Pse e sulmojnë armiqësisht të gjithë etninë shqiptare?
Mendjet(1), përmbajnë dituritë. Dituritë janë shkallë-shkallë, të ndryshme. Epirotët (etnikisht shqiptarë) njihen për dituri natyrale veçan të tjerëve. Një argument bindës që spjegon ndalimin e shkollimit për epirotët nga të gjitha perandoritë dhe pushtuesit. Epirotët që mësuan shkrim e këndim në dherat e tjera, e shtuan dyfish diturinë natyrale edhe me shkollimin. Dhe shkollimi i epirotëve shqiptarë, bëri ferk(2) ndaj të tjerëve. Nga një popullsi e vogël lindën dijetarë të mëdhenj më shumë ne raport me dijetarët e popujve të mëdhenj. Këto qendrime të të huajve kundër etnisë tonë, i kuptova nga hulumtimet disa vjeçare të ngjarjeve historike të popullit tonë. I shkrova për t'u ditur dhe për t'u mbajtur në kujtesë.
Shënim(1): Mendja《"Aftësia për të menduar, për të njohur dhe për të pasqyruar botën, mend; truri si qendër e të menduarit". Nga fjalori shqip.》
Shënim (2): Dallim, veçim (në dialektin çam)
Studjues: Fahri Dahri, më 12/07/2022.
Comentarios