PUNË TË MBARË PROFESOR SHEFQET HOXHA


REXHEP SHAHU dhe SHEFQET HOXHA

Në dhjetor 2020 profesor Shefqet Hoxha ka tashmë të botuara 5 vepra të tij të trashëgimisë. Jo vetëm Baladat dhe Prozën, por tashmë për të interesuarit janë në qarkullim Epika Historike, Lirika Popullore dhe Eposi i Kreshnikëve. Gjithsej 10 libra të rrallë, një pasuri e jashtëzakonshme për kujtesën kombëtare, dëshmi të pazhbëshme.

Keto 10 libra u botuan nga Shtëpia Botuese Klubi i Poezisë, falë mirësisë së humanistit Flamur Hoxha, i cili diti t’i vlerësojë këto libra dhe të na pohoje ne të gjithëve se ka edhe sipërmarrës e biznesmenë që e dinë se çfarë është libri, që e dinë se libri është kolona e të ardhmes së shoqërise.

56 vjet më parë, më 1960, vit kur unë jam lindë, prof. Shefqet Hoxha ka botuar shkrimin e parë shkencor me titullin “Fejesa e martesa në Lumë” në “Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës”, Seria Shkencat Shoqërore, nr. 4.

Në 56 vite prof. Shefqet Hoxha ka botuar mbi 60 libra dhe na i ka lënë si pasuri të papërsëritshme, me dis