QENDRA E ARTIT DEA RREZATON KULTURË


Dr. Bardhyl Maliqi



Ndërtesa shumëkatëshe, disko, kazino, lojëra fati, kafenera dhe restorante, hotele dhe motele Bashkia e Sarandës ka plot. Ka aq shume sa 5000 apartamente janë ende të pa shitur. Qendra kulturore pranë Bashkisë Sarandë ka shumë vjet që vegjeton dhe personeli i ka marrë të gjitha këto vjet paratë pothuajse kot, me përjashtim të bibliotekës “Bilal Xhaferri” që ka punuar, ka pasuruar fondin dhe ka mbledhur lexues. Këtu nuk flasim për vitin e pandemisë. Po kështu Bashkia e Konispolit nuk ka asnjë qendër kulturore, ajo që ishte në kohën e diktaturës komuniste u prish, trualli i saj u shit. Në Bashkinë Finiq po ashtu. Vetëm ajo e Delvinës ekziston, por edhe ajo