top of page

"PUTHJE” ME ERËN E LULEVE


“PUTHJE” ME ERËN E LULEVE DHE GJELBËRIMIT …- Poeti Dhimitër Nica flet me një “ ikonë – bukurie” që ka hyrë në mendjen dhe zemrën e tij….

………………………..

NGA SPASSE THANASI

Me vargjet që s’flenë në liqenin e vogël të syve-dashuri “Puthjet na bëjnë më të bukur”(2018), poeti beratas Dhimitër Nica gufon me “ëndrra mbi lule” dhe si një “ikonë e fshehur ” prêt rikthimin në sytë që i ndezin yjet…Ndez njëherësh dhe shpirtin e thotë për të kapluar dy qershiza të ëmbla, pjekur mbi gjoksin e bardhë…Si “ahu i fukarait”, ai digjet në shtatë zjarre dhe “vret” me petale trëndafili :

- Hyre thellë shpirtit tim, erdhe si monare

Qendrove papritur si bleta mbi lule

Duke u puthur ne nxjerrim nektare

Dhe nga nektarët ,trupi cel burbuqe…

Dhe një “puthje shkarazi” me fije ari, cel gonxhe dhe ai kujton “zockat” e Fierit si lulemolle e starkinge, që të vrasin sytë. Shëitit me fllade nëpër fletë me “bukuritë e ditës”, me “serenatat e moshës”, me “aromat e frymës”, me “hënën që po fle”, me “takimin me yjet”, me “botën e cakërdisur”, me “qershitë kozmike”, me “baladën e qyqes”, me “bilbilat e Camërisë”, me “shpirtin e Nënës”, me “rastësitë e shënjave të thella të erosit”, me “fatin e poetëve”, me “syrin e qytetit” ku hëna zbret e pa ftuar, me “Osumin që ndrin” krahë Margalemit e Porta e Pashait, me “lulet e zemrës” që rriten pambarim e puthin shtatë qiejt e femrës, me“dy gota verë”për tu kënaqur nga larg në ëndrrën e natës” etj.

Poeti i degdisur nga vendi i Nënës, i shqyer në lot nga largësia, i rrëmbyer nga puthjet sip rush nëpër degë,vjen tek vendlindja me flokë të rënë e sy jeshilë, me hapa të rënduar dhe “kurorën” e fjalës :

- Për livadhet e shpirtit tënd

Vetëm unë i kam kodet

Hyj aty në qylimin e argjendtë

Ulem prapë në qylimin e bukur

Lëndina e Zotit ka celë prore…

Të më falin gratë që s’i kamë puthur

Të më ndjejnë vashat, që s’i bëra dashnore !....

Thinjat dhe rrudhat e 50 viteve e bëjnë serioz e të fortë si luan sokakëve të qytetit. Aty, në cdo kohë ai ngjizë me daltën e fjalëve. Aty u nis duke qeshur për në emigracion. Aty përkëdhel mallin plot dritë të zemrës. Në syrin e qytetit me dy ullinj në ballë nga kalaja merr gjakun e kulluar të qytetit të lashtë, me emrin BERAT. Dhe moment derdhet në shpirtë pikë – pikë dhe puthjet kafshojnë buzët pambarim :

- Vijë e të mbështjell, të fle si nerajda

S’vijë për inerci e thjeshtë për tu dukur

Puthjet ma ngrohin shpirtin më tepër se fjala

E duke të puthur, unë bëhem më i bukur !....


31 views0 comments

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page