Astrit Lulushi
Mjegulla e plogësht varet
Fsheh rrjedhën e errët
Sa e dobët shfaqet skena
Është vonë me shkëlqimin
Dimri heshtur vjen dhe
Vjeshta jep dorëheqjen
Pemët zbulohen nga gjethet
Fushat vishen ngjyrë dheu
Bollëku i stinës ikën paardhur
Sa shpejt fluturon Koha
Shumë e ndjek Fati i etur
Sa kohë jeton njeriu
Por sa do të jetoj kot
Sa pak hapësirë jete
Mund të ketë mbetur
Cilat aspekte të vjetra
Koha e saj ka veshur
Çfarë lidhje me Fatin mizor
Ajo ka këputur
Sa marrëzi ose më keq
S’e lënë të arrijë tek maja
Dhe poshtë sa dobësi
Sa errësirë sa dhimbje!
Jetë nuk ia vlen të kesh
Me gjithçka që mund të japë
Për diçka përtej saj
Njeriu të jetojë mbetet.
Comments