PUBLICISTI PENËDRITË
Kushtuar publicistit FRAN GJOKA
DY POEZI NGA MEVLUD BUCI
Ishull Lezha
Të rriti ty,
Me fllad deti
Si lis i tokës,
Nëna të dha gji
Si pëllumb shkrepi
Te kulla e Gjokës.
2.
Drit e shpresë
Zë i zemrës
Të kumbojnë
Plot mirësi
Me forcë
Të granitit
Jehonë e këngës
Për arsim
Dituri.
3.
Që në vitet
Fëminore
Të këndoi
Emri yt,
N`blerim kunore
Si fajkoi
Ndër bedena.
4.
Emri yt
Blerim arsimi
Uragan për dituri,
Lart u ngrit
Me përkushtim
Zë human
Fatbardhësi.
5.
Lart u ngrit
Me përkushtim
Zë human
Dritë-dituri
Vepra ndrit
Nga dritësimi
Zë- liri.
6.
Vepra të ndrit
Nga puna e pena,
Rrezatim,
O petrit
Ballëfurtuna
Të gëlon zemra
Përkushtim.
7.
O petrit
Ballëfurtuna
Të gëlon zemra
Lartëson vlera
Ti bëfsh dritë
Sa Korabi
E sa Runja
E qindra pranvera.
8.
Ti bëfsh dritë
Sa Korabi,
Sa Runja
E sa Bena,
Fran Gjoka
Me meritë
Dallgë –puna
Të këndon pena.
9.
Fran Gjoka
Me meritë
Dallgë-puna
Rrit në bedena
Dritë-shpirt
Në furtuna
Të ndriçon zemra.
10.
S`të mposhti lloha
Asnjë kurth
Prapa shpine,
Ti çan stuhi
Në ballë të ka koha
O bir Jutbine.
11.
Blerim jete
Ti ngre vlera,
Mjeshtër pene
Me musht zemre,
Pëllumb bjeshke.
12.
Sua trimi,
Gen diturie,
O Fran Gjoka
Emër-fisnikërie.
DUKE PARË
Shoh vendlindjen e praruar,
Livadhe të gjelbëruar,
Pemët plot blerime
Farefisin në gëzime.
Shoqërinë e mirësinë
Arat plot me bimë,
Të bukurin zall e shoh
Pllaja,kodrën që më ngroh.
Shoh Runjën e blertë
Shkrepat dhe retë,
Lisat,pishat shkurret,
Shtigjet shpate gurët,
Mezhda e lëndinë
Zogjtë që cicërijnë,
Majat me dëborë
Kullat me bedena,
Ku kryet ngre Runja e Bena.
Shqipet nalt në re
Dasmat plot hare,
Përrenj,dëllinja e kodër
Ku gjëmon një lodër,
Pemët e mbjella,
Kullat si kështjella,
Pëllumba e thëllëza,
Çuka brinja,gërxhe,
Vendet e shenjtëruara.
Ortakët e pleqnisë,
Lahuta e fyelli ,çiftelinë,
Tufat me blegërima.
Lumin tim Murrë,
Krua zall e gurrë,
Qengjat kecërit dhitë,
Tokën shkrepa e bar
Dhe s`ngopem duke parë….
Comments