QYTETI ME “ EPOPE
MINATORЁSH ”
- Nga SPASSE THANASI
Nё vёshtrimin historik, “Fushёgropa e Pёrrenjasit” ku ngrihet dhe QYTETI, ёshtё njё legjendё e gjallё e jetёs sё hershme e te re; njё tipologji interesante emrash e toponime banimi me mbishkrime tё veçanta; njё POEZI e bukur e nёntokёs qё“zgjon” mitologjinё hyjnore tё bimёve e luleve, tё punёs e tё dashurisё ku mahnitja shpirtёrore kulmon me “Vallen e vdekjes”…
Bashkё me malin e Pishkashit, si njё kurorё mbi qytet, me masivin e SHEBENIKUT,qё ka 12 liqene akullnajorё dhe QAFЁ THANЁN, qё ka urakuj nga zhvillimet e hershme, PERRENJASI formon njё reliev me forma tё harmonishme ku gёrshetohet bukur fusha, mali, Kodra dhe lugina….Aty ndesh tipare tё vargut malor, hijeshi tё kodrave me faqe tё pjerrёta dhe lugina tё coptuara nga rrjedhjet ujore…. “Kulti” i kёsaj harmonie rrezatohet dukshёm nё gjallёrinё e natyrёs ku shpaloset njё peizazh plot romantikё dhe njё adhurim i ndritshёm pёr vazhdimёsinё e jetёs, qё pёr banorёt e tё gjithё brezave ёshtё si njё “festё e ripertёritjes”.
Rruga e pjerrёt nё “lagjen e re” tё Spitalit qendron e vizatuar mes fёshfёrimёs sё pishave dhe ngjyrave prekёse tё banesave, pse jo si njё nyje lidhёse e lartёsisё sё qytetit me pjesёn e sheshtё e tepёr tradicionale nё vёshtrimin e kohёs…Kryqёzohen me tё rruga e minierёs dhe e unazёs qytetse e sё bashku formojnё njё“kryqёzim fantastik”tё tё gjitha drejtimeve tё qytetit. Kёtij rrjeti rrugor i bashkohet kurora e pallateve shumekatёshe me njё ёmbёlsi drithёruese ku ka mjaftё hapёsirё, kalime dytёsore dhe mjaftё kordona tё imёt komunikimi midis banesave private…
Qyteti, me tё dy krahёt e zhvillimit e tё zgjerimit tё tij, atё tё Spitalit rrёzё malit dhe atё tё minierёs nё njё shpat tё sheshtё, e ruan fizionominё e njё simboli qё lindi nga minerali dhe u bё TEMPULL jetese me ditё tё shenjta dhe pamje adriatike….Ketu njerёzit kanё shtat tё rritur, pёrndritje nё fytyrё dhe ngjyra tё çelta tё syrit. Kёto tipare antropologjike e veçojnё popullsinё e kёsaj Zone veriore nga qytetet dhe zonat e tjera jo vetёm tё rrethit, por edhe tё krahinave verilindore tё vendit… Prandaj edhe kёto vargje nё pentagram kanё domethёnien e vetё dhe ndriçojnё nё mёnyrё tё pastёr njё botё qytetёse qё ka lёvizje e jehonё ndjenjash mistike
“ QYTETI QЁ ZGJON LEGJENDAT”
Qytet minatorёsh me 60 vjet mbi supe
Mё zgjon ritmin ndriçuar nё shpirtin e trazuar
Mungesёn e diellit kthen nё galeritё e nёntokёs
Nёpёr legjenda shekujsh jehohon e rritesh fisnik !...
Mendimet mё lindin dhe fluturojnё
Pasqyrave tё mineralit si imazhe qё falin buzёqeshje
Dhe heshtjen thyejnё plot romancё e realitet
Plot imagjinata pёr dashurinё dhe urrejtjen !.....
Me minatorёt takohem si njё udhёtar i menduar
Prej monumentesh me diamante ndёrtuar
Veshur thellёsive me dashuri
Me tinguj qё zbresin lehtё nё zemrёn time….
Si poet dashurohem me poret e rёnda
Tё trupit tёnd si njё libёr lashtёsor
Tronditem me vegimin tёnd shtrirё hijerёnde
Skutave tё galerive me nyjet e coptuara qё ndrisin!...
THEMELIMI I QYTETIT.
Gjashtё dekada mё parё u vendosёn banorёt qё do tё popullonin qytetin bashkё me gjeologёt rusё dhe çekё. Nёn frymёn e aksionit vullnetar u ndёrtuan 10 pallatet dykatёshe dhe u mbushёn me afro 1000 banorё, ndёr ta 150 specialistёt e punёtoret e parё, qё do tё nisnin punёn nё minierё… Hartat ruse dhe çeke kishin shёnuar me te kuqe vatrat e grumbullimit tё mineralit. Pёr 5 vjet nuk ishte nevoja tё gёrmohej nёntoka, pasi minerali qendronte mbi kodra e shpate malesh rreth qytetit.
Nё vitet 1958 -1960 , Pёrrenjasi ishte njё qendёr banimi (Kantier) i punёtoreve tё minierave tё hekur – nikelit tё Pishkashit dhe fshatit Pёrrenjas. Nё muajin Shtator 1961, pёr arsye tё vendndodhjes sё minierave te hekur-nikelit u hap nё Pёrrenjas Shkolla e Mesme (Teknikumi ) i gjeologji –minierave.
Nё vitin 1962, me shtimin e ndёrtimeve dhe vendosjen e administratёs civile dhe tё minierave, me Dekretin Nr.3445 datё 12.02.1962 qendra e banuar e minatoreve u shkёput nga fshati Pёrrenjas i lokalitetit tё Pёrrenjasit dhe u shpall “Qyteti i Pёrrenjasit”.( Dy vjet pёrpara mё 18.02.1960 u formua qyteti i Librazhdit ku ishte ngritur Shtёpia e Kulturёs, Kinemaja dhe Biblioteka e qytetit).
*
* *
Ngritja e qytetit ka njё histori, ka shёmbёlltyrёn e mineralit shkёlqyes e xixёllimёn e pikave tё ujit tё pёrrenjve qё gurgullojnё nё vazhdimёsinё e njё pamjeje jetike dhe frymёn e ngrohtё tё njerёzve….Nё risinё e kёsaj ngritjeje te re, qё nga themelet, miti i ekzistencёs dhe i formimit qytetar , ёshtё njё gjenealogji qё duhet shkruar qё nё zanafillёn e çastit tё parё apo dhe tё ditёs qё ndriçoi ndryshe atё fillim jete…Prandaj e fillojmё kёtё jetёshkrim. Qyteti ёshtё si Njeriu, ka frymёn e ekzistencёs sё vetё, ka lёvizje e gjallёri, ka ndriçim e buzёqeshje .Ashtu si Njeriu ai jeton lindjen nga Zoti, rritjen nёpёr vite dhe ripёrtёritjen e ndjenjёs qё ka aq shumё dashuri….Edhe ai ka dhimbje, trishtim e vetmi. Edhe ai ёshtё njё qёnie e gjallё qё e mundon jeta, por sidomos mjedisi dhe natyra….
Tё gjithё pyesim dhe duam tё dimё:
- Kush ёshtё PЁRRENJASI si territor, si qytet dhe njerezit e tij nё kёto 60 vjet ?
- Cfarё “kryqёzori” verilindor ёshtё konsideruar dhe trajtohet nga ana gjeografike duke qёnё ura e lidhjes sё lindjes me perёndimin nёpёrmjet doganёs sё Qafё Thanёs ?.
- Cfarё shёmbёlltyre natyrore krijojnё ketu mali dhe fusha , minerali dhe kёnga nё njё miniaturё tё bukur poetike ?.
- A ka histori tё shkruara e tё treguara mё parё ?...
Mund tё shtrohen edhe pyetje tё tjera, por kaq eshtё e mjaftueshme pёr kureshtjen tonё dhe plotёsimin e njё vizioni bashkёkohor mbi jetёn e kёtij qyteti tё ri, por me moshё tё pjekur….E nis prologun nga pyetja e fundit.
Sprova e njё tё kaluare mbi qytetin e varfёr qё “flinte” mbi pasuri ёshtё sё pari libri“TONI” i Prof. Dr.Rushan Kocibelli ku prezantimi me qytetin e vogёl ёshtё si njё festё e hershme, kur gjerat nuk ndodhnin sipas fatit, por sipas diktatit turturues dhe atmosferёs sё akulltё tё mbijetesёs…Nё ato faqe , pёr ato kohё fillimesh tё qytetit, ёshtё vizatuar bukur “rruga e minierёs” qё kalonte edhe nёpёr pёrrenjtё e gjarpёrinjve, ёshtё ndёrtesa e vetme e minierёs me zhurma tё punetorёve dhe tё makinave qё transportojnё mineral, ёshtё kudo pluhuri i mineralit qё nxin fytyrat e minatoreve tё nёntokёs dhe ngarkon gjethet e pemёve tё vetmuara tё akacjeve qё ngjanin si “zbuluesa” lufte, ёshtё frika e njerёzve nga realiteti i kohёs dhe izolimi therrёs i ndёrgjegjes punёtore, ёshtё vuajtja e inxhinierit elektrik qё e pёrgjonin dhe spiunonin nё çdo çast, ёshtё markshajderi i nёntokёs qё rrezikoi jetёn e vetё nga njё sёmundje profesionale tё tmerrit nёntokёsor, qё nuk kishte shёrim dhe shpёtim….Autori ka ditur t’i jap ngjyrё artistike çdo pamjeje tё pёrshkruar dhe njё ton realist çdo bisede njerёzore. Pёr mё sё shumti ёshtё pёrpjekja e dhёnies sё njё historie pёr qytetin minator tё dikurshёm…
Kush e ka lexuar kёtё libёr, ёshtё ndarё me emocione nga ngjarjet e pёrshkruara dhe ka ndjerё thellё vetes se qyteti u ngrit mbi njё shkretёtirё vetёm nga puna e punёtorёve tё minierёs, vetёm me heroizmin punёtor tё shoferёve tё parkut autombilistik tё mallrave qё pati jetё tё gjallёruar njerёzish pak vite pёrpara ngritjes sё qytetit.Sot tё gjithёve na pёlqen nё libra kjo “gjurmё” e autorit pёr qytetin tonё, pёr njerёzit tanё, pёr punetorёt dhe intelektualёt qё “guxuan” mbi tё vёshtirёn dhe tё pamundurёn….
Mua kjo “botё nёntokёsore” mё çoi mendimin tek nisja e qytetit, mё drejtoi vemendjen tё shoh nё detaje territorin e tij, mё bёri tё njoh njerёzit “udhёtarё” me hapin e qytetit dhe tё meditoj gjerёsisht pёr 60 vjetёt qё shёnojnё ditёlindjen e qytetit tё Pёrrenjasit. Njё ditёlindje jubilare !...E bukur dhe pёrfshirёse nё njё kohё tё bukur, kur demokracia qytetare ёshtё bёrё vlerё kombetare dhe komunitare…
E veçantё dhe e kёndshme se festohet pёr herё tё parё me solemnitetin qё i takon ngjarjeve tё tilla.Puna e Bashkisё ishte e para qё e gjallёroi qytetin kёtё vit jubilar. Televizioni “ANTENA 1”e bёri ketё eveniment njё “ekran” tё gjallё me portrete e intervista me njerёzit e qytetit…Zёri dhe diskutimi i mjaftё intelektualёve pёr jetёn e qytetit pёrmes njё angazhimi tё drejtёpёrdrejtё i dha “udhё” mendimit serioz se duhet shkruar historia e plotё e qytetit tonё, tashmё 60 vjeçar… Pra dal tek pyetjet e mia qё shtrova mё lart . Ky libёr i parё pёr jetёn dhe kohёn e qytetit tonё ёshtё “guri” fillestar i njё kolane botimesh qё duhet tё impresionojne mendimet e dёshirat tona…Edhe pse e kisha tё vёshtirё ketё nisёm vetjake, pёr shkak tё mungesёs totale tё informacionit tё sё kaluarёs, (pasi kam vetёm 20 vjet punё e jetё nё ketё qytet, kryesisht pas viteve 1990 kur gjithçka u hap me vrull dhe pandёrprerje ), unё iu vura punёs kёrkuese dhe hulumtuese nё shumё drejtime duke iu kthyer jetёs sё kёtij qyteti qё nё fillim….kur ai pati hapat e para tё ngritjes, zёrat e para tё njerёzve qё gjallёruan hapёsirёn malore pёrmes simfonisё melodioze tё mineralit, qё e sillte shkёlqimin e vetё qё nga thellёsitё e nёntokёs….Unё takova njerёzit e punёs, gjeta fotografitё e hershme me ngjyrёn e mjegulltё tё viteve, portretizova ambjente dhe dashuri intime qё nё ndjenjёn e parё qytetare e familjare. Dhe ky mundim i gjatё, aspak i qetё e i rrjedhshёm, u kurorizua me kёtё libёr krenar qё i fletё shumё qytetit dhe njerёzve tё tij…
Qyteti me “folenё” e ngushtё familjare, me rrёnjё historie tё fisit dhe tё farefisit, me vlimin e mallit tё rrugicave, drurёve dekorativ dhe trotuarёt e shpresёs plot ёndrra e dёshira, ёshtё vetё imazhi real qё ne kemi nё vegimin e njё kohe, ёshtё bota e zhvilluar e jetёs qё na shoqeron gjithnjё me ёndrra e ёndёrrime….Nё tё gjithё hapёsirёn fryjnё erёra nё grykё pёrroi dhe me fishkёllimёn e tyre zgjojnё ёndrra, largojnё brenga e pikёllime dhe heshtur gurёzohet vetmia nёpёr udhёt e gjata tё jetёs…Ёshtё njё ecje e gjatё. Njё lidhje e pazgjidhshme brezash qё nuk harrojnё traditёn. Njё kohё e mundimshme qё na sjell si “furtunё” ngjarje tё shumta qё kanё “sharmё ngazёllimi” dhe njё “shije tradicionale” pёr shumё vite e dekada……
Qytetarёt e parё tё njohur janё Spiro Mato, qё punonte si saldator nё minierё, Ismail Bogdani, qё punonte si guzhinier nё Pishkash, Todi Bardhi qё ishte punёtor nё minier, Hamdi Vila, Andon Simaku, Qani Maliqi etj, qё ishin shumё miqёsor… Inxhinierёt mё tё dёgjuar tё minierёs nё ato fillime jete tё qytetit ishin Niko Niço , Stavri Gostivishti, Rushan Koçibelli, Pandi Thomai, Tomor Malasi, Kurt Xhepa, Xhevahir Dyrmishi etj…Punёtori i parё i minierёs ishte Shefki RIRA nga Rrajca qё filloi punё mё 10 Nёntor 1957, qё shёnohet dhe data e fillimit tё punёs sё minierёs Pёrrenjas. Pas tij dhe qytetari tjetёr Bari RIRA, po nga Rrajca nё vitin 1960 filloi si ndihmёs minator nё sektorin “Golem-Pishkash” bashkё me Hamdi Elmazi, Meleq Kyçyku, Hysen Abeshi, Hekuran Likollari, Dhimitёr Tanelli, Ilo Tanelli, Elmaz Rika, Haki Paja, Pёrparim Paja…Me grupin e tyre punёtor ishin dhe inxhinierёt e teknikёt e parё tё minierёs Halil HOXHA nga Durrёsi, Zogoll Mehmeti, mekanik i mesёm nga Kolonja; Zoji Besholli, mekanik i mesёm nga Vlora; Jani Sherko nga Korça etj…
“Miniera ,- tregon Bari RIRA, - ishte “foleja” e ushqimit tё familjes dhe “korpusi mineral i florinjtё” i qytetit dhe i gjithё Zonёs pёrreth ku merrte udhё çdo jetё njerёzore dhe ёndёrr rinore”….Dhe ne zbulojmё tek ai njё jetё tё vёshtirё e tё mundimshme nё ketё qytet tё vogёl qё u ngrit nga minierat. Ai filloi punё nё vitin 1961 nё sektorin e remonteve tё rёnda ku pёrgjegjёs reparti ishte Dule Alla dhe punёtorёt me pёrvojё Ramadan Toromani, Nezir Leka, Reshat Kamolli etj. Ky fillim i tij rreshti kёshtu deri nё vitin 1969, pasi u transferua si pёrgjegjёs mekanik nё Sektorin e Rodokalit ku punonin me tё Xhemal Stojna, Xhevahir Delia, Shaban Dashi, Muharrem Merkola etj ku pёr 7 vjet ata ishin bashkё njё “skuadёr minatore” shumё e bukur…Pastaj me hapjen e shfyrtёzimit tё Sektorit Katjelicё (burgjet) nё qafёn e ujkut, Bariu kaloi pa pёrtim si mekanik pёr kompresorёt dhe makineritё e rёnda nё tokё e nёn tokё qё nga viti 1976 deri nё vitin 1978. Pёr ketё meritё tё punёs sё tij ai mё vonё nё periudhёn 1978 – 1984 kaloi nё grupin avaro- shpёtues tё minierёs nё Sektorin Pёrrenjas me pёrgjegjёs Qani Hyryku dhe si pёrgjegjёs i Sektorit tё Kromit Katjel duke mbuluar tё gjitha repartet e minierёt sё Kromit Pёrrenjas dhe ato tё vartёsisё nё Pojskё, Xharduf, Mynik, Guri i Pishkashit etj….Pra njё jetё lёvizёse nёpёr male e shpate tё vёshtira ku jeta vihej nё majё tё perit….Pёr kёto kohё ai kujton njё ngjarjё tё rёndё aksidentale me punёtorin Esat Cenka tё cilin e kishte zёnё gazi nё sektorin e Katjelit, apo dhe aksidentimet e punёtorёve pёr shkak tё shembjeve masive tё dheut si tё Qemal Mema, Barjam Rira, Qerim Bogdani, Faik Belba etj. Nё memorien e tij historike nuk harrohen edhe emrat e punёtoreve tё vdekur nё minierё si Rexhep Shyti, Fatmir Kanani, Shefki Rira, Xhelo Tonellari, Daut Hana, Astrit Zero etj…
Nami i qytetit tё Pёrrenjasit ёshtё ndier dendur nё tё gjithё vendin qё nga viti 1965 nga veprimtaria e gjerё e Parkut Autombilistik tё Mallrave (PAMP), qё ishte njё “nyje” e fortё pёr transportin e lёndёs drusore qё merrej nga pyjet e Stravajt dhe Mokrёs. Por edhe njё“koridor” i favorshёm transporti hekurudhor e autombilistik pёr mineralin e hekur-nikelit pёr nё Elbasan , nё Portin Detar tё Durrёsit pёr eksportin nё Ceki… ( Minerali qё nxirrej nga nёntoka e Pёrrenjasit furnizonte dy uzina nikeli : Njё nё Kombinatin Metalurgjik dhe njё tjetёr nё njё qytet tё pjesёs sllovake tё Republikёs sё Cekisё).
Ndёrmarrja e Parkut me te paktёn 500 punonjёs dhe rreth 400 mjete transporti mallrash dhe autobuzё pasagjerёsh, ishte “fidanishtja” e brigadave novatore dhe e specialistёve tё kualifikuar pёr prodhimin e pjesёve tё kёmbimit dhe shёrbimin teknik tё tё gjitha llojeve….Jonuz ALLKJA, qё ka punuar si axhustator pёr 15 vjet rresht nё repartin e Regjenerimit qё drejtohej nga Faik Domi, thotё se nuk ishte e lehtё pёr tё punuar nё PARK se ai ngjante vёrtetё si njё “kantier gjigand” ku prodhohej e shёrbehej me duar tё arta dhe muskuj tё tendosur..Viti 1977 deri mё 1987 ka qёnё periudha qё Parku i Pёrrenjasit formoi njё “emёr”nё fushёn e veprimtarisё sё shёrbimeve teknike dhe transportit nё volume tё medha. Njё grup novatorёsh si Tefik BEQO, Sami BALLA, Gёzim KARANXHA, Xhevit HALLIDRI, Jonuz ALLKJAetj arritёn tё prodhojnё me mundёsitё e vetё ndёrmarrjes “banko-provёn pёr motorёt”,“makinerinё e prerjes sё gurnicioneve”, “ sharrёn elektrike pёr prerjen e detaleve” nё forma tё ndryshme, qё ishin vёrtetё njё “revolucion” teknologjik i mendjes dhe i duarve tё shkathta . Nё atё kohё, nё pёrbёrje tё Oficinёs kryesore tё Parkut autombilistik tashmё tё konsoliduar, ishin 60 punonjёs, nga tё cilёt 30 specialistё tё kualifikuar pёr plotёsimin e nevojave tё 6 brigadave xhenerike pёr pjesё kёmbimi…. I gjithё PARKU i TRANSPORTIT dispononte 380 automjete tip “Skodё RT” dhe “Skodё MT-4” si edhe 10 autobuza qё shёrbenin pёr punёtorёt e minierёs. Mefail KUKLI, Pёrparim Xhafa, Shaban Shira e Artan JANAQI kanё qёnё drejtuesit e kёtij kompleksi me volum tё madh pune gjatё 24 orёve tё ditёs e tё natёs. Ndёr ta vetёm Mefail Kukli ka drejtuar Parkun e Pёrrenjasit pёr 16 vjet rresht, duke i dhёnё atij emёr nё tё gjithё vendin. Puna ishte klasifikuar me turne qё tё mos ndёrpritej asnjё hallkё tekonologjike e prodhimit, e shёrbimit dhe e transportit….Ky sistem teknik ishte unik dhe i pandryshuar nё rregullat dhe kёrkesat e veta, pavarёsisht nga avaritё dhe shqetёsimet qё lindnin gjatё procesit qё ishin tё natyrave tё ndryshme. Drejtori i ndёrmarrjes ishte “komandanti” pёr punёn dhe tё drejtёn e secilit punonjёs dhe “pёrgjegjёsi” kryesor pёr administrimin ekonomik dhe teknologjik nё shkallё ndёrmarrjeje pёr tё gjitha proceset dhe sistemet mekanike nё planin financiar tё ndёrmarrjes…Kjo gjё ka bёrё qё ata tё jenё njё emёr i nderuar dhe i respektuar nё tё gjithё komunitetin e qytetit e tё zonёs pёrreth…( Tani Mefail Kukli, Pёrparim Xhafa dhe Shaban Shkira janё pensionistё, kurse Artan Janaqi ёshtё transferuar me punё dhe jetesё nё Tiranё ).
Shoferet e Parkut tё Pёrrenjasit si Demir Duro, Sotir Stojani, Skёnder Cenolli,Fari Aliaj, Nuci Shegani, Xhafer Xhaferri, Seitali Ago, Bexhet Xhengo, Hysen Grepi, Sabri Nezha, Seit Alisufi, Adem Bozha, Isak Dashi, Isak Alla, Kasёm Sadiku, Gani Kryeziu, Sami Kryeziu etj kanё qёnё njё grup pararoj i punёtorёve tё Parkut qё punonin pa orar, ditёn dhe natёn nё transportimin e lёndёs drusore nga pyjet e Stravajt, Bishnicёs, Qarrishtёs e Stёrblevёs. Ata i gjeje me skodat e tyre te tipit “MT-4” me rimorkio edhe nё minierat e hekur-nikelit Skroskё, Xixillas, Katjel etj apo edhe duke transportuar qymyrguri nga Alarupi i Pogradecit, Lozhani e Bezhani i Korçёs. Po kёta shofer bёnin gjithashtu transport kromi nё Bulqizё, Kalimash tё Kuksit apo dhe qymyrguri nё Gjegjan tё Kuksit ku ishte fabrika e bakrit. Njё jetё e tёrё nё timon, nё njё pёrballje tё veshtirё me udhёt e gjata, me ngarkesat e mёdha, me komunikimin e njerёzve tё shumtё. Si “heronj tё heshtur”ata pёrballonin gjithçka, pa pretendime e zgjedhje, por me mundim dhe fjalё tё pakta. Ishin “stazhionuar” me kёtё regjim pune. Ishin mёsuar tё punonin shumё pёr tё mbajtur familjen, se nuk kishte rrugё tjerёr jetese. Pёr ta makina ishte “zyra” e pёrditshme e punёs dhe e halleve. Prandaj dhe i mirёmbanin mjetet,i bёnin çdo difekt dhe shёrbim nё çdo kohё, siç i shёrben nёna fёmijёs. Kёtё ndёrgjegje kishin ata gjithnjё. Dhe kёshtu nderonin veten dhe ndёrmarrjen dhe me tё ardhurat e punёs sё tyre pёrballonin jetesёn e familjes, edhe pse nevojat ishin mё tё mёdha.
Themeluesi i veprimtarisё sё Parkut tё mallrave Pёrrenjas ёshtё FaikDomi nga Elbasani, i cili si kryemekanik ndihmoi edhe nё krijimin e parkut autombilistik tё Pogradecit duke dёrguar aty mekanikё tё specializuar si Safet Gora, Xhevat Cekrezi, Agim Kapo dhe xhenerikёt mjeshtёr si Xhevit Hallidri e Idriz Bogdani….
*** *** *** ***
Pemёt nё tё dy anёt e rrugёs kanё veshur peizazhin me gjelbёrim dhe tё gjitha shtёpitё me “fytyra jete” tё çelura ngjajnё si folezat e zhurmshme tё zogjve….Bisedat e njerёzve kanё traditёn e mikpritjes dhe çmallen me zakonet e konakut , ritualin e takimit tё duarve dhe pёrshёndetjen e zemrёs… Qielli mat papushim ikjen e kohёs, mbledh mendimet e lodhura e tё pёrhapura nё blunё e hapёsirёs dhe tё pёshtjellon si njё “mister” qё udhёton me mitin e legjendёs mbi “retё e thinjura”…Ndёrsa dielli si njё “çapkёn i dashuruar” ngroh tokёn si njё “lule tё madhe” nё bardhёsinё e planetit….Ndjenja mistike pёrzihet kёshtu nё çdo thyerje tё rregullit universal tё jetёs ku e natyrshmja bёhet njё “ndjenjё rebele” dhe njё “dimension i ri” pёr njerezit me pёrvojё tё mundimshme…
Themelimi i qytetit ka nisur nga mali i minatorёve, nga heshtja e fshehtёsisё sё nёntokёs, nga pёrrenjtё me emra tё çuditshёm dhe nga njё kёngё pёrjetёsie mbi qytetin me hymne punёtore…Ai lindi si njё baladё ndjenjash mbi shpate malesh e rrafshe dhimbjesh me nisje jete. Dhe gjithmonё poetika e tij mistike ka shokuar jo pak shkencёtarёt, artistёt, poetёt dhe kёngёtarёt mё me famё nё rrjedhёn e Shkumbinit…
Pёrrenjtё e rrjedhshёm kanё gurgulluar ketu nёpёr faqe mali, nёpёr guralecёt e vegjёl dhe pranё njё burimi , mbi fletёt e thatё tё ahut ku rrezet e diellit ndriçojnё si njё “pasqyrё e kromuar” dhe kanё krijuar “pёrflakje” mendimesh nёpёr gurё e fletё shkurresh, ashtu si zgjimi i baladave tё Dritero AGOLLIT ku ka shkarё dheu pas njё gremine….
QYTETI ME DRITE YJESH….
Qyteti dhe mali i minatorёve
Flasin mes heshtjes e fshehtёsisё
Fatin kanё lidhur nyje
Mbi Tokё e nёntokё
Nё kёtё qiell me yje
Si qindra balada nё rrafshe e brigje
Ku zbret dhe “Pёrroi i Gjarpёrinjve”
Apo flet me emrin e çuditshёm “ Pёrroi i Peshkut”
Qyteti dhe mali i minatorёve
Kanё midis tyre njё gjenealogji
Qё nё nisje tё jetёs :
Njё lindje ,
Njё dhimbje,
Njё baladё,
Njё kёngё pёrjetёsie,
Qё shndёrrohen nё mall !....
Ambjenti qytetar filloi me mbjelljen e plepave nё vitin 1958, nё vendin e hapur buzё rrugёs nacionale ku sot ёshtё Xhamia e qytetit, nga njё aksion masiv tё rinisё tё drejtuar nga Stavri Gostivishti. Nё vitin 1973 u ndёrtua godina e Postёs sё qytetit, pallati i beqarёve dhe nisёn pallatet pesёkatёshe ku ndёrtimet i ndiqte Isak RIRA, qё ishte njё mjeshtёr ndёrtimi me famё dhe pёrvojё….Mё vonё me rastin e 20 vjetorit tё krijimit tё minierёs nё vitin 1977 u vu nё qendёr tё qytetit monumenti i miatorёve, si njё simbol i qytetit tё ndёrtuar nga puna e minierёs…
Qyteti ka dhe historinё e krijimit tё familjeve tё reja nё frontin e punёs minerale….Poezia e mineralit lindi dhe poezinё e shpirtit e tё dashurisё me njё simfoni kёnge tё paharrueshme…Kёtu janё berё dasmat e martesёs tё Zarif MANELLI nga Zvezda e Korçёs qё punonte shofer nё minier; tё Petrit BOGDANI nga Rrajca qё punonte si topograf miniere; tё Ilir TANELLARI nga Pogradeci qё punonte mekanik nё minier dhe nё park; tё Hamdi VILA nga Maliqi i Korçёs qё punonte si xhenerik nё minier; tё Remzi HYSENLLARI nga Moglica e Korçёs qё punonte si xhenerik ne park; tё Qani MALIQI nga Rrajca qё punonte si mekanik nё park; tё Sefedin RIRA nga Rrajca, qё punonte si shofer nё park etj…Mbahen mend mirё kёto dasma e lidhje jete se ato u kthyen nё njё festё tё vёrtetё me kolektivin e punёs sё minierёs dhe vizitat e urimit qё vazhdonin plot njё javё….
Qyteti i vogёl, rrёzё malit tё Pishkashit me ngjyrёn e kuqe tё mineralit ziente edhe nga aktivitetet e ndryshme sportive dhe sportikiadat zonale e kombetare qe u kthyen nё njё eveniment qytetar me tradita…Po kёshtu edhe shfaqet e estradave. Lutfi DOSTI e Pasho HOXHA nuk rrinin dot pa hedhur romuze humori. I kishte lezet “ngacmimi”, por edhe buzёqeshja….E veçantё ishte edhe Mine PAJA qё gjithmonё kёngёn e fillonte me vargjet : “Xhano, o millona.
Shpirt, o millona !...” , qё ishte kёnga e mullixhiut me origjinё nga
Skrapari….
Nё sportikiadёn kombёtare te zhvilluar nё Durrёs qyteti i Pёrrenjasit u perfaqёsua nga grupi i tёrheqjes sё litarit tё pёrbёrё nga Rushan Kocibelli, Shyqyri Karriqi, Bari Rira, Zylfi Zero dhe Shahin Kompula ku zunё vendin e dytё. Po ky grup morri pjesё nё njё sportikiadё tjetёr kombetare nё Vlorё dhe hoqi zvarrё “buajt e Selenicёs” siç i quajtёn atёhere vlonjatёt dhe nё ketё rast u duk sikur edhe deti u zemёrua nga ky moment force i sportistёve-minatorё tё Pёrrenjasit tё vogёl… Rast si ky ishte edhe ndeshja tjetёr e minatorёve nё Pogradec me ekipin “Minatorёt e Gurit tё Kuq”….Atёhere grupi i Pёrrenjasit u quajt “fortesa e minatorёve” sepse edhe kёtё herё litari i tёrheqjes u hoq zvarrё me gjithё burra deri nё breg tё liqenit….dhe mbahet mend se ata i vunё nofkёn “buajt e Domosdovёs”. Ndeshja e kёsaj radhe pati dhe njё konflikt. Masar Mezini, pёrfaqёsues i ekipit tё Pogradecit i kёrkoi Bari Rirёs nga Pёrrenjasi medoemos fitoren me njё kompromis midis tyre : “Na i lerё pikёt,- i tha, - se ndryshe ne duhet tё futemi nё ujёrat e liqenit. Ju tё Pёrrenjasit shkoni nё kreshtat e maleve dhe e keni kollaj se nuk lageni.A mё beson se ç’tё them ?.”...Kёtij “kёrcёnimi”Bari Rira iu pergjigj “egёr” duke i thёnё:“ne s’ju lejojmё tё na e jepni peshkun pёr mish apo dhe ujin pёr verё !..”….Pёrrenjasi sigurisht fitoi garёn me “divat e Domosdovёs” dhe la tё turpёruar nё fushё tё vetё buzёliqenasit.
Qyteti i vjetёr, me fate tё rropatur nga diktatura, me trampolinё ndjenjash tragjike e plot shqetёsime tё kohёs deri nё trishtim, tani i ka lёnё vendin njё pamjeje tё re, njё sfondi qytetar qё rritet e zgjerohet me grishje tё ёmbёl dhe qetёsi. Dhe fantazia tё çon kёtu nё skicime pёrrallash, legjendash e rrёfimesh, tё mbёshtjell nё bardhёsinё njerёzore qё zgjon ditёt me dritё vezulluese tёrё shkёqim dhe ndjenjё….Emocioni tё befason dhe arti ekziston kudo si ajri, uji dhe natyra paqёsore e njerёzore.
Makinat e mineralit tip “Skodё” turigjatё me nga njё rimorkio pas e humbёn “epokёn” e tyre tё zhurmshme. Nё vend te tyre tipe tё reja makinash tё llojeve tё ndryshme gjallёrojnё mёngjezet e qytetit.Janё makina pune e transporti, mjete taksi e furgona pasagjerёsh qё lёvizin dendur pa limit kohe nёpёr unazёn qё rrethon qytetin apo dhe nё rrugёn nacionale Prrenjas – Korcё apo Prrenjas – Tiranё, dy koridore me largёsi mbi 150 km qё komunikojnё me rajononin dhe jashtё vendit…
PREJARDHJA E EMRIT TЁ QYTETIT.
Mjaftё tё moshuar, studjues dhe intelektualё kanё vrarё mendjen pёr prejardhjen e emrit tё ri e te bukur tё Pёrrenjasit. Ka versione te ndryshme, por mё afёr tё vёrtetёs ёshtё ai i prejardhjes nga shumёsi i emrit pёrrua. Tё gjithё fshatrat pёrreth Fushёs sё Domosdovёs dhe vetё qyteti i Pёrrenjasit janё tё prejardhura nga zonat e thella tё Gramshit. Nё vitet 1914 – 1915, kishte nisur Lufta I-rё Botёrore dhe varfёria dhe sёmundjet bёnё kёrdinё mbi familjet e fshatrave gramshiote. Atёhere banorёt u detyruan ta boshatisin vendin e tyre.Mёrguan deri nё Maqedoni e Bullgari, e kur nuk gjetёn njё fije qetёsi e ushqim edhe nё vend tё huaj, erdhёn dhe u vendosёn buzё Fushёs sё Domosёdovёs. Fiset e para qenё Bregu,Kofsha,Kllogjeri,Hoxha,Kosturi,Alla, Skopeci,Kuka,Kryemadhi, Turku. Edhe kёto fshatra ruajtёn po emrat e tyre qё kishin pasur atje nga ku u shpёrngulёn. Pёrrenjasi i Gramshit shtrihej nё nje vend tё pjerrёt, qё e pёrshkonin dhe e kafshonin pёrrenj tё vegjёl, ndaj u quajt edhe fshati Pёrrenjas, “vend me pёrrenj”….Kёshtu mbeti dhe emri i qytetit Perrenjas.
Deri nё vitet 1950 kёtu kishte vetёm fshatra tё vegjёl. Mё pas me shfyrtёzimin e minierave, nisi jeta buzё Fushёs sё Domosdovёs. Qyteti mё i ri, mori zhvillim me pallate, dyqane, shkolla dhe u quajt me krenari “qytetii minierёs”, ndёr mё tё mirёt dhe mё tё pasurit nё vend. Jo rrallё quhej edhe “qyteti qё fle mbi pasuri” pёr hir tё minierave nёn themelet e tij, qё sollёn zhvillim dhe mirёqёnie nga puna nё nёntokё. Sipas gjuhёs sё legjendave dhe frymёs poetike, shёmbёlltyra e kёtij QYTETI u gjet e ngurosur nёpёr rrёnjё e rreth floriri, tek pёrrenjtё qё mblidhen ne “nyje” plot hire….Dhe kёnga vazhdon e pandёrprerё mbi rrёnjёt dhe lulet : - - “ Pёrrenjas i lashtё, Pёrrenjas i ri,
Rreth manushaqes mё zgjon dashuri !.....”
Prejardhja e qytetit ёshtё ruajtur edhe nga njё shpellё me toponimin“Xvarё”, mbi njё kodёr pёrball pyllit nё fshatin Rrashtan, vetёm 2-3 Km larg qytetit ku kanё jetuar fillimisht fiset e ardhura nga larg. Gjithashtu fshati themelues i qytetit, Pёrrenjas – Fshat ёshtё vetё historia e fillimit dhe pritёsi i fiseve tё para njerёzore : “KOKONOZI”, tё ardhur nga Dibra; “KUKLI”, tё ardhur nga Gramshi; “KARRIQI”, tё ardhur nga Gjirokastra; etj. Vende-vende kjo Zonё e banuar e fshatit qё solli mё pas krijimin e qytetit tё Pёrrenjasit, ka ende “gjurmёt” e vjetra tё rrugёs “EGNATIA” si “bregu i Rrashtanit” dhe “bregu i Katjelit”, qё janё referenca tё kohёs e tё historisё sё vjetёr tё kёsaj Zone verilindore , dikur nёn qarkun (kazanё) e Ohrit..
Comments