Rabie Zhobe Eminaj, një profesioniste që i dha shumë Elbasanit dhe Durrësit
Prof. Dr. Fatmir Terziu
Kanë kaluar shumë vite që nga koha kur në Elbasan funksiononte Shkolla e Mesme Mjekësore „Haxhire Myzyri“. Në vite ajo shkollë ka qenë një shkollë e artë e fushës përkatëse, që i dha Elbasanit e më gjerë kuadro në shumë fusha, kuadro që bënë emër dhe që ende bëjnë emër në departamente të ndryshme anembanë. Emrat janë të shumtë, ata emra që dolën dhe mbajtën lart me krenari ndër vite atë që kishin marrë në auditoret e kësaj shkolle, në drejtim të profesionit, disiplinës, përkushtimit, dedikimit dhe formave të tjera që edhe sot në kushte më të avancuara zor se i gjen diku.
Në një mjedis të tillë u ngrit në anën më profesionale, që në hapat e para edhe infermierja Rabie Zhobe Eminaj, një profesioniste që i dha Elbasanit me përkushtimin dhe profesionalizmin më të madh mjaft ndër vite, por jo vetëm Elbasanit. Kjo zonjë e nderuar, bashkëshorte, familjare, profesioniste, që fitoi një emër të madh profesional në Spitalin e Elbasanit, sidomos në Departamentin e Kirurgjisë, natyrisht me profesionalizmin, edukatën, displinën dhe përkushtimin e saj i dha jetë e jetëgjatësi mjaft pacientëve, të cilët u operuan nga sëmundje të ndryshme nga duart e mjekëve po me aq emër të madh ndër vite.
Kështu Shkolla e Mesme Mjekësore „Haxhire Myzyri“ ndoshta u fshi shpejt nga memorja e Elbasanit, por atë që dha ajo shkollë mbeti jo thjesht memorje. Ajo shkollë solli në jetë farmacistë, infermierë, mjekë të specializuar më vonë në fusha e drejtime të ndryshme, dhe natyrisht mjaft kuadro i mbetën territorit të Republikës së Shqipërisë si një plejadë e asaj kohe ku dhanë mësim mësues të përkushtuar si Petro Dhimitri, Margarita Hakani, Uliana Opari, Marie Suvaria, Arif Shyti e mjaft të tjerë, si H. Domi, P. Gignasi, M. Shëngjini, P. Gjevori, apo dhe Drejtori L. Topuzi.
Ndërsa dihet që sidtemi i Kujdesit Shëndetësor pnë atë kohë karakterizohej nga një kontroll i fortë i qeverisë vendore në të gjitha aspektet e sistemit, ajo që mbetej parësore ishte se ishte planifikimi dhe ata që sistemoheshin dhe kualifikoheshin më vonë e kishin të igurtë punën dhe me anë të punës kualifikoheshin më tej. Pavarësisht nga rrjeti i përhapur (i shtrirë gjerësisht) i kujdesit shëndetësor parësor, i cili ishte ngritur duke u përqëndruar kryesisht në kujdesin gjatë shtatzanise dhe imunizimin, sistemi i kujdesit shëndetësor në Shqipërinë e periudhës paratranzicionit drejtohej gjerësisht nga kujdesi dytësor. Sistemi ishte tepër i centralizuar, ku Ministria e Shendetësisë siguronte dhe rregullonte të gjitha shërbimet shëndetësore në vend dhe vendoste për shpërndarjen e burimeve dhe emërimin e personelit të kujdesit shëndetësor. Ndërtimi i ambjenteve (mjeteve) të reja parapëlqehej më shumë sesa mirëmbajtja dhe vazhdimi i aktiviteteve në infrastrukturën ekzistuese, gjë e cila çoi në përkeqësimin e konsiderueshëm të ambjenteve dhe pajisjeve. Shpenzimet korrente të pamjaftueshme, terapi të vjetëruara të barnave dhe teknika mjekësore të vjetëruara rezultuan në një cilësi të ulët të kujdesit dhe përdorim joefikas të burimeve.
Duke mos u ndalur vetëm në këto pika të cilat tashmë kanë komente të ndryshme, ajo që mbetet parësore është se ata që mbaruan, u edukuan dhe fituan profesionalizmin në atë periudhë dhe në atë shkollë janë me emër dhe dhanë emrin e tyre për brezat në vazhdim. Në këtë pikë mjafton vetëm shembulli dhe modeli i Rabie Zhobe Eminaj, e cila duke qenë se vinte nga një familje me një baba model, drejtues në disa institucione të rëndëisshme, specialist i denjë, asistent inxhinier dhe një nënë mjaft të dedikuar për familjen, përkatësisht, Ismail Zhobe dhe Nexhije Sinani Zhobe, më vonë u bë një frymëzuese për familjen, fëmijët dhe një rreth të madh që mori frymëzim atje tek puna e saj.
Rabie Zhobe Eminaj e la Elbasanin pas shumë e shumë vitesh punë në profesionin e saj, duke ndërtuar me shembullin e saj edhe në Durrës, modelin e fituar ndër vite në Klinikën e të birit, „Eminaj Dental Clinic“, që bën tashmë emër bashkë me të, pra Dr Ervis Eminaj në stomatologji. Pra ajo kohë me të cilën lindi dëshira për profesionin tek kjo zonjë e nderuar gjatë studimeve te Shkolla e Mesme Mjekësore „Haxhire Myzyri“ dhe më pas në profesionin e saj që iu përkushtua me shpirt e me zemër, ishte një kohë që për disa vite më pas, usheu oreksin për nevoja për infermierë profesionistë të aftë, ku ajo arsye u bë më e dukshme dhe çoi në krijimin edhe të trajnimeve joformale nga disa spitale.
Para kësaj periudhe studentët ranë dakord që t’i ofronin spitalit shërbimet e tyre të infermierisë falas për dy ose tre vjet dhe spitali do t’u ofronte atyre leksione dhe udhëzime klinike, megjithëse bashkimi i trajnimit të infermierëve në spitale dhe jo në shkolla lejonte dhe inkurajonte ndarjen në sistemin e kujdesit shëndetësor. Për vite me radhë, infermierëve iu dhanë mundësi të tilla. Shkollat e para të mjekësisë bazoheshin në modelin e qartë për edukimin e infermierëve të aftë. Sot gjërat kanë ndryshuar, por emrat që fituan zemrën e popullit mbarë në këto fusha janë ende modele për brezat. E tillë është dhe Rabie Zhobe Eminaj, që tani si bashkëshorte në krah të të shoqit të saj, që ka qenë gjithnjë krah i denjë i djathtë i saj, krahas fëmijëve model tësaj, krahas nipërve e mbesave, e ndan jetën sa në Fushë-Studën ku kanë krijuar një ambient të kënqshëm aq dhe në `durrës, ku përkushtohet kohëplotë me familjen e gjerë tashmë e të mrekullueshme.
ÇASTE DHE MEMORJE
Comments