top of page

QOFSH E BARDHË


Ildije Xhemali

E bardhë, e bardhë, je moj borë Të bardha sjellsh në jetën tonë! Oh, nuk ankohem, s' flas me lot T'u prish gëzimin fëmijëve, sot!


T'u thaj nënave qumshtin gjinjëve! T'u ngri puthjet të rinjëve ! T'u mpak burrave burrërinë ! T'u shuaj familjeve lumturinë!


Ardhsh me të bardha moj borë! Sjellç mirësi me të bardhën dorë! Bëhu palë të mundim kët' frikë Të keqes pa emër thuaj: "Ik ! "


Mos i blloko rrugët, damarët në tokë Mos na ngri gjakun, mos na ul kokë Këtë dimër ta përcjellim me të mira Pranëverën ta ftojmë : "Eja moj e mira!"



44 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page