PULLA E RE POSTARE KUSHTUAR KUSHTUAR -100 VJETORIT TË KONGRESIT TË LUSHNJES


Hysen Dizdari

NGA HYSEN DIZDARI : Studjues i Filatelise

--------------------------------------------------------------------------------------------

Kongresi i Lushnjes, u mbajt prej 21 deri më 31 janar të vitit 1920,ishte një ngjarje e madhe me rendësi historiske për kombit shqiptar në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Gjatë ditëve të punimeve Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh patrioti Sulejman Delvina.Ky Kongres ishte një shprehje e vullnetit të popullit shqiptare ,por edhe një akt i rëndësishëm guximi e trimërie i ajkes së patriotve shqiptar në pas vendimeve të pa drejta të Konferencës Paqës të vitit 1919 ,për coptimin e trojeve shqiptare.

Nisma për të mbajtur Kongresin e Lushnjes u ndërmore nga intelektualet dhe patriotet shqiptare ,të cilët në këtë moment e shikonin rrezikun për pamvarsine e Shqiperise.Përfaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare u mblodhën në Lushnjë nga të gjitha anët e Shqipërisë, dhe vendosën të shpallnin Lidhjen e Bashkimin Kombëtar Shqiptar me qëllim që ti jepnin fund anarkisë në vend dhe të ndërtonin



një shtet shqiptar,të pamvarur dhe të mbeshtetur mbi forcat e veta.

Edhe Posta shqiptare në historin e saj mbi 106 vjecare ,ka dhënë një kontribut të vyer në edukimin patriotik dhe Atedhetar të brezit të ri ,duke emetuar disa emisione me pulla postare kushtuar,Kongresit Lushnjes .

Pullat postare,vendosin gurë kilometrik në ngjarjeve historike duke i dhënë rolin e duhur këtyre ngjarjeve ne histori ,por duke vulosur këtë ngjarje me rëndësi të madhe Kombëtare në emisionet ,me pullave postare shqiptare,të cilat percjellin mesazhin e tyre duke udhtuar në katër kontinentet e botës.

Këtë viti me rasti e 100 vjetorit të Kongresit Lushnjes,Posta Shqiptare ka emetuar nje emision te ri me pese pulla postare i cili u emetua me datën ,21.01.2020 dhe e ka emertua:

,,100 VJET PARLAMENTIZEM SHQIPTARE,,

Ky emision përmban një seri me pesë pulla postare me vlerat : 20 lekë ,30 lekë,40 lekë 60 lekë 200 lekë dhe zarfin e ditës parë ,FDC.

Pulla me vlere 20 lekë, pamje të ndertesës historike ku zhvilloje punimet Kongresi i Lushnjes.Një karakretistik e pë së pullave të kë tij emisioni është se pjesen e sipërme majtas kanë të vendosur shqiponjen dy krenare mbi sfond ngjyrë të kuqe kanë të shkruar me germa të më dha :100 VJET PARLAMENTARIZEM SHQIPTARE .

Pulla me vlere 30 lekë, pamje të ndertesës historike ku zhvilloje punimet Kongresi i Lushnjes.


Pulla me vlere 40 lekë, paraqet sfond një logo të flamurit kombëtar shqiptare ku mbi flamur,ka të shkruar 100 Vjet,kurse në pjesën e sipërme të kësaj pulle ka të shkruar me germa të më dha :

,,100 VJET PARLAMENTALIZEM SHQIPTAR 1920 -2020,,

Pulla me vlerë 60 lekë, pamjë të ndertesës historike ku zhvilloje punimet Parlamenti i parë shqiptar në Tiranë pas vitit 1924,sot kjo ndertesë sherben si Tetari i Kukullave.

Pulla me vlerë 200 lekë, paraqet një pamje ballore të ndertesës ku sot zhvillon punimet Parlamenti Shqiptare.

Të dhënat teknike të kësaj serie me pulla postare janë:

Përmasat e pullës: 44 x 34 mm Kompozimi i tabakut: 4 seri në tabak Data e emetimit: 21.03.2011 Tirazhi filatelik: 20 lekë,30 lekë,40 lekë,60lekë - 3000 pulla Tirazhi filatelik: 200lekë -13000 pulla Zarfi i ditës së parë: FDC: 300 copë

---------------------------------------------------

Nga: #HYSEN S. #DIZDARI

Studjues i Filatelise //Tirane me,30.01.2020

18 views

Shkrimet e fundit