top of page

Që Presidenti të akuzojë Kryeministrin si kriminel, kjo pëbën alarm.



Nga Skënder Sadri KAPITI

Presidenti aktual i Shqipërisë, 3 herë ish  ishzevendeskryeministër dhe njëkohësisht edhe si  Ministër i Jashtëm si në qeverisjet e Majta Socialiste ashtu edhe me atë të Partisë Demokratikei,është tejet shqetësues dhe alarmant  fakti kur ai deklaron se:

Me shpifjet e kryeministrit tonë të dashur nuk kam kohë të merrem. I vetmi person me rekorde kriminale që mund ta kem takuar, është Edi Rama.

Shikoni renditjen e Shqipërisë sa i përket trafiqeve, pastrimit të parave Kush i futi në Parlament trafikantët e drogës dhe prostitucionit. Sa kryetar bashkish janë bosh sot? Kush i bëri këto? Si mund të besohet ky njeri...” - deklaroi Meta. (meta-i-pergjigjet-rames-i-vetmi-kriminel-qe-kam-takuar-kryeministri)

Nuk e di se si ndjehet opinion i brëndshëm kombëtar, por edhe ai ndërkombëtar  kur kjo gjë deklarohet  jo nga një media dhe as nga nje  njeri apo individ i  zakonshëm, dhe as nga opozita politike, por kur kryetari i shtetit, kur Presidenti  e thotë një gjë të tillë.

Kjo është alarmante dhe shqetësuese për cdo njeri me mëndje të kthjellët dhe sidomos për intelektualët e ndjeshëm, joindiferentë, jofrikacakë e joservilë.

Dhe nëse kryeministri përderisa nuk e padit Presidentin  për këtë akuzë atëhere kjo është e vërtetë pasi ai ka frikë nga ajo se ndoshta kushedi se si do ta argumentonte këtë akuzë para drejtësisë Presidenti i Republikës.

Kjo akuzë nëse nuk është e vërtetë atëhere lind pyetja se ku e gjen guximin Presidenti që ta bëjë një gjë të tillë, kur kundër tij , kryeminstri Rama  dhe parlamentarët pro tij para disa kohësh morën edhe një nismë për shkarkimin e Presidentit , por që u tërhoqën. Pra edhe  logjikisht ka dicka që duhet pranuar si e vërtetë në këtë mes në ato që thotë Presidenti.

134 views0 comments

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page