes së tij, Lanës, duke thënë se ata ndjehen krenarë që u përfshinë në këtë ndihmë morale dhe humanitare për ata që luftojnë në frontin eparë të luftës ndaj Covid-19.





Në të njëjtën kohë Radiotelevizioni i Republikës së Kosovës “RTK” ka intervistuar dhe Lavdrim Krashin, drejtor i Politikave të Strehimit në Londër, i cili ka folur rreth situatës së luftës me Covid-19 dhe për poltikat e Strehimit gjithashtu.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni dhe ta shikoni në lidhjen këtu:

LIDHJA ME RTK

79 views

Shkrimet e fundit