
Ai shetiste me sy,mbi fytyrën e saj të embel,me nje vështrimin të butë e ndoshta pak të ndrojtur.
Qendroi tek sytë dhe iu be se takoi pranverën;
I erdhi të shlodhej në ata livadhe të blertë.Pastaj,zbriti në bardhësinë e faqeve te saj dhe mbeti tek cepi i buzës,ku gjithnjë i ravijezohej një buzqeshje,si peng i nje brenge,i nje dhimbje apo i nje dashurie te pafat..!
U ndal aty gjate.Po sikur ta puthte?
Atij i pelqente ajo buzqeshje e krijuar aty ne ate cep buze,por donte ta shihte te shtrire ne te gjithe buzen,e fytyren e saj.
Ajo vazhdonte fliste me duar,pa u ndalur dhe ndoshta ia lexonte edhe mendimet,por…
Pastaj i erdhi të mbështeste kokën në zërin e saj dhe të dëgjonte melodinë e marsit,kenget e prillit,dhe triumfin e majit;
E kaltra,roza,e bardha,e blerta,dhe shume ngjyra te tjera te pazbuluara ende ishin aty,aq afer tij.
Dielli u duk se kishte braktisur qiellin,dhe i kishte ardhur akoma me afer.Ai Ishte ulur ne floket e saj,qe valeviteshin si rreze ne ate puhize mengjesi.
Cfare arome mund te kene floket e saj-pyeti ne heshtje veten.
Mund ta ndiente aromen e diellit po t’i afrohej pak,vetem pak,po kishte aq frike se mos prishte ate magji te vogel..
Ndoshta nuk degjonte asgje nga ato, qe i thoshte ajo,vetem degjonte si nje melodi fjalet e saj,qe shoqeronin mendimet e tij.
Pastaj prape ajo buzqeshja aty në atë cep buze si një gonxhe ..
S’duroi.
U afrua e puthi lehtë faree.
I pershperiti :Ajo gonxhe kish nevojë të çelë…
Bardhyl Maliqi
Shkrim i kendshem, i buur dhe i natyrshem.