top of page

QYTETI VLORËS GJËMONTE



Nga Luan Çipi

Pavarësinë na e fali

Kryesisht emigrimi:

Plaku Ismail Qemali,

Gurakuqi e Boletini!

Në vitet njëzetë pati,

Pushtim e poshtërim,

Shpëtimi erdhi nga fshati:

Luftë e sulme plot guxim.

Osman Haxhiu me shokë,

Priu në ballë djalërinë,

Dhjetëra fshatra u bënë tokë,

Në det hodhën Italinë.

Në vitin tridhjetenëntë,

Sërish, sulm nga Italia,

Mizoritë do i mbaj mentë

Vlora jonë, krejt Shqipëria.

Këtë herë në rresht të parë

Ishin qytetarë nga Vlora,

Zemra, “Shkolla Tregtare”,

Djem qyteti, ja bënë fora.

Në Shytaj: Pupua, Hektori,

Katër bij të Ibrahimit,

Vlora jonë, emrin e mori,

Si simbol i vetëmohimit:

 Tol Arapi, vajza e djem,

Rrokën armët për liri.

Fisnikëria lind në gen,

Qenë familje me lavdi!

Haredini dhe Mumini,

Përballën topa e mortaja,

Bajram Tushi, Hiqmet Trimi,

Zjarr e flak krejt Tophanaja!

Në det, anija shkrumbohet,

Kristo Papajan, heroi;

Muradija, zjarr mbulohet,

Teli Ndini, botën zgjoi!

Gjëmoi e u lëkund sheshi,

Flamuj, buste e shtatore,

Model u bë Ymer Veshi

Bir’ i klasës punëtore;

Lefi dhe Mitaq Salata

Dhan’ jetën me këngë në gojë,

Nga qyteti dhe në fshatra,

Merret shembull e përvojë.

Luftuan burra e gra,

Së shumti të rinj, të reja,

Partizanëve ju bën’ krahë,

Copash u bë, Erveheja.

Gjashtëqind djem u internuan,

Dymijë burra ranë dëshmorë,

Pavdekësinë e merituan,

Nder-Lavdi, e madhja Vlorë!

Vlorë, më 05 Shtator 2020

15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page