top of page

Qentë vazhdojnë të lehin


Qentë vazhdojnë të lehin

Në sheshin e metropolës angullijnë qentë, ata nuk duan t’ia din për kod. Unë i njoh qentë të shartu ndër ferra i njoh mirë ata kur hardallosen me soj e sorollop përdredhin bishtin dhe mburren para bashqenit. Kur lehin qentë kur angullin bashqeni se ç’ më vihen pas ëndrrat e këqija e bëhem dhè zhbëhet durimi im nga të gjitha skutat e trurit, o dritë,o ditë më ndjekin mua. Në sheshin e metropolës angullijnë qentë, ata nuk duan t’ia din për kod. Në stinën e mbarsjeve leh bashqeni, jargët e tij epshore qullin lulet në gëzof e pështyma kthehet në surratin e bashbushtrës, o natë, o terr ky, ne na ndjek! Qentë i lumturon paria bashqenëve grindja e tyre prej qeni dhe zilja varur qafe kur jep sinjale sherresh me këngën qençe në buzë duke shpërralluar kultin. O sydritë, hark hëne, po e pshurrën fytyrën tënde po e pshurrën gjelbërimin e stinës po erdhën të na pshurrin në plazmë gjaku, do të vjen akti i luftës. Unë e njoh bashqenin e shartu ndër gërxhe i njoh qentë, i njoh mirë ata e di përse angullijnë maj gërxhesh. Ata, me soj e sorollop mburren para bashqenit grinden me njerëzit, me hyjnitë dhe bamirëse ju duket fytyra prej qeni kur frikojnë pasqyrën para sysh. O terr, o dritë, ca punë prej qensh na ndjekin ne që nuk harbohemi e s’jemi vrasës se njerëz jemi dhe rrugës sherrit marrim drejtim. Kur lehin qentë kur leh bashqeni se ç’ më vihen pas ëndrrat e këqija dhe bëhem dhè bëhem kafkë, zhbëhet durimi im nga të gjitha skutat e trurit.

 
 
 

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page