top of page

PSE IKIN SHQIPTARËT?!!



Kohët e fundit bëhet shumë zhurmë nga shtypi dhe opozita për dukur dukurinë shqetësuese për largimin masiv të të rinjve shqiptarë nga Atdheu kryesisht drejt Anglisë, madje shumë her duke rrezikuar dhe jetën e tyre. Mdërkohë dëgjohen zëra shqetësues, madje ofenduese nga administrata angleze për rrezikun që gjoja i kanoset Anglisë nga shqiptarët e paligjëshëm. Sa shqiptarë vallë janë t paligjëshëm dhe sa kanë shkuar në Britaninë e Madhenga Shqipëria? Mos vallëkëta shqiptarë në shumicën e tyre dërmuese, kanë shkuar në ishullin britanik nga vendet e tjera europjane, ku kanë jetuar me dhjetra vite? Dhe mos shumë prej tyrekanë kaluar kanalin që ndan ishullin nga Europa me dokumente të rregullta? Sot do t’ju sjell disashëmbujswe shqiptarët-dhe jo vetëm shqiptarët- uk ikin vetëm nga Shqipëria për shkak të gjëndjes jo të mirë ekonomike të vendit dhe tëpapunësisë, por në përgjithësi kërkojnë diçka më të mirë akoma dhe nga vendet europjane,

Para disa ditësh një sipërmarrës i fuqishëm të ndërtimit në Athinë, ankohej se në Greqi ka rënë shumë niveli i ndërtimeve për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Ai na thoshte:’’Kaq vjet punonim me punëtore nga Shqipëria dhe vende të tjera ish komuniste. Ne, në shoqërinë tonë përdornim në përgjithësi shqiptarë të cilët ishin punëtorë të mirë dhe nuk kishin pretendime të tepruar. Kjo po zgjat afro tridhjet vjet veçse tani ka ndryshuar gjëndja: punëtorët e moshuar nuk punojnë më, u mjafton një pension i vogël që marrin duke e plotësuar dhe me atë që marrin nga Shqipëria dhe të rinjtë-të cilët tashmë janë bërë të ligjëshëm dhe kanë marrë shtetësi greke, madje janë dhe të shkolluar, janë larguar masivisht nga Greqia dhe shumica e tyre shkojnë në Angli.. Dihet se u pritën në fillim në Greqi dhe si u trajtuan. Shumë prej tyre ndërruan emër dhe besim fetar që t’i përshtaten ligjeve të Greqisë,por sapo u rregulluan, u arsimuan dhe vendosën të largohen nga Greqia ku nuk kishin më prespektivë për të ardhmen, si ikin dhe grekët! Nuk është rastësi që edhe motra ime, si juve, megjithse kishim dhe kemi kushte të jetojmë mirë në Greqi, ka shkuar në Zvicër ku punon dhe jeton. Sidoqoftë shqiptarë janë larguar masivisht për vendet e BE port kryesisht për në Angli..Kisha unë një punëtor i mirë që e pëdorja për çdo punë i cili më ishte paraqitur se quhej Asteris (Yll) dhe u habita kur dëgjova se quhej ...Astrit! Këtë marifet e kanë praktikuar shumë shqiptarë, (sidomos myslimanë...)se kanë ndërruar emër ose janë...pagëzuar të krishterë! Veçse tani është vonë..Ata gjetën rrugë të reja drejt vendeve të tjera dhe nuk gjejmë punëtorë të bëjmë punën tonë...duket se shqiptarët nuk na vijnë më dhe me sa dëgjoj edhe nga Italia po largohen...Sigurisht ëndrra e tyre është Amerika, andej i kanë sytë...

Sa të vërteta janë fjalët e grekut të mirë!Dihet se Greqia pati një përparim të dukëshëm dhe shtimin e prodhimeve bujqësore falë krahut të lirë shqiptar. Veçse ajo kohë ka mbaruar! Shumë të njohurit e mi që jetonin dhe kishin organizuar mirë jetesën e tyre në Greqi, papritur i braktisën të gjitha- si kishin bërë dhe në Shqipëri- dhe u larguan kryesisht për në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. Një nipi im që banonte në Selanik, kishte një fëmijë me aftësi të kufizuar,dhe megjithse mirrnin njëfarë kompesimi, braktisën Greqinë dhe shkuan në Angli, ku kushtet e jetesës, sidomos për ata që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara janë shumë më të mira! Madje vitet e fundit edhe nipër të tjerë që punonin e jetonin në Greqi, kanë shkuar në Angli ku janë tepër të kënaqur! (nuk ka dyshim se ndërmjet mijra shqiptarësh që kanë shkuar në Angli nuk mungojnë dhe elementët keqbërës dhe prodhues dhe tregëtarë të drogës...por kjo nuk ngjet vetëm ndërmjet shqiptarësh! Mos para se të shkonin shqiptarët në Angli atje nuk kishte drogë dhe...tregëtarë narkotikësh? Apo mungonte krejtësisht kriminaliteti.. Të gjithë e dimë se shqiptarët nga perëndimasit i mësuan zanatet e drogës dhe të prostitucionit...dhe të mos harrojmë se një Rita Ora-(që kaq shumë e duan anglezët e rinj!) është shqiptare ashtu si është Dua Lipa,Bebe Rexha e shumë të tjerë që po nderojnë muzikën e perëndimt...

Por edhe shumë grekë shkojnë për studime në Angli dhe në Zvicër (flasim për vendet që nuk janë në Bashkimin Europjan) dhe punësohen e nuk kthehen në Atdheun e tyre përderisa atje kushtet janë më të mira. Akoma dhe nga familja jonë, shumica e fëmijëve tanë, janë kuadro të dalluara në Zvicër ose në Amerikë. Këta, si thoshte punëdhënësi grek, nuk u detyruan nga skamja por se atje gjetën kushte më të përshtatëshme për njohuritë e tyre, për shkencën që ishin arsimuar.. Si rrjedhojë britmat e opozitës dhe masmedjave shqiptare se po largohen të rinjtë nga Shqipëria janë krejt të kota në se nuk u studjua kjo dukuri që është e përbotëshme. Për këtë nuk kërkonim të hiqen kufijtë dhe ndalimi me dhunë? Dhe ata që bërtasin që të krijohen kushte të përshtatëshme në Shqipëri (Me një qeveri të...opozitës ma merr mëndja!!!) e kanë kot. Mundësitë e Shqipërisë janë të kufizuara dhe, dua të besoj, se e ardhmja e shqiptarëve duhet të jetë turizmi dhe prodhimet bujqësore-blektorale. Mundësi të tjera nuk ka ose janë tepër të kufizuara pë Shqipërinë në një botë të hapur si është tani. Askush nuk mund të ndalojë dikë që dëshiron të largohet nga Atdheu për në një vend tjetër. Atdheu tashmë ka një kuptim tepër të gjërë- duke qënë në Europën e Bashkuar (ku besoj së shpejti të bëhet dhe Shqipëria jonë) dhe NATO. PO i përcaktuam këto do të kuptojmë se si të rinjtë preferojnë të shkojnë për të jetuar në Angli, Gjermani ose dhe në Greqi e Itali.

Askush nuk mund të jetë i lumtur për emigrimin masiva të shqiptarëve nga trojet e tyre. Puna është se si mund ta ndalojmë këtë hemoragji dhe kjo nuk bëhet me britma e sharje bulevardi. Është e domosdoshme të kuptojmë kohën ku jetojmë dhe kushtet e rrethanat ku duan të jetojnë të rinjtë tanë! Besoj- jo me kënaqësi- se largimi i të rinjve, jo vetëm nga Shqipëria, do të vazhdohet dhe në të ardhmen edhe ...sikur në pushtet të vijë opozita e diskredituar shqiptare.Jetojmë në një botë të hapur dhe ku mjetet e informacionit masiv po mbizotërojnë kudo në botë.Kësisoj bota po bëhet përditë më e vogël më e hapur..

KRISTO ZHARKALLI, Athinë 18 Nëntor 2022.

15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page