top of page

Qartësia” estetike ...


ARTI LUSHI

 

Tema: “Qartësia” estetike dhe imazhi i dilemës ekzistencialiste të njeriut postmodern, në poezinë e Arti Lushit.

 

Pse shkruajmë? Nuk mund të themi, sepse brenda nesh ka një okazion të madh që mund të quhet “zona gri” ku secili mund të shkrujë. Të shkruajmë, por çfarëdo. Por shkrimi është një ngasje e brendshme, ku çlirohen të gjitha ndiesitë dhe të mundëson të arratisesh nga vetvetja. Por, kur lexon ata që shkrujnë të tjerët, secili prej nesh mundohet të tejkalojë, vetveten me anë të shkrimit të tij. Ngjizja e brumit të poetit, kalon përmes imazheve poetike, ku e zakonshmeshmja mbart shtresa metaforike të fjalës, që realizohet nëpërmjet strukturës së brendëshme të saj (Rrahmani: 2003:153) me elmentin kyç kryesor, që është fjala. Kur endesh përmes viseve të poezisë së sotme shqipe, duket se poezia shumë herë është imazhiste, herë tjetër impresioniste, se njeriu sa absurd dhe ekzistencialist, për të kuptuar cila është marrëdhënia mes tij dhe natyrës, mes krijimit dhe letërsisë, mes objektives dhe subjketives, në kërkim të modernizmit dhe post/modernizmit kur elementet ndërthuren me surrealen tek “Palcë dhe frymë”(Lushi:2022), njeriu bëhet ndërmjetës i sistemeve semiotike poetike, përmes perceptueshmërisë dhe ndikimit, ku fuqia imagjinative ndërton estetikën e jetës së përditshme moderne në letërsi, ku autori ndërgjegjësohet dhe ndërton imazhe mendimesh (Eco: 1984:28), se vetë teksti poetik është ndërtuar dhe ndërlidhur me të menduarit modern dhe me normat e një poetike post/moderniste.

 


Arti Lushi

Duke hetuar poezinë  e Lushit, autori godet në mënyrë ironike realitetin e shoqërisë moderne shqiptare, bashkë me anakronizmat e saj, por në shtratin e sendërtimit të tekstit poetik, pranëvënia apo dhe shtresëzimi i elementeve biblike, mitologjike dhe emra librore, teksa përshkron tejpërtej realitetin e shqyer dhe aburd të një shoqërie që çdo ditë shvlerëson qenien njeri! Përmes vargjeve: unë jam epilog i shkruar në paqendrueshmërine qiellore/Dhe ky rrap pellazg është kulla ime e Babelit./Unë jam kopsa e mesit e këmishës sime/E cila ma largon të keqen me mirësjellje zambaku./Mbasi i mas pulsin perëndimit i telefonoj portorikanes Anjula:/“Degjo shpirt, ma gatuaj diellin si vezë syskë”/Unë jam 5-lekshi i rigjetur në xhepat e pantallonave fëminore. Por nuk jam as perëndi, as perandor, as prift, nga  poezia “Aleph”, ndërtimi poetik është në atë masë që do të emocionojë ty krijimi yt, në atë masë do t’i emocionojë dhe të tjerët (Mato: 2002: 87). Krijimi imagjitativ është njohja e vetvetes me objektin e vet, si identifikim në lidhje të ngushtë me teoritë e imagjiantës krijuese, lidhur me konceptin dhe aftësitë negative, ku elementet e forta psikologjike, “ekzaminohet” përmes skeptrit tematik që referohet në pasqyrën e eskpresionizmit. Hetimi i elemteve të ekspresionizmit, në vargjet: është Natë:/E lehtë si pupël Apus/Është Natë:/E kundërta e të kundërtave me diell/Eshte Natë Tjesht Natë/Kaq mjafton të thuhet./ Unë../ Unë dhe turma../Unë, turma dhe ti duke shkëmbyer Hijet,/Pasthirrmat,/Dhe hijet e pasthirrmave./Bulevardi në narkozë gulçon me rrokje zymtësie metalike./Ndryshk/ Myk/ Mjegul./ Pusetë./ Morg/ Purgator. Kollitje../Kollitje?, vjen përmes anaforave, epiforave, përsëritjeve dhe enumeracionit, që sendërtohen me imazhet impresioniste. Impresionistët nuk përfaqësonin subjekte të mëdha historike, fetare ose mitologjike, por subjekte të përditshme si peisazhi urban dhe jeta natyrore, duke eksploruar dritën dhe lëvizjen. [Impresioníz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore; term në letërsi; art. Rrymë artistike që i paraqit drejtpërdrejt përshtypjet e çastit, ndijimet e holla dhe përjetimet vetjake të shkrimtarit a të artistit].  Ipresionizmi përmes diskursit, si një rrymë letrare, në mënyra të ndryshme, kuptohet si një shqetësim me perceptimin, si filozofik ashtu edhe artistik, si zëvendësues i një natyralizmi letrar, si teknikë moderniste e rrjedhës së ndërgjegjes, në përpjekjen e tij për të arritur tek thelbi i gjuhës (Wittgenstein:1953: 11). Kundërvënia e besimit përmes elementeve biblike, “mohon” edhe qenie e Zotit, për absurdit të njeriut. Vargu:  edhe në Parajsë diskutohet për ekzistencën e Zotit,/Thuhet se është vendlindja e Tij e harruar nga poezia Parajsa”, kundërven ekzistencën e njerëzimit, përmes motiveve popullore apo dhe mitologjike të popujve të ndryshme: vendase dhe ballkanase: që ishte diçka mes Ballkanit dhe parajsës lindore/Pastaj, një këngë me motive kelte më dha zemër, në“Kështu heshti Zarathustra”. Autori bashkon besimin me filozofinë, unin me qenien, vdekjen me jetën, dashurinë me urrejtej, Zotin me Njeriun, absurdin me neverinë, ekspresionizmin me ekzistencionalizmin, imazhin me pejzazhin, realen me surrealen, se ky vlerësim zbritet në individin subjektiv dhe ndërvepron dhe elementi psikologjik, që ka zhvilluar dhe teorinë e imagjiantës (Rrahmani: 2005:16). Vargjet: sintaksa e syrit. /Frymëmarrje dhe frymengjizje. /Nga ana tjetër e dritares /dëshmoj ngritjen e ëmbël të pluhurit/Dhe mendimi i lig që iku jeta, ashtu si dashuria. /Radioja, bustina e sheqerit, getat e zeza, fatura tatimore… /Dhe befas, aromë portokajsh. /Velëse. Dëshpëruese, nga poezia “The Shining”, autori mbështetet në  informacionet që lokalizohen nga “pamjet” dhe vëzhgimet e detajuara apo edhe të përcipta, si një vëzhgues momental, si burimi i vetëm e të vërtetës për botën e jashtme. Duke u fokusuar në mënyrën se si e shikojnë dhe perceptojnë botën, në vend të vetë botës, impresionistët, vënë në plan të parë shqisat, ata që përpunojnë perceptimin ndijor individual duke e bërë vazhdimisht lexuesin të vetëdijshëm, ku dallohen:

a)    perceptimi i ndiesive dhe lidhja e sendeve me natyrën përmes dritë-hijeve,

b)    lidhjet konceptuale përmes imazheve dhe përshkrimeve,

c)     vështrimi përmes thelbit të estetikës impresioniste,

d)    tipologjia e spikatur e elmenteve imazhiste.

Përrokja e imagjinatës narrative të imazhizmit dhe dimensionsionet e përshkrimeve që saora ngërthejnë të gjitha simbolikat, mitologjitë, modernizmat dhe postmodernizmat që padyshim filtrohen nga ipresionizmi (Kronegger:1973:15), përmes këtyre elementeve:

-       elemente dhe imazhe nga qenësia e mitologjisë shqiptare: [Pani/ shtojzovalle/ ilire/

Dodona/ Neoilire]

-       elemente dhe imazhe nga qenësia e kulturave historiko-letrare :[ Aleph / Babelit/

 /Akilit/ Danten/ Woodstock/ Luther King-ut / Lorkës/ Mozarti / Cirçes/ Gregor Samzës/Puçini /Orfeu/ Atlantida /Zeusit/ Helenës/ Stalini/ Oskar Shindler/ Kleopatrës]

-       elemente dhe imazhe me motive Biblike [Davidit /Parasja/Zoti/ Zbulesë/

Bethlehemi/ Engjëllit/ Kur'anit]

-       elemente dhe imazhe nga haspira gjeografike:[ Budapesti/ Casablanca/ Haifas/ Dibrës

së Madhe/ Mongolisë/ Damask/ Sarajevë/ Montevideo/Nisë / Nairobi/ Paris/ Saint German-in/ Romë /Skipion /Kartagjena/ Jeruzalem/ Panta Rei/ Shkumbinin/ Greqi/ Babilonit/Kaukazit]. Ashtu si ekzistenca njerëzore, por edhe bota është në vetvete një absurd, si konflikt që vjen nga përballja e të dyve që e lind atë. Nga njëra anë, ekziston dëshira njerëzore për ta kuptuar botën në tërësi, për ta njohur atë me të gjitha kuptimet dhe nga vlerat njerëzore, ndërsa nga ana tjetër, kjo dështirë njerëzore është penguar, pasi bota është tipike rezistente, ndaj të gjitha formave të kuptueshmërisë (Camus: 1991:24), njeriu duke sendërtuar qenien, si esenca e ekzistencës njerëzore, kur bota është një ankth. Ajo gjithherë është në një gjendje të vazhdueshme e ndërprerë nga periudha shumë të shkurtra, se Qenia dhe Asgjëja, janë gjendje të pakuptimta, ashtu si dhe ekzistenca e njeriut absurd, nuk gjejnë shumë justifikime të jashtme, për situatat e tyre. Me fjalë të tjera, absurdi është një pasojë e drejtpërdrejtë e pafavorshmërisë së ekzistencës njerëzore, ku përpjekjet tona për të gjetur kuptimin dështojnë, për më tepër, izolimi dhe tjetërsimi i përkasin edhe gjendjes njerëzore (Perloff: 1990: 18). Poezia: “Absurd”, vargjet: me njërën dorë kandarin,/Me dorën tjetër shpatën,/Trupi,/Pa kokë,/Ecën,/Ecën,/Me përpikmëri absolute,/Në gjurmët që kanë lënë/Opingat e të Nesërmes kuçedër. Poezi quhet ajo që shtyn energjinë mendore, përmes krahasimit të mendjes midis krijimit e objektit të imituar, të krahasuar si një imagjinatë, që pikturon gjithë tërësinë e imazheve ndaj/për lexuesin përmes:

- të gjitha elemente dhe steriotipeve të krijimeve letraro-poetike,

-  psikologjia dhe sendërtimi i steriotipeve kulturologjike,

 - hulumtimi i oraliteti urban, social, historik politik dhe kulturor,

- ndërveprimi i formave të komunikimit narrativo-poetiko/letare, ndërmjet të

lexueshmes dhe të dukshmes (Culler: 1997: 22).  Vargjet e dilemës eksistencialiste: unë jam Biri i Babës tim;/Unë jam çasti Blu;/Unë jam Arti, ndërlidhet dhe me elementet e letërsisë bibilografike. Uni individualist herë mposht Idin herë mposht Egon, por në kriteret e përsëritjes së modeleve, poeti nuk heziton të krijojë të ashquajturin “implikim” të imazheve, përmes ligjërimit të një gjuhe të mirëorganizuar letraro-stilistikore.

 

Sëfundmi: poezia e Arti Lushit, një poezi me plot gojën post/moderniste, të josh ta lexosh. Por dhe një thirrje për kritikën, që akoma janë rrjeshtuar si zëdhënës të aurësisë me biografi “të lartë”, po dëmton letërsinë shqipe, ku letërsia minore dhe kur është e një nveli të lartë estetiko-letrar, duke të bashkohemi me Bartesin, ku “autori ka vdekur”, se S/Z e tij, duhet të legjimitohet si akt shkrimor që pasuron arealin e poezisë së sotme moderne/postmoderne shqipe.


 

BIBIOGRAFIA:

1.      Camus, Albert. (1991): The Myth of Sisyphus and Other Essays. translated by Justin O'Brien. New York: Vintage Books. https://www.philosophytalk.org/blog/camus-and-absurdity

2.      Culler, Jonathan. (1997): Literary Theory. A Very Short Introduction. New York.

3.      Eco, Umberto. (1984): The Role of the Reader. Bloomington.

4.      Kronegger, Maria. (973): Literary Impressionism. New Haven: College & University Presses.

5.      Lushi, Arti. (2022): Palcë dhe frymë, “Buzuku”, Pishtinë.

6.      Mato, Sulejman. (2002): Arti i të shkruarti, “Migjeni”, Tiranë.

7.      Perloff, Marjorie. (1990):  Poetic License. Essays on Modernist and Postmodernist Lyric. Evanston.

8.      Rrahmani, Zejnullah. (2003): Leximi dhe shkrimi, “Faik Konica”, Prishtinë.

9.      Rrahmani, Zejnullah. (2005): Teoritë modrene letrare, “Faik Konica”, Prishtinë.

10.    Wittgenstein, Ludwig. (1953): Philosophical Investigations. Basil Blackwell Ltd.

67 views0 comments

Yorumlar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page