Ra ky përdhunim ...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 7, 2021
- 4 min read

REXHEP SHAHU
NESE NUK DENOHEN, PERDHUNUESIT BEHEN HEROJ...
Ra ky perdhunim e po flasim sonte per kete krim Havzi.
Nje grup te rinjsh, 7-8 persona, permes presionit te nje vidioje, kane perdhunuar sistematikisht disa muaj nje vajze te mitur 13 vjecare.
Po thuhet se perdhunuesit ishin nga familje me reputacion, apo familje te fortesh dhe nuk u ka hyre ende asnje ferre ne kembe. Zihen e leshohen e leshohen e zihen por kercasin telefonat dhe ne finale fare fare e perdhunuara do te mbetet fajtore...
Mbase se e perdhunuara nuk ishte nga familje te fortesh...
Opinioni publik u nda me dysh. Disa jane dakort qe u publikua ky krim qe mbahej fshehte edhe pse kuterbonte neveri, dhe kerkojne ndeshkim, disa nuk jane dakort qe u publikua dhe duhej mbajtur e mbylllur kjo histori se na ben me turp e me marre se na shemton shoqerine, sikur shoqeria jone eshte me kaq namuz e kaq e ndershme.
Harrojne Havzi se perdhunuesit ne i bejme shtetare, kryetare, zyrtare... Partia qe i gradon si te tille edhe i mbron ata dhe edhe e justifikon kete krim edhe u sulet te tjereve qe e denoncojne duke u thene se keto ndodhin kudo dhe behen edhe filma me keto gjera...
Por shoqeria jone don qe nami mos te na dale pa syri ndashte, don qe te behet kurverim e perdhunim por te mos merret vesh...
Havzi, nuk dua te ndalem te ky rast.

Por dua te them se keto nuk jane histori te reja.
Ti ke njohur perdhunues te miturash. I ke njohur ne burg. Ti i ke ditur por te tjeret nuk i kane ditur te gjithe, te tjeret i kane njohur si antikomuniste, si disidente apo si hajdute te konvertuar ne antikomuniste, e disidente.
Ke njohur mesues perdhunues, por qe ishin denuar per vepra te tjera penale si sabotim apo axhitacion e propagande, apo arratisje, apo tentative arratisje etj etj.
Pa me thuaj, si zgerdhiheshin, me qafsh. Me ato dhembe te sarite, te palame, te veshur me yndyre e qe u vinte era goje pese metra larg me te ba me vjelle...
Po kur ishin ne grupe te vogla, si thonin antikomunistet e disidentet per nxeneset e tyre te mitura, i kishte "cicat si dardha te papjekme", ishte "e vogel ne moshe por ishte si pele hergjele"...
Ka patur perdhunime nxenesesh, te miturash nga mesues bastarde a maniake. Ka patur raste por nuk jane ndeshkuar si te tille, nuk jane ndeshkuar si perdhunues. Sepse edhe shteti i kohes qe kishte perdhunuar lirite e te drejtat e individit ishte me i interesuar te mos dilte nami per nxenesen e perdhunuar apo familjen e saj se ajo vajza pastaj do mbetej e pamartuar, do te etiketohej kurve etj etj dhe familja e saj do te marrohej. Pa per mesuesin bastard perdhunues ishte gjithmone me e lehte. Ai transferohej, gjente nje mik ne komitet dhe harrohej...
Por gjithmone jane fshehur perdhunimet. Gjithmonë fajtore ka mbete e përdhunuar. Ajo ka mbete fajtore se nuk e ka lëvizë trupin, nuk e ka levize vrimën e gjilpërës që të mos i hynte peni në vrimë... A kupton Havzi, ne gjithmonë kemi paracaktuar e parashpallë fajtore femrën, vajzën, gruan për përdhunimin e saj.
Por siç thamë jane fshehur përdhunimet me ruajte nderin e vajzave, me ruajte te ardhmen e tyre ne publik, me ruajte nderin e familjeve te tyre. Janë fshehur se ka patur raste që kanë ndodhur inceste të cilat janë fshehur dhe mbyllur a mbuluar edhe me më shumë fshehtësi. Dhe është ulëritëse kur sheh se si ai që ka bere incest dekorohet si hero jep leksione morali e disidence politike antikomuniste nëpër ekrane televizive dhe viktima e këtij perdhunuesi jeton mbi 50 vjet me mallkim në shpinë, e fshehur dhe e ndëshkuar e vet ndëshkuar për krimin...
Une nuk e di te them a eshte bere mire apo keq qe jane fshehur përdhunimet, këto krime monstruoze. Por di te them se ato krime i kane vuajtur rende gjithe jeten te perdhunuarat dhe nuk jane ndeshkuar kurre perdhunuesit si përdhunues. Perdhunuesi ka bere karrierë politike ndërsa e përdhunuara ka përjetuar traumë gjithë jetën. E përdhunuara është fshehur e mallkuar tërë jetën duke mbajte në fytyrë edhe etiketën kurve...
Kështu pra duke mos ndëshkuar përdhunuesit ka ndodhur nje krim tjeter shume i shemtuar, perdhunuesit na kane perdhunuar te gjitheve, na kane perdhunuar te ardhmen.... Janë bere politikane, drejtues, këshilltarë, kryetare...
Perdhunuesit e djeshem, ato pak qe kane qene, se nuk kane qene te gjithe perdhunues, nuk u denuan kurre per vepren e shemtuar perdhunim, nuk shkuan ne litar apo ne karrige elektrike sic do te shkonin edhe sot ne Amerike, por per vepra te tjera dhe kur u shemb diktatura ata dolen nga burgjet e diktatures si heroj te lirise e te demokracise.
Me kostumin e heroit, te disidentit, te antikomunistit ata hyne ne epoken e lirise dhe shoqeria i gradoi me tituj e grada, me ndere e dekorata, pa ditur te gjithe se ata kishin hyre ne burgje si perdhunues por u ishte fshehur e kamufluar vepra penale e perdhunimit qe te shpetonte nje nxenese e familja e saj nga nami i keq por qe te perdhunuhej e ardhmja e shqiptareve, liria e demokracia.
Sepse perdhunuesit e te miturave, te nxeneseve mbeten perdhunues te shoqerise, perdhunues te se ardhmes tone.
Pra Havzi i dashur, nuk e di a u shpreha qarte per te tjeret se ti me ke lexuar mire.
Nese sot fshehim krimin e perdhunimit, nese i fshehim perdhunuesit, nese i denojme per gjera te tjera e jo per vepren e perdhuinimit, perdhunuesit neser do ti kemi heroj. Kaq. Pike.
(Fragment nga libri)
Opmerkingen