top of page

Puna flet për Juliana Shalla


Puna flet për Juliana Shalla

Prof Dr Fatmir Terziu


Ndërsa udhëtoja rastësisht në zonën e Walthamstow në Londër, veshi më rroku bisedat e disa shqiptarëve, të cilët po ktheheshin me sa duket nga një kurs për gjuhën angleze. Në bisedën e tyre, dhe në diskutim e sipër të nxënësve, që flisnin me një repsekt të ndjeshëm, shkëputa emrin e mësueses së tyre. Ajo ishte një mësuese e dashur, e gatshmë për të ndihmuar, energjetike, e përgatitur dhe me një dedaktikë e metodologji të kapshme. Kështu flisnin ata mes vetes, sikur të intervistoheshin nga dikush. Pas kësaj dëgjova se emeri i saj ishte Juliana Shalla. Në atë rast menjëherë bëra disa kërkime dhe më rezoltoi si një figurë e njohur e komunitetit shqiptar.


Pos të gjitha kërkimve gjeta se Juliana Shalla është një aktiviste e dashur e komunitetit shqiptar në Londër dhe ajo rezultonte se ka dhënë një kontribut të madh për komunitetin shqiptar që jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas këtyre informacioneve mësova se ajo ka qenë e përfshirë në shumë evente dhe konkurse dhe ka qenë një promovuese krenare e Kulturës Shqiptare.

Kjo më bëri që ti telefonoja dhe të kontaktoja me të. Në një bisedë të lirë kërkova të dija më shumë rreth saj dhe aktivitetit që ajo bën. Ishte vërtet një surprizë, kur mësova se ajo ka inicuar dhe ka krijuar faqen e saj të ligjshme „JEI-Education & Work services“, ku ajo tashmë është duke punuar në sektorin e arsimit duke regjistruar studentët e komunitetit të saj në kurse të ndryshme dhe studime angleze dhe kjo ka rezultuar e suksesshme dhe sigurisht është shumë mjaft e domosdoshme dhe e rëndësishme.


Po kush është Juliana


Juliana jeton në Mbretërinë e Bashkuar për disa vjet dhe së fundmi është edhe e specializuar në organizimin e evenimenteve të ndryshme. Gjatë kësaj kohe ajo ka punuar mjaft në shumë organizata shqiptare dhe të komuniteteve të tjera me qëllimin e saj të mirë e të vendosur për të promovuar komunitetin shqiptar, Shqipërinë, gratë dhe të rrintë, si dhe kulturën e vendit të saj të dashur. Juliana Shalla ka punuar shumë me talentet e reja siç është ‘Albanian Talent Show’. Më pas ajo inicoi dhe organizoi Festivalin Folklorik Shqiptar në Britaninë e Madhe dhe u nderua me çmimin e rëndësishëm nga minibashkia Waltham Forest e Londrës „Lider i Komunitetit Shqiptar“.


Juliana gjithashtu ka qenë themeluesja e konkursit ‘Albanian Future Stars’. Në vitin 2019 ajo punoi në konkursin anglez ‘Waltham Forest’s Got Talent’, ku ndihmoi në prezantimin e disa interpretuesve shqiptarë. Ajo ishte edhe anëtare e jurisë në këtë konkurs. Juliana pati nderin të ishte Ambasadorja Shqiptare e Ngjarjeve Kulturore në MB me kortezi të William Morris Big Local.

Në vitin 2020 Juliana ka qenë aktive si anëtare jurie në disa konkurse online duke përfaqësuar Shqipërinë si anëtare e këtyre jurive. Këto juri natyrisht përfshijnë një hapësirë të madhe, sikurse janë Ëorld Vision 2020 Armenia, Sing at Home në Itali, Good Vibes në Rumani dhe Brilliant Voices nga Monako e disa të tjera

Puna e Julianës ka qenë e vlerësuar dhe shpërblyese për të parë kulturën dhe talentin shqiptar e panjohur në Mbretërinë e Bashkuar dhe pse jo më tej në mbarë botën. Ajo ka marrë një kënaqësi të madhe dhe është nderuar të përfaqësojë Shqipërinë dhe madje edhe Britaninë e Madhe me shumë ftesa për konkurse dhe festivale dhe gjithashtu si anëtare jurie.

Në këto ditë të ndjeshme dhe të domosdoshme për komunitetin shqiptar, që përflitet mjaft nga disa media dhe nga disa zyrtarë, Juliana ka konsideruar të marrë përsipër mjetin më të mirë të modelit të saj dhe edukimit duke u mësuar gjuhën anglishte atyre që nuk kanë mundësi të tjera.


Të tjerët për Julianën


Nëse do të shkojmë më tutje do të shikojmë se mjaft herë është folur me superlativa për këtë shqiptare të mjaft angazhuar në disa drejtime, sikurse ne i cekëm më lart. Rodney Knity shkruan për rolin e saj të madh dhe kontributin e jashtëzakonshëm në promovimin e kulturës së shqiptarëve në UK. Ralph Kinig flet për atë që tashmë është një realitet në angazhimet e saj. Mjaft të tjerë theksojnë se puna e saj është mjaft e ndjeshme. Ajo këtë e bën si mësuese, specialiste e evenimenteve, dhe një moderatore e shkëlyer e prezantimin të vlerave kulturore shqiptare.


Por ajo që ata theksojnë lidhet jo vetëm me këtë realitet vlerësimi. Në fakt ajo është mjaft e vlerësuar edhe si një mësuese e anglishtes prej dhjetë vitesh eksperiencë. Në këtë mes ishte pikërisht ajo që dëgjuam edhe nga studentët e rastëishëm. Juliana i angazhon këta në disa kurse, duke i nfdarë në grupe fillestare dhe mesatare.


Aktiviteti në këtë drejtim


Vetë Juliana na thotë se ajo po përqëndohet mjaft tek studentët. Aktiviteti i saj është i ndjeshëm, i thjeshtë dhe mjaft efikas. Pasi i përgatit studentët, dhe kur ajo e shikon se ata janë të aftë për komunikim, bashkëpunon me disa kolegje ku i regjistron për të ndjekur kurse anglishtje dhe kurse të tjera ku atje ata edhe pajisen me çertifikata. Gjate tre viteve të fundit ka qenë e punësuar në kompaninë Kingston Education dhe së fundmi ka filluar të punoj si këshilltare studentore në SMS Grupi i Arsimit të Lartë Angli me seli në Londër.

Ja si shprehet vetë ajo kur e gjen me vend të thotë se angazhimi i saj është „Meqenëse besoj fort se çdo person ka të drejtë të jetë i lumtur në jetë dhe të gjejë punën e ëndërruar. Kjo ka qene edhe arsyeja pse i jam bashkuar rrugëtimit të arsimit për të udhëzuar dhe ndihmuar sa më shumë studentë të cilët janë në udhëkryq.“

Aktualisht Jualian Shalla është duke ofruar këshillim falas për të ndihmuar studentët në zgjedhjen e rrugës së duhur universitare për karrierën e tyre të ardhshme. Ajo kujdeset për të gjithë procesin e aplikimit duke përfshirë aplikimin për financimin e studentëve. Shërbimi i saj është plotësisht falas, pasi kompania ku punon ka bashkëpunime me shumë universitete në Mbretërinë e Bashkuar.


Duke përfunduar


Juliana Shalla pos të gjitha arritjeve dhe përkushtimeve të saj, fjalëve që kanë thënë të tjerët, punës së mrekullueshme që ajo bën, natyrisht është një vlerë e shtuar në mesin e mjaft të angazhuarve të komunitetit në BM. Si e tillë, ajo plotëson të gjithë kuadrin e një aktivisteje të dalluar, të një mësueseje të përkushtuar dhe të një shqiptareje të mirëinkuadruar në jetën britanike.

Edhe nga disa fotografi që ajo tashmë i ka realitet të punës dhe aktivitetit të saj shihet qartë modeli dhe kultura shqiptare si në simbolikë dhe në kulturë të gjerë gjithashtu. Për këtë arsye kurset e anglishtes që ajo ka hapur për nivelet Pre-Entry 1, 2, 3 dhe level 1 dhe level 2 janë një shtesë tjetër në angazhimet dhe aktivitetin e saj.

Juliana Shalla rrëfen dhe qartëson vetvetiu mes aktivitetit dhe angazhimet, jashtë modestisë së saj, një vlerë të madhe që natyrshëm duhet marrë në konsideratë të sinqertë. Me këtë rast dhe thirrja për studentët shqiptarët që të ndjekin kurset e saj është mjaft legjitime, se duke mësuar gjuhën angleze, ata hapin shumë e shumë dritare në udhën e tyre jetike në BM.



225 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif