
PUNË MUTI TË SHKRUASH POEZI ME ULËRIMA
ulërijnë yjet
ulërijnë ujqërit,
edhe malet
ulërijnë pemët
zgërdhihen hijenat
përqeshin bretkosat në pellgjet e qelbura
u ngjirën bilbilat dhe gërvishtin netët
rosat dredhin bishtin
rosakët shkulin lafshat
pikojnë glasa mbi makina
detet vjellin peshq të ngordhur
ofshajnë ferrat
turfëllojnë lumenjtë
shkroftijnë kuajt e tredhur
fiu-fiu fryn veriu
blegërijnë dhitë përmbi gërmadha
kakërdhiçka si ulliçka
përmjerin retë
shkërmoqen trendafilat
fryhen brekushet
zgjidhen ushkuret
skërmiten minjtë
kostum me shumë xhepa
nxe tërë paratë e botës
edhe grataçiela
edhe limuzina
këmbët dalin të parat nga makinat
ik pirdhu
meshkujt vdesin nga prostati
femrat vyshken nga marazi
plasi dimri nga vapa
fiu-fiu fryn veriu
hajde,
ç'vete hajde,
hajde të lozim me shugje
pijmë raki
piperka turshi
përpëliten cironkat e thata
pastërma me mish njëqelizori
turshi të ngopura me kripë deti
varja prostatit
hajde të shkruajmë vjersha patriotike
e dashur vendlindje