top of page

PSE DUHET TA VOTOJMË DEPUTETIN FLAMUR HOXHA


REXHEP SHAHU


Dua dhe mundem lirisht e krenar t’u them miqve dhe gjithë të njohurve të mi në Kukës, Has e Tropojë, gjithë atyre që më njohin e më besojnë se deputeti Flamur Hoxha është përfaqësuesi më i mirë, dinjitoz dhe meriton të jetë në parlament se na bën nder dhe na përfaqëson hijshëm. Kalorës të tillë i duhen parlamentit tonë. Flamur Hoxha për të cilin u ftoj ta votoni të dashur miq, është njeri që e di çfarë është vuajtja, skamja, mjerimi, përbuzja, linçimi, dashuria, dora e zgjatur e mirësisë kur ke më shumë se kurrë nevojë për të. Shtatë – tetë vjeç e kanë ngarkuar në skodën e internimit pasi ia kishin pushkatuar gjyshin në vitin 1975. Ai nuk është i përndjekur politik, por i pushkatuar politikisht. Është njeri që e di se çdo të thotë punë, sakrificë, stërmundim, që e di se si fitohet, që din t'i gëzohet mundit e djersës së vet, njeri që i gjendet tjetrit në nevojë. T'i gjendesh tjetrit është gjë e rrallë. Është njeri që i gjendet të pamundurit, i gjendet njeriut, që nuk e shpërfill njeriun, që i mbushen sytë me lotë para mjerimit, që nuk përflet, që të sheh në sy, që të dëgjon me vemendje. Flamur Hoxha është lokomotive miq, nuk është vagon treni, ai tërheq, udhëheq dhe nuk e tërheq as e udhëheq atë askush, nuk e merr përdore atë askush se ai di të jetë vetja, di të jetë i pavarur në mendime e veprime, pasi nuk ka tradhëtuar kurrë Partinë Demokratike, nuk ka dalë kurrë kundër saj, as i pavarur e as nuk ka flirtuar me kandidatë a parti të tjera, nuk ka tradhëtuar veten e tij, idealet e tij asnjëherë. Për Flamurin tradhëtia nuk është virtyt. Flamur Hoxha është ky që është, sipërmarrës i sukseshëm, humanist, mbështetës i librit, kulturës, Albanologjisë, apo “deputet i letërsisë” siç e quan shkrimtari i madh Zija Çela, apo Anastas Lakçe i kohës tonë, siç e quan poeti Petrit Ruka, falë shfrytëzimit të hapsirave të lirisë, demokracisë dhe ekonomisë së treguit të lirë në këto tri dekatat e fundit. Ai mori eksperiencë në emigracion dhe erdhi e ngriti sipërmarrjen e tij të sukseshme këtu në Shqipëri dhe nuk pati kurrë kohë të urrejë xhelatët e të shkuarës, natyrisht pa e harruar atë të shkuar, nuk ra në gjunjë të vajtojë të shkuarën, nuk u mbyt në pellgun e urrejtjes të notojë në hakmarrje. Flamur Hoxhën nuk e ka bërë partia, as posti se ai nuk ka patur kurrë asnjë post, nuk ka marrë kurrë pjesë në tendera me fonde publike, ai e ka bërë vetë veten e tij dhe e ka ngritur vetë perandorinë e tij të biznesit kombëtar e ndërkombëtar. Isha dhe jam hapur në fushatë pro Flamur Hoxhës dhe PD, jo fshehtas, jo skutave pasi besoj se s’ka intelektual të pavarur, shkrimtar të pavarur dhe të paangazhuar. Dua të votoj vetë për vete. Ndërsa shkruaj këto radhë kujtoj si u njoha me Flamurin. Kur mbeta pa punë në 2013 se më përbuzi e dëboi nga puna qeveria Rama, më nxori në udhë të madhe edhe pse isha shkrimtar atëherë me 15 libra, edhe se isha invalid e invalidët nuk hidhen në udhë nga një qeveri njerzish veç nga një qeveri kafshësh, edhe se isha nëpunës civil, shef sektori në Ministri të Bujqësisë për mediat e informacionin bujqësor, me notën 10, pra kur mbeta pa punë dhe i lëçitur, vendosa të merrem me botime, krijova shtëpinë time botuese "Klubi i Poezisë". Iu drejtova Flamurit me një listë librash të rrallë e të munguar në Shqipëri që t’i botoja, ndonëse Flamurin nuk e njihja nga afër, nuk ishte nga ata sipërmarrës që sillen rrotull bythëve të zyrtarëve. Ato libra që doja të botoja në të gjitha mënyrat ishin refuzuar prej të gjithëve dhe nuk gjendeshin në bibliotekën shqiptare. Iu drejtova me kërkesë me shkrim Flamur Hoxhës që ta financonte shtypjen e këtyre librave. Pranoi menjëherë. Unë nuk fitova lekë nga këto botime, se shkolla jonë, shteti ynë, shoqëria jonë nuk janë të orientuara e të interesuara për njohjen e atyre faqeve të historisë tonë, nuk blihen ato libra, por e ndjeva se u bëra i dobishëm, i motivuar për veten time, për fëmijët e mi, për lexuesin e nesërm, për albanologjinë, për shoqërinë. Kam botuar Vlladan Gjorgjeviqin, Vaso Cubrilloviqin, Ballukgjiqin, Dimitrije Tucoviqin, Kosta Novakovicin, Justin Godartin, D'estournelles de Constant, Hermann Frank, Nojerbah, disa antologji të rralla, prozën, baladat, lirikat e mbledhura nga Shefqet Hoxha në 12 vëllime, librat për Havzi Nelën, Shtatë fletoret e tij me 5548 vargje, të Vilson Blloshmit, Genc Lekes, etj., etj., libra të veçantë jo popullorë, jo libra plazhi. Qershia mbi tortë është se Flamuri pranoi me kënaqësi të bëhet sponsor i Revistës illz, revistë letrare e Tiranës, organ i Shtëpisë Botuese Klubi i Poezisë, të cilën e botoj me mikun tim, Izet Duraku që është drejtor i revistës. Flamuri ka premtuar se illzit do të ndriçojnë gjatë, revista do të jetojë gjatë. Sapo u botua nr. 30 i illz, një histori suksesi, tashmë traditë, e pashmangshme, e paanashkaluar. Impresionuese është përkrahja pa kushte e Flamur Hoxhës për organizimin e pelegrinazheve të organizuara prej meje për të çuar shkrimtarë tek shtëpitë apo varret e shkrimtarëve të vdekur, varuar, pushkatuar nga partia apo mbytur në burgje. Falë mbështetjes së Flamur Hoxhës kjo ndodhi për herë të parë në këto tri dekada ku mbi 40 shkrimtarë të njohur shqiptarë shkuan tek busti e shtëpia e postit të varur Havzi Nela, në Kukës e Kollovoz të Kukësit, te trojet e shtëpisë së poetit të pushkatuar nga partia Trifon Xhagjika në Peshtan të Tepelenës, në Berzhestë të Librazhdit tek shtëpia e Vilson Blloshmit dhe rrënoja e shtëpisë së Genc Lekës të dy poetë të pushkatuar nga partia, te shtëpia e homerit shqiptar Gjergj Fishta në Fishtë të Lezhës. Nuk gjej dot fjalë falenderimi për ty Flamur Hoxha për emocionet që na ke krijuar me mundësitë e ofruara dhe jehonën që patën këto udhëtime. Shkrimtarët e vrarë e të mbytur nga partia do të jenë gjatë stacioni ynë. Këto ditë në fushatë e pashë Flamurin të qetë, të sigurtë, të qeshur, kurajoz, i qartë, i drejtpërdrejtë, që nuk gënjente as mashtronte, që tregonte vemendje e durim me çdo njeri, që premtoi të lobojë të vlerësohen dhe për vendasit resurset e qarkut Kukës dhe sidomos resursi kryesor, fuqia njerzore e njerëzve të atij rajoni. Ai nuk i fshihet askujt, i sheh njerzit drejt në sy. I palodhur, i paepur, njeri që të ofron besim e shpresë. Miq, ju ftoj ta votoni Flamur Hoxhën. Na bën krenar.

20 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page