top of page

QYTETI I MERMERTË


QYTETI I MERMERTË.

Kur u fik dhe qiriri i fundit ,vajzat u ngritën,shkundën pluhurin,baltën që i mbulonte kokë e këmbë dhe filluan të rregulloheshin.Do të dilnin këtë mbrëmje një shëtitje,po qe se u ndriste fati do të dëfrenin,pse jo.Ishin tretur ,dobësuar sa mund të vishnin çdo gjë . Jetonin në të njëjtin qytet të heshtur e të ndriçuar vetëm nga qirinjtë.Mermer i shtrenjtë qirinj.të lirë edhe jeta nuk kostonte shumë.

,Vetëm se kishin frikë mos i njihnin .Ariela nuk do vishte kurrsesi dekolte. Gëzhoja i varej në gjoks si hajmali.Erdisa pregatitej për të kaluar ndërrimin e vitit në motel.Ndoshta do gdhihet me tatuazh plumbi,ose majë thike në shpatull. Klevis ,vajza me krahë ëngjëlli kishte kohë që përgatitej .Do fluturonte e bindur tashmë se lumturia është thjesht një gjendje mendore.Ndërkohë vajzat e tjera u lane me lotët e familjarëve ,u krehën me kockën e gjetur mes dheut dhe veshën fustanin e nusërisë që nuk paten fat ta vishnin.Nuk duhej të vonoheshin në takim. Në trotuar përjashta i prisnin të dashurit,edhe ata të veshur e të stolisur me lloj lloj relike.Dikush me pistoletë në këllëf të florinjtë e dikush tjetër me thikë antike.Ishte në modë kjo lloj veshjeje.,sepse dukeshin të lashtë.,të ardhur nga një qytetërim parahistorik.

Erdisa thuhej se do kalonte mbrëmjen nga pylli i ëndrrave dhe do të ulej të shplodhej përgjithmonë mbi një trung të prerë, të gdhendur me bixhak .Rea e vogël , e imët ndjeu dy duar ta shtrëngojnë fort për qafe,sa mbeti në vend pa lëvizur ,pasi u përpëlit disa herë.Por vajzat nuk e lanë vetëm njera tjetrën.U kapën përdore sapo dolën në rrugë.Në qytetin e mermertë ,me qirinjtë e fikur nuk mundën të shihnin se ishin lyer për vdekje me gjak. Ndjenë vetëm erën e vdekjes .Panë njera tjetrën të çuditura dhe vdiqën së qeshuri.U shtrinë pa frymë në trotuar dhe i uruan njëra tjetrës, sa më shumë netë argëtuese.

TeutaSadiku

27 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page