top of page

QANI BINAJ, MIRËSIA!



Nga Luan Çipi

Qani Binaj, Majori,

Me shpirtin dhe zemrën flori,

Dikur, vetëdijen ma mori,

Me sjelljen e tij mbi njeri:

Ishin ditët e fundit të jetës,

Ai, shtruar në Spitalin Ushtarak,

Me dhimbje operimi, prag vdekjes,

Po human, në mendimin vetjak.

Krahas tij, në një dhomë shtruar,

Vuante dhimbjet dhe një djalë i ri,

Që rastisi të ish i vetmuar,

Pa prindërit dhe gjinden e tij.

Noçe, dhe ju njerëzit e mi të dashur!

(Na hoqi vëmendjen Qaniu),

Ndihmojeni djaloshin e ri, zemërplasur,

Se ai nuk ka pranë asnjë këmbë njeriu!

Dhe pse ishte në gramat e fundit,

Qani Binaj, nuk preokupohej për vete:

I panjohuri, të çlirohej prej mundit,

Mos kish kund në botë halle edhe derte!

Vlorë, më 2 Gusht 2020

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page