top of page

Qoftë i paharruar kujtimi i poetit Myslim Maska

  • 5 days ago
  • 1 min read

Updated: 5 days ago


Qoftë i paharruar kujtimi i poetit Myslim Maska

 

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të poetit Myslim Maska, një zë i veçantë i fjalës shqipe dhe një bashkëpunëtor i çmuar i platformës sonë Fjala e Lirë.

Myslim Maska ishte një krijues i ndjeshëm, i përkushtuar ndaj poezisë dhe ndaj misionit të fjalës së shkruar. Ai solli në faqet e “Fjala e Lirë” vargje të mbushura me mall, kujtesë, dhimbje dhe dritë njerëzore. Shkrimet e tij mbartnin përvojën e jetës, pjekurinë e mendimit dhe një dashuri të thellë për njeriun dhe atdheun. Në bashkëpunimin e tij me ne, ai dëshmoi përherë përkushtim, thjeshtësi dhe fisnikëri.

Largimi i tij është një humbje jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për komunitetin letrar që e njohu dhe e lexoi me respekt. Ai do të mbetet në kujtesën tonë përmes vargjeve që la pas  si gjurmë e shpirtit të tij krijues.

Varrimi do të bëhet nesër, më 4/03/2026, në orën 11:30 paradite, në varrezën «First Cemetery of Athens» (πρώτο νεκροταφείο Αθηνών), në Athens.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e vlerësuan.

Qoftë i paharruar kujtimi i poetit Myslim Maska dhe u prehtë në paqe.

2 Comments


Guest
4 days ago

Njerzit e mire shkojne shpejt tek zoti, Mik I dashur, do jesh I paharuar ne zemrat tona. Me respekt per vepren, jeten dhe bisedat qe konsumuam bashke ne tarapezat e te dielave. Miri

Edited
Like

Vasil Klironomi
5 days ago

Dr. Fatmiri!


Kisha fatin ta njoh nga afër poetin,shkrimtarin dhe fiozofin Myslim Maska.


Njeri që nuk iu tremb vdekjes se vdekja shkruante, është vazhdim i jetës.


Myslimi ishte simboli i urtësisë, njeri që dëgjonte shumë dhe fliste pakë


dhe kur duhej. Me përzemërsinë e tij na mësoi si të duam njëri-tjetrin,


si të dhimbsemi për njëri-tjetrin. Ashtu si në profesinin e tij (gjeolog)


dhe në krijimtari kërkoi dhe na solli vlera të çmuara dhe pasuroi jetën tonë


dhe të lexuesit si në Shqipëri ashtu dhe në Greqi. Me Myslimin të gjithë ne shokët e tij,


krijuam miqësi familjare se Ai ishte Myslimi, hapte portën e shtëpisë


për mikun. Të gjithë e donim Myslimin më shumë se çdo njërin. Si mik,


Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page