Një relike të çmuar sa një jetë Nëna ma dha si prikë në pajë "Mbaje bijë, se dheu s'më tret Gëzimi t' mbuloft' n' ditën e bardhë"
Lehon' ish, mbështjellë me at' qilim N' udhën e vështir' si muhexhire N' grykat e maleve me plot thëllim Në udhët e shpresës për shpëtim
Dhjetra vjeçar, ai qilim Çamërie Bashkuar bashkë: qëndres' e jetë Trokitje kujtese e viteve tutje Thur t'sotmen e t' djeshmen n' kujtes'
Lindi nëna dhe djem të tjerë U këndoi ninulla, këngë trimërie Me gjuhën e ëmbël "Gluhë perëndie" I burrëroi me afshin "Dashuri Çamërie"
Sa herë e shoh unë shuaj mall Për të parët e mi, xhevahir të rrall' Për atë truall, flori e strall Me begati në dimër e në behar!
Tetor 2020
Comentarios