top of page

“Qentë”


Eqerem Canaj

“Qentë”

Nga Eqerem Canaj

“Qentë”

nata thyen kocka,

nata dheltare e qenve _

qenve që zotërojnëqytetin,

që gëzojne të drejtat ligjore:

ato që njeriut, zor i jepen

qyteti është i mbrojtur,

si dhemb koka qytetit,

edhe se nata thyen kocka,

njeriun gëlltit vdekja :

lehin qentë, lehin, lehin...

vendosur rendi i qenve

në formacione të sakta:

skuadra qensh,

kompani,

batalione,

brigada...

gjumojnë njerëzit

gjumin, top!

nata përtyp vdekje,

ndërsa natën kafshojnë qentë:

hesht njeriu, hesht, hesht

qytetit tim të mbrojtur

tashmë s'i dhemd koka, s'i dhemb,

dite - natë lodrojnë qentë,

siç lodrojnë ujqërit në kopenë

me dhenë...

kuisin, grinden, therin

fajin, pra, e ka fluksi

i këtij koronavirusi.

30 views1 comment

1 Comment


Fatmir Terziu:

Poezi e mare dhe e shkruar me ndjenje ne stilin e qete e vezhgues, ngacmues deri ne detaj nga pena eEqerem Canaj.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page