top of page

Qederi që të bën i ligu...


Qederi që të bën i ligu...

            (përsiatje)


Nga  Përparim   Hysi


   Im atë,njdesë pastë, thoshte:" Qederi që të bën i ligu, është i  pistë! Jo  vetëm kaq: të ndjekë ky"qeder" ngado që të shkosh. E ke  pas. Nuk e shikon, por e keqja të ndjekë si hije. Ja,erdhi kjo kohë, dhe më kujtohen fjalët aq  me mend të timeti. Imatë i thoshte këto fjalë kur ne,14-veta,qemë një familje. Me dy dhoma e një kuzhinë dhe,sado të varfër,jeta buçiste sikur gjithë punët i kishim  në terezi. Dy dhoma e një kuzhinë dilnin e "tepronin", pa llogaritur miqtë e herë pas hershëm që vinin që nga Skrapari i largët,se ne rronim në Myzeqe. Buçiste jeta dhe,si thelë përmbi bisht,jehonte kënga,ku imatë (këngëtar e valltar me zë), ia thoshte,ia priste ose një mik,ose imvëlla,QAZIMI, dhe ky kënëgtar e valltar gati profesionist. Të dukej se në shtëpinë tonë.këndohej ajo kënga" Qejf, or qejf, që bën dervishi/pi raki, ha tule mishi". Pak besohet, të ishte e vërtetë, por,tej shpotive, bënim një jetë të thjeshtë, por kishte një harmoni e dashuri për njëri-tjetrin dhe për miqtë që vinin,që nuk jam aq i zoti ta tregoj asshtu siç duhet. Majfton t'ju sjell një shembull nga goja e miqëve që vinin nga larg:

- Më thonë djemtë, mos shko tek Hazizi (Hazizi qe imatë),se është ngushtë me dy dhoma në një pallat! Dhe,po ai,shtonte:- Pse unë do t'u bëj shtëpi? Daç bëni, daç mos bëni,po unë nuk u ndahem,këtu më kini. Dhe ne gëdhinim me një mik të tillë. Me miq të tillë. Kështu u edukuam.Kështu u rritëm. Kështu vepruam deri sa u plakëm dhe vet.                                                     *       *     * Ne u rritëm, krijuam familjte tona dhe,veç miqëve të babait, kishim  dhe miqtë tanë. Buçiste jeta ngado dhe,nëse vështirësitë e kohës ngrinin pragje, ne i sheshonim ato se kishim përvojën e trashëguar nga prindërit. Dhe kurrë dyert e shtëpive tona nuk kanë qenë të mbyllura as për shokë dhe as për miq. Me shokët e miqtë gëzimet i shumëfishonim dhe hidhërimet i ndanim në mes.Ishte koha,kur komshia apo miku i mirë,merrte çelsat e shtëpisë dhe përgjigjej për çdo gjë. Dasmën, gëzimin,ditëlindjen e bëje me miqtë dhe, nëse ndodhte ndonjë fatkeqësi, përsëri miqtë qendronin qiri në këmbë. Kështu ka ndodhur dhe, po t'ua rrëfesh të rinjëve këto gjëra, me siguri që nuk të besojnë ose e marrin si shaka. Se vjen një kohë dhe e kupton se "sa i varfër ke qenë ekonomikisht,aq mirë e bukur ke qenë moralisht!". Ky nuk është një slogan dhe aq. Është një e vërtetë, mjerisht shumë e hidhur. Se vjen një kohë që nuk të hyn në punë as pasuria(qoftë sikur të hash me lugë floriri); nuk të hyn në punë as vila që ke"ngritur me djersën e ballt"; nuk të hyn në punë as ajo"shpurë" pragmatiste që të ndjekë nga pas. Se vjen një kohë,që duhet t'i vësh gishtin kokës e të thuash më parë: jam apo nuk jam njeri? Për fat të keq, ne harrojmë dhe kemi një kujtesë prej peshku. Në Myzeqe,thonë:" Fukarait,po iu bën dy kupa,thyeja njërën që mos të harroj të kaluarën". Dhe ne, me të vërtetë, e harruam të kaluarën. Të kaluarën ( nuk e kam fjalën si regjim) që si shoqëri kishim harmoni e shkuarje. Të kaluarën që"kur digjej shëpia jote,qe njësoj siç po digjej shtëpia ime". 

                                                                  *     *    * Kam tetë vjet që banoj në Tiranë. Miqtë e shokët e mi mbetën në Fier. Po unë erdha në Tiranë në vitin 2012 dhe kurrë asnjë ditë nuk kam qenë vetëm. Zura shokë e miq të rinj dhe më kish gjetur si ajo që thonë:"Ku leh qen dhe ku del tym/ku  ia bë daullja bym!". Aq bëhesha me shokë e miq,sa u thosha:- Më merrni  një ditë përpara,se e kam "axhendën" të zënë!!! Dhe vëret kështu ndodhte.Dhe"axhenda" ime ishte lëvizëse: nga "Komuna e Parisit", tek Pallati i Kuturës",nga stacioni i trenit,tek rruga e spitaleve; nga "Mihal Grameno" tek "Vasil Shanto"; nga "Myslim Shyri" tek "Shefqet Musarai". Një jetë dinamike që, mezi mbushesha me frymë. Asnjëherë me autobus dhe gjithmonë në këmbë. Por  a të lë i ligu që të bësh kasolle? Është ai, i ligu,që ta bën të madh qederin. Doli "virusi".Corona apo covidi. Është dora e të ligut që e hodhi. Qëlimi i mbrapshtë dhe i zi. Do të mbjellë tmerr.Dhe ia arriti: njeriu të mbyllet brenda si krimbi i mëndafshit dhe.në vend të vdesë për njëmijë shkaqe, ngordh si një kavje eksperimentale. Nuk ka akt më neveritës se sa kaq. U pre komunikimi; u pre prodhimi; u vra dashuria. Jo dashuria si ndjenjë,po se po, por dashuria për mikun,shokun dhe ca më shumë: u ndamë së gjalli me njëri-tjetrin! Kjo nuk është një dramë, por një tragjedi me skenarë  nga përbindsha që kërkojnë të bëjnë zap njerëzimin. Nëse heshtim dhe presim shpëtim prej tyre, do të kemi po atë fat që ka delja në gojën e ujkut.

                                                        *       *      * Më kujtohet MIGJENI,kur shkroi "Të korrat". Gjenitë parparijnë me fjalët apo penën e tyre:"... në këtë farë nuk e mbollëm. Mbollëm grurë dhe po hamë hekur?!!!". Dhe, që mos hamë"hekur", nuk duhet të heshtim. Mos presim kocka nga qielli. Të ngremë barrikadë kundër të ligut apo të ligjëve që duan të na vënë mëgojëza si kuajëve që mbrejnë në karrocë. Se,ndryshe, "kemi me ngranë hekur"....


                                                             Tiranë, 27 korrik 2020

42 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page