top of page

R.I.P. Fetije Zepaj: Një zonjë e respektuar


R.I.P. Fetije Zepaj: Një zonjë e respektuar


Prof Dr Fatmir Terziu


Arsyet dhe kohët nuk kanë rëndësi. Mund t'i përzieni dhe trazoni lehtësisht. Lehtësisht muund ta bëni vetëm këtë trazim. Por në thirrje të memorjes trazimi nuk është aq i lehtë. Nuk është thjesht pa rëndësi arsyeja koha dhe stinët. Edhe kur bëhet veshi "shurdh" ndaj asaj që duket e rreme kulti i Njeriut dhe mirënjohësit e tij do të mësojnë në rrugën e vështirë të jetës, vetë postulatin e ardhjes, ekzistencës dhe largimit. Nëse ndonjëherë ndodh që njerëzit, brezat nuk arrijnë të mësojnë fare vështirësohet dhe errësohet ecja, njohja, drita me të cilën Njeriu ka mbajtur në duart e tij për të ndriçuar e bërë më të lehtë ecjen e brezave. Ecja përpara, është i vetmi drejtim në jetën e Njeriut! Me aq siguri sa përsëritet Historia, Njeriu nuk mund të lejojë të kthehet prapa, por të sjell atë që ka shkuar në një këndvështrim të ri, të devotshëm për tu lexuar, të arsyeshëm për të kujtuar. Shijimi, i jetës ka rëndësi shumë më tepër se kurrë më parë. Kjo të shpie drejt ditëve më të ndritshme dhe netëve të zjarrta. Pa marrë parasysh se ku dhe kur, po ku jemi sot duhet të ndryshojmë.

Fjalia e fundit ishte një shkëputje e asaj bisede në Atdhe në një takim të rastësishëm me një grua zonjë, nënë heroinë që mbajti gjallë frymën e një familjeje patriotike, të devotshme për të qenë model i jetës, model i gjithë atyre disiplinave që kërkon familja, Atdheu, shoqëria. Ishte Fetije Zepaj, gruaja që në rininën dhe moshën e saj pati mbushur mjaft kënde vlerash, mjaft stenda muzeumi, mjaft faqe gazetash, ajo zonjë që shkëlqeu në të gjitha frontet ku punoi, që edukoi dhe mësoi breza të tjerë në udhën e duhur e të devotshme familjare.

Edhe pse gjithnjë ëndërronte dhe shpresonte ditë më të ndritshme, në netë të nxehta Fetije Zepaj, në vitet që pasuan kurë nuk bëri dallimin e jetës më të mirë, me jetën plotë sakrifica e përkushtim, kurë nuk gjeti qetësinë dhe rehatinë që tjetërkush e pretendonte, por gjithnjë deri në frymën e fundit ajo u angazhua, punoi dhe mbajti gjallë frymën dhe modelin e saj për fëmijët dhe familjet e reja që ata krijonin në rritje e sipër në vite. Edhe kur i shoqi i saj, një njeri fisnik dhe mjaft punëtor, Subi Zepaj, si biri i një burri fisnik, që ishte Fido Zepaj, u nda në një moshë relativisht të re nga jeta, dhe kur u thurrën mjaft kurthe me vëllain e bashkëshortit të saj, të paharruarit Abibit, ajo nuk kurseu dhe bulën e fundit të djersës që të mbetej e fortë dhe e papërthyer.

Tashmë Fetije Zepaj, nuk është më mes nesh. Ajo në një moshë relativisht të ndjeshme, shtatëdhjetë e një vjeçare, është në rrugën e Zotit. Ka lënë pas fëmijë e nipër e mbesa, por mbi të gjitha një emër të madh për brezat, emrin e një gruaje të fortë e të kulturuar, një gruaje që kishte si parim kryesor humanizmin, punën dhe bulën e djersës së ballit. Me këtë moto ajo u bë një grua e respektuar dhe u rendit në aradhën e madhe të mjaft grave patriote, punëtore, fisnike, gjithnjë të respektuara dhe model për të gjithë brezat. Ndaj në këtë udhë të memorjeve, që e fiksuan atë në drejtimin e furrave të bukës për mijëra banorë, në drejtimin e mjaft sektorëve të tjerë të punës, e mjaft fushave që inspiruan më të rrinjtë, arsyet, stinët dhe ikjet bëhen më pak të rëndësishme, se janë dialektike, dhe pse janë të dhimbshme. Bëhen të tilla sepse ikje të tilla në arsye dhe stinë të tilla, janë më shumë të rëndësishme me atë që lënë pas. Me atë që ata kanë ndërtuar emrin që do të jetojë gjatë memorjeve të tjera. Shumë nga këto memorje i mbaj mend nga nëna ime e paharruar, e cila më fliste mjaft herë me një respekt të madh për këtë Zonjë grua, pasi në vite të rinisë së tyre kishin punuar bashkë. R.I.P. Fetije Zepaj: Një zonjë e respektuar!

466 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page