top of page

Pse demokratët janë feta-feta?

Updated: Dec 14, 2023



Plus: çmenduria e procedurave nën shkelje kushtetuese të hetimit të Sali Berishës dhe neofeudalizmi i disa të ashtuquajturve protagonistë të PD-së.


Me këtë rast të gjithë tashmë e nënkuptojnë luftën civile të demokratëve që luftojnë e vetëluftojnë në disa grupime për të marë PD-në nën kontroll, ose më saktë mbi marrjen në patronazh të fraksioneve të saj, shfaqjen komedi të procesit në emër të Drejtësisë së re ndaj Sali Berishës dhe hipokrizinë e elitave të quajtura „demokratë të rrinj“ që struken pas terminologjisë „i përket të gjithëve“.

Çfarë ndryshimi bëjnë vitet e fundit. Në vitet që lamë pas, demokratët e Sali Berishës, sidomos ata që ai i bëri zyrtarë të lartë me KOP-in mburreshin për rivizatimin e hartës elektorale. Ata kishin kthyer ulëset tradicionale të socialistëve për herë të parë në një dekadë në favorin e tyre, tërhoqën legjione të votuesve të rinj të klasës punëtore dhe i shtynë socialistët në pjesën e tyre më të ulët të vendeve që nga viti i egër 1997.

Por çfarë ka për të treguar për këtë tani? Gjatë kësaj periudhe, ose më saktë demokratët e ndarë tashmë në feta u zgjuan me lajmin e dy humbjeve të mprehta në zgjedhjet lokale dhe në ato të përsëritura në Kukës, sidomos në Shkodër dhe në Kukës, e në mjaft zona elektorale, ku natyrshëm dikur ishin bastione të demokratëve. Kjo ishte, sipas fjalëve të anketuesit kryesor, "një nga netët më të këqija të zgjedhjeve që çdo parti i është dashur të durojë".

Në të vërtetë, aq poshtërues ishte rezultati në këto bastione, saqë gjithkush që është demokrat, pavarësisht grupimit që bën pjesë në këtë periudhë vuri duart në kokë, pasi u lexuan rezultatet e votave. Lëkundja drejt humbjes ishte e dyta më e madhe në historinë e pasbetejës mes dy kampeve rivale, duke ulur mbështetjen e demokratëve mjaft. Asnjë arsye nuk mund të justifikojë, edhe kur thuhet tashmë se partia qeverisëse ka bërë të gjitha mundësitë e mudnshme që të vjedhë votat. Ndërkohë, në Shkodër, një vend i sigurt i mbajtur nga demokratët gjithnjë gjatë viteve të pluralizmit, pjesa e votave të qeverisë mori rritje në përqindjeje dhe fitore për herë të parë. Këto rezultate të tmerrshme, nëse përsëriten në një Zgjedhje të Përgjithshme, do të çonin në një zhdukje të stilit të tillë demokratik.

Pra, si shkoi gjithçka kaq keq dhe kaq shpejt? Është e vështirë të mbivlerësohet rraskapitja e Partisë Demokratike tani. Ajo ka dështuar plotësisht të përmbushë besimin që u investua në të në vazhdën e gjithë kësaj periudhe.

Kalbja filloi gjatë kohës kur demokratët erdhën në këtë situatë opozitare. Demokratët edhe pse nuk ishin në pushtet gjatë pandemisë Covid-19-të, nuk mundën të përfitonin nga ankesat e mëdha të popullit majtas dhe djathtas, kur thoshin se „rilindasit na mbyllën në shtëpitë tona, nuk arritën t'u bindeshin rregullave të tyre Covid dhe më pas u copëtuan kur skandali u bë publik“. Pasi ndodhi pandemia në mënyrë të paqartë, çdo rilindas dhe shefi i tyre e imagjinonin veten si udhëheqësit e vetëm të shqiptarëve, si atyre majtas ashtu dhe djathtas, madje Edi Rama, në mënyrë shpotative gjithnjë provokonte me dy gishtat lart, me simbilin e demokratëve. Edi Rama, gjatë periudhës së tij si kryeministër, me sa duket i kënaq vetëm demokratët. Dhe kështu, partia që drejton ai mbeti teknokratja me përballjen më të vakët që ka ndodhur ndonjëherë, që nuk është në gjendje të kënaqë askënd – as veten, as partitë tradicionale demokratike, madje as komentarin e ndonjë televizoni që përditë flet e nuk e dëgjon askush.

Më të tjetërsuarit nga e gjithë kjo janë ata votues që u ndjenë të energjizuar nga ndëshkimi amerikan për Berishën, zëri i të cilëve papritmas dukej se kishte dhe s'kishte rëndësi në politikë për herë të parë në dekada. Shumë votues të pakënaqur nga koha e Berishës në pushtet, që kishin hequr dorë nga gjetja e një partie për t'i përfaqësuar ata dhe aspiratat e tyre, tashmë janë feta tjetër në kahun e Bashës.

Një gjë është e qartë: problemet e demokratëve kanë shumë pak të bëjnë me ndonjë entuziazëm të madh për rilindjen. "Nuk e di", "nuk jam i sigurt" dhe "asgjë" janë ndër tre përgjigjet më të zakonshme nga votuesit kur u pyetën se çfarë përfaqëson Lulzim Basha. Për më tepër, demokratët e shumtë nuk po kthehen tek PD. Sondazhet sugjerojnë se më pak se gjysma e votuesve që ndihmuan demokratët të fitonin pozicionet e tyre në dy grupimet e PD-së, pra Basha dhe Berisha, do të drejtohen drejt kutive në një gjëndje të tillë mosbesuese.

Në anën tjetër të medaljes është rritja e anti-demokratizmit borgjez, i cili është bërë një forcë e fuqishme elektorale në politikën e tashme shqiptare, ata që në gjuhën e të dy drejtuesve të grupimeve të PD-së, jo pak herë janë quajtur oligarkë. Blloku anti i këtij formati është i madh dhe shumë i motivuar. Ai përbëhet nga votues të klasës së mesme dhe të mesme të lartë, të cilët janë të përgatitur të votojnë taktikisht për çdo parti antipopuliste, shpesh me efekt shkatërrues.

Ky kombinim vdekjeprurës i ish-votuesve të demoralizuar dhe votuesve të animuar anti-PD është arsyeja pse socialistët e Ramës mund të fitojnë një fitore dërrmuese në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht nga perspektiva që një kryeministër kaq i gjatë në pushtet të mos emocionojë askënd tjetër përveç vetë staturës së tij të vetëpëlqyer.


18 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page