PUSHTETIT të katërt
Ç't'i bëj koronës që i la pas Ca mëndje, më vjen të plas Nuk merren me motrat Kardash Kur iu hollua e kur iu trash
Sa kanë lidhje,sa kanë zgjidhje Dhe "sa vuajnë" ato trëndafile Ç'bëjnë VIPAT që s'freukontojnë Skutat e tyre, të tradhëtojnë
Hall i madh, ky më vete Mirren me "të ultit rrogëtarë" Që gjithë jetën mbajnë derte Puno: laj drita e laj qiratë
Mirren me "palo infermierë" Kovit t'shkret' i kan' zën' der' Nuk e lënë t'i kollofiti Ca t' vjetër, ca t'njom' mishi
Bëjnë mirë që heshtin pus Për një mjek "si majmun" S'është n'Paris, po në Egjypt Ku i qëndron i shkreti shpirt
Për të varfërit treti jetën Pasuri dhe dije shkriu Një kllouni marr xhaketën Lodhur këmbët, s'njeh kuletën
댓글