top of page

Rëndesë


Rëndesë

Astrit Lulushi


Nga të gjitha trazirat e brenshme - që prishin paqen dhe dëmtojnë qetësinë tonë, që shtypin shpirtin, ose shtrëngojnë mendjen me ankth përtej krahasimit më të keq - janë ato që vijnë nga marrëzia jonë. Por në çdo rrethanë mendja thotë: “S’kam faj, nuk ishte asnjë vepër e imja”.

Kur fatkeqësitë shtohen nga kjo goditje, ne asnjëherë nuk fajësojmë veten për veprimet pa mend, ose më keq akoma, fajin ua hedhim të tjerëve, edhe kur këta nuk bëjnë gjë tjetër, por vetëm rrinë e vështrojnë, si të pafajshmit, të cilët na duan, por jo më pak duan të kenë kauzën e tyre të shkatërrimit. Dhe njeriu bëhet ferr i ndezur me të gjitha mundimet e grumbulluara. Nuk ka më goditje të mprehtë, çdo sulm vjen nga të gjitha anët. Njeriu jeton atje i vendosur, ndërsa zemra ndjen tmerret e krimit, duke arsyetuar rrahjet e saj agonuese; Dhe, pas arritjes së qëllimit të duhur, ndryshimit, ai e detyron zemërimin e tij t’i përfshijë gjithë të tjerët; sepse faji është i rëndë, s’e mban dot vetëm.

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page