PUTHJA E PARË


Zoica Gjolla Popi

PUTHJA E PARË

Tisi i natës në melodi bilbilash mblodhi gjithë të dashuruarit një gënjeshtër paskan thënë e të sapo zënë e të sapo lënë.


Ju të marrosurve në ngjashmëri të plotë ju kam dëgjuar të keni thënë të parën puthje plot pasion njëri tjetrit ia keni dhënë.


Mos e thoni atë fjalë në qeshje të pikëlluar pikë loti do pikojë në shpirtin e malluar.


Ah, vajza zanëlëshuara në kalorësi princash të kaltër puthja e parë në ëndërr mbeti në një yll u yllëzua!

13 views

Shkrimet e fundit