PUNOJNË QORRAT
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 24, 2022
- 1 min read

Nga Ideal Serjani
PUNOJNË QORRAT
Punojnë qorrat dhe hanë horrat,
Derrat bëjnë kurban berrat,
Të japin dorën të mirët,
Të japin shqelmin qafirët.
Ja trëmba nervat violinës,
Dhe ato u drodhën, u drithëruan,
Tutje me krahët e erës fluturuan,
Netët e gjata, të rënda më rëndojnë,
Shpirtin e nderur, shpirtin e terur,
Më shtypin me ëndrra, më tmerrojnë.
Gruri vënde-vënde nuk mbin,
Toka ka mbajtur borxhin,
Uria bren, uria grin.
Ende do vazhdoni,
Qafirë batakçinj,
Të ligjëroni, të vegjetoni ?
Ju me bezelikë
Të padukshme në qafë. Metalike
Ju menazherë të shtëpive publike!
Këngët tuaja janë ogurzeza,
Që shoqërohen nga orkestra e djallit,
Fyturat tuaja janë re të zeza,
Të frikshme si dhëmbët e shënjallit.
Shporruni në katakombet e Ferrit
Ju plaçkitës të bukurisë njerëzore,
Për ju mos pastë kurrë faltore.
Comments