Pse do fitojë PD dhe Lulzim Basha



Gazmend Cufaj

Kryetar i Grupseksionit Barking dhe Dagenham


Hyrje


Për ata që nuk dinë mjaftueshëm për Kryetarin e Partisë Demokratike sot, janë të mirëpritur të gjejnë informacion për të në faqen zyrtare të PD. Përse unë e suportoj Lulzim Bashën si kryeministër të Shqipërisë. Më kryesorja: Kryeson një parti të djathtë, anti-komuniste. PD është krijuar si një parti e tillë dhe vazhdon të jetë. Duke vazhduar të ndjek të njëjtin mendim, jam ende i mahnitur nga fakti se në këto vite askush nuk bëri diçka për të shkarkuar zyrtarë të cilët i kanë shërbyer diktaturës, dhe për këtë PD ka një pjesë të fajit. Megjithatë, ndryshe nga Partia Socialiste, asnjë nga kandidatët për deputet të rretheve nuk ka sfond nga diktatura e Enver Hoxhës dhe këtu pikërisht fillon suportimi im.


Vazhdimi i mendimit tim


Duke vazhduar mendimin e partisë së djathtë e duke e kapitulluar problemin komunist, Lulzim Basha në programin e tij ekonomik vërtetoi që politikat e djathta, me shpresën e Zotit, do ta përmirsojnë gjëndjen aktuale në Shqipëri. Në parim, taksa e sheshtë përkundrejt asaj progresives, për shoqërinë tonë pothuajse neo-marksiste duket shumë më e padrejtë, por cili është rezultati i saj? Taksa progresive, në një vend informal si i yni jo vetëm krijon mungesë balance, por jep efekt të kundërt ndaj normalizimit të grafikut ekonomik të shtresave, duke thelluar varfërine ose pasurinë e duke humbur shtresa e mesme, e cila supozohet të ishte më e rehatshmja me këtë model taksimi.

Rrjedhimisht e jo pa faj, po na bëjnë veshët “oligark, oligark” gjithë kohës.Taksa e sheshtë jo vetëm do e ndreqte këtë gabim trashanik të implementuar keqazi nga PS, por edhe do i jepjte PD meritën e një partie të djathtë të vërtetë sepse do ulte ndikimin e shtetit dhe futjen e hundës së saj në çdo punë të mundshme. Madje Fatos Nano, jo vetëm ish kryeministër, por edhe një ekonomist i mirë, e tha me gojën e tij në emisionin Opinion, edhe pse e vetmja në favor të PD, që tregu është disbalancuar shumë dhe kjo nuk është mirë për Shqipërinë.


Meritat e Bashës


Ndërkohë një lëvizje shumë e mirë e Lulzim Bashës, përveçse ka pikasur figura të pakonsumuara, është kujdesur që persona të cilët patën lakime emrash përball drejtësisë, të mos jenë në krye të listave. Është i ndjeshëm ndaj realitetit të Kosovës. Është i pari kandidat i shkolluar në perëndim. Dhe kjo ndikon drejtpërdrejtë në dëshirën që z.Basha e shpreh për Shqipërinë: Integrimi drejt BE.

Në qeverisje PD i ka dhënë provat që duhet të jetë qeveria e duhur për këtë hap, ku sigurisht nuk kemi si të mohojmë liberalizimin e vizave, afrimin e hapjes së negociatave me PD, hyrjen në NATO dhe një qeveri shumë më tolerante me popullin.

Është shumë më serioz sesa kryeministri aktual.


Përfundim


Lulzim Basha nuk e ul nivelin e seriozitetit në fjalën e tij përkundrejt një karagjozi si kryeministri aktual, i cili nga formimi i tij rebel e artistik, nuk bën asnjë punë, por vetëm gjen momentin të zgërdhihet, ofendojë gazetarët, përmendë emra të përvetshëm jo politik, dhe të tallë rininë Shqiptare.

305 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif