top of page

Puna dhe gratë ADN-ja e jetës


Mentor Serjani

U mbyll dhe kjo javë e Nëntorit sezon me temp të lartë . Çfarë të bëjme ,duhen mbaruar porositë .Se me gratë është bela, po nuk ua bëre në kohë,bëhej hasëm ,dhe hajde t'a ndreqësh me to .Për këpucët e kam fjalën, po u hipi në kokë ,aha s'ke rrugë tjetër do i bësh se s' bën Rrofshin gratë që na mbajnë gjallë ;ato marrin këpucët ne rrogën.puna na mban gjallë të gjithëve ,në formë ,në humor,kjo është ADN-ja kodi i jetës .Po ç'farë është puna,gruaja, ADN-ja le ti përshkruajmë në mënyrë të përmbledhur. Puna sipas fjalorit të gjuhës shqipe "është veprimtari e dobishme e njeriut, që kryen me forcën e krahut dhe të mëndjes e me vegla a mjete të ndryshme për të shndërruar natyrën ,për të prodhuar të mira materiale, për të krijuar vlera shpirtërore etj".E pra siç e shikoni zanati, mjeshtëria,profesioni është punë, ajo është aktivitet fizik e mendor për një qëllim a nevojë të caktuar ,pra me punë krijohen të mira materiale nga punëdhënësi ,ne i japim ato në këmbim të punës.Ajo është forcë energji që vepron përgjatë një distance,Kjo është Ergonomia jonë (veprimtaria profesionale e personit). Gratë. njerëz të seksit femëror,ato në moshë të pjekur nuk i trëmben rrezikut sikur të kishin lexuar të tëra shkrimtaren Amerikane Oprah Winfrey e cila ka thënë "Besoj se njëri ndër rreziqet më të mëdha në jetë është të mos guxosh të rrezikosh" . Gratë janë vërtet shumë të zgjuara ndaj edhe udhëheqësit i marrin me vete ne vizitat tyre brenda dhe jashtë vendit.Ndryshe,- hë hë,vajti puna,të heqin fillin e ke punën pisk,i hap vetes punë,prandaj duhet t'i biesh pas se nuk pret puna ,ti vësh kapak e ti mbyllësh punët, s'është puna për të qeshur të hapin punë .Eh ,-nuk është vetëm punë muskujsh dhe mund .....?! Më bukur e ka thënë:

Viktor Hygo:"Gruaja ndjen dhe flet me instiktin e ëmbël të zemrës që është i pagabueshëm.Askush nuk di të thotë ashtu si gruaja gjëra njëkohësisht të ëmbla dhe të thella.Ëmbëlsi dhe thellësi ja ç'është gruaja.

Adn-ja Është polimeri në formë spirale, përgjegjës i veçorive të trashëguara , molekula e gjatë që komandon gjithë qelizat e trupit jep detyrat,percakton ngjyrat.Adn-ja veç 23 kromozomeve të secilit gruaja sjell edhe kromozomin e veçantë Mitokondrinor,ndersa burri kromozomin Y-lon,pra adn-ja është identiteti yne, ajo na bën të dallueshëm nga pjesa tjetër e biosferës, është Kodi i Jetës.

Vidiot e mëposhtëme , çaste nga puna per zmerilimin,ngjitien,presimin,ngrehjen tendosjen e lëkurës psidhit (Hekurosja )e Këpucëve.

43 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page