Pse degradoi kështu edhe politika në Kosovë



Parimi i politikanëve shqiptarë është ky: ata ta duan veten e tyre, interesin e tyre dhe familjet e tyre , e ndërsa edhe populli duhet t’i dojë, t’u shërbejë, t’i respektojë ata si dhe t‘u besojë e t’i durojë zullumet, hajnitë, pabesite dhe poshtërsitë e tyre.

Nga Skënder Sadri KAPITI

Edhe politika shqiptare në Kosovë dhe e politikanëve shqiptarë në Maqedoni duke pasur si parim të saj po këtë që ka politika në Shqipëri, dhe prandaj edhe atje politika e tyre është thellësisht politikë e dhe për e interesat e tyre personale, familiare e korruptive mbi ato kombëtare.

Pavarësisht se kam lindur dhe jetuar në Shqipëri, gjithmonë me shpirt e me zemër kamë pasur dhe kam qenë me Kosovën dhe në Kosovë, pasi prindërit i kam nga Kosova dhe kanë lindur në Istog. Të përndjekur e të dëbuar nga regjimi i krajlit dhe më pas edhe nga regjimi kumunist titisto-rankoviçjan erdhen dhe u vendosën në Shqipëri, në Durrës.Të gjitha ngjarjet në Kosovë i kam vëzhguar dhe i kam parë me krenari dhe me shpresë se Kosova një ditë do të çlirohet. Dhe me të vërtetë Kosova u çlirua me 12 Qershor 1999. Meritë pë këtë kanë të gjithë shqiptarët, ka politika dhe qëndresa paqësore e Rugovës, ka lufta heroike e UÇK-së dhe rolin vendimtar SHBA dhe NATO.

Ajo se çfarë shqetëson dhe zhgënjen tej mase është se edhe politika kosovare e pas luftës në raport me Vizionin dhe politikën e Rugovës, në raport me sakrificat dhe gjakun e dëshmorëve të lirisë dhe në raport të politikës kosovare me SHBA dhe BE-në, politika në Kosovë rezultoi si një dështim i madh dhe devijim nga vlerat rugoviane, nga vlerat dhe sakrificat e luftës çlirimtare dhe zhgënjim që politikanët kosovarë kanë shkaktuar edhe te ndërkombëtarët, te aleatët e mëdhenj SHBA dhe BE.

Krahu paqësor që pretendon sot se janë rugovistë nuk janë gjë tjetër veçse spekullatorët më të mëdhenj me Rugovën dhe me rugovizmin, thjesht vetëm si retorikë mashtrimi të opinionit dhe antarësisë e simpatizanëve të Ibrahim Rugovës për përfitime personale pushteti e pasurimi, ldk-istët e pas Rugovës ata kanë bërë lloj-lloj kapëcimesh e dallaversh politike. Politikanët e lartë të krahut të luftës vetëm sa kanë spekulluar edhe ata për interesa personale përfitimi e pushteti me sakrificat dhe me heroizmin e vlerat e luftës. Të dy krahët e politikës kosovare janë treguar djallëzorë dhe hipokritë edhe me aleatët strategjik të Kosovës me SHBA dhe me Shtetet kryesore të BE-së, të cilët e çliruan Kosovën , dhe shumë servilë e demagogë në dukje me deklarata retorike bajate e mashtruese pro SHBA dhe pro BE, por në realitet kanë vepruar të kundërtën me ta.

Ndërsa SHBA dhe aleatë strategjikë të tjerë nga BE-ja e ndihmojnë Kosovën në rrugën e shtetndërimnit modern me ndihma financiare, këshillimore, ekonomike, infrastruktrurore, politike e diplomatike, politika kosovare e interesuar vetëm për pushtet personal dhe për përfitime pasurore ka montuar në Kosovë një sistem krimi e korrupsioni, hajnije e prapambetjeje të madhe civilizuese e demokratike me pasoja të rënda për Kosovën.

Por ate qe vërehet te te gjithe politikanet e Kosoves është se ata jane teper interesaxhinj dhe servile edhe ndaj politikes se Tiranës, ku politikanët e Kosovës garojnë njëri-tjetrin se kush të marrë e të varë në qafë sa më shumë teneqe dekoratash dhe fleta lavdërimi nga parlamenti dhe nga bashkitë e komunat e Shqipërisë për t’u lavdëruar dhe për t’i paraqitur ato para opinionit dhe votuesve kosovarë si “trofe” nga Shqipëria Amë. Në aspektin e mosmirënjohjes dhe të hipokrizisë politikanët e Kosovës janë hapa shumë përpara me ata të Shqipërisë, pasi njoh disa qytetare nga Durresi e Tirana qe kane kontribuar materialisht dhe shpirterisht per Kosoven ,por që Kosova, kuptohet nga politika e saj, as nuk i ka vizituar kurrëkush dhe as nuk i kane dhene ndonjerit prej tyre mirenjohje, por HashimThaçI, sidomos, si kriter per dhenie dekorate disave në Shqipëri ka pasur si kriter kryesor atë ideologjik marksist-leninist. Ai dhe te tjeret u kane shpernda mirënjohje e dekorata atyre prej të cilëve kanë marrë vetë ata së pari, pra si shkëmbim reciprok mirënjohjesh e dekoratrash , u ka dhënë të preferuarve të tij, shumë prej të cilëve nuk kanë ndonje meritë që të meritojnë dekorimin, ashtu sikurse edhe u janë dhënë edhe dëshmi veterani shumë e shumë të tjerëve që nuk kanë asnjë kontribut për Kosovën.

Politikanët e Kosovës janë shkatarët prej të cilëve dështoi edhe politika edhe diplomacia kosovare, gjë e cila duket në ofensivën e Beogradit i cili ka bërë të mundur që disa shtete të tërheqin njohjet për Kosovën;prej politikës së dobët dhe injorante te politikanëve të Prishtinës, Serbia arriti që të imponojë ngritjen e një Gjykate Speciale për dënimin e krimeve të supozuara dhe të shpifjeve të Beogradit për luftërarët e UÇK-së; prej papërgjegjshmërisë, injorancës dhe korrupsionit si dhe të inateve egoiste Kosovës iu imponua Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, ku Kosova humbi mbi 8000 ha tokë, e po ashtu prej politikës dhe politikanëve dështakë të Kosovës, Kosovës iu imponuan Marreveshja e Bashkësisë së Komunave serbe si dhe kërcënimi tjetër i madh: projektidea serbe e korigjimit të kufijve. Prej politikës dështake të Kosovës nuk u kthyen në atdhe mergimtarët nga diaspora në Kosovë, por pëkundrazi për ditë vetëm sa largohet rinia për në perëndim prej padrejtësive, papunësisë, korrupsionit dhe pasigurisë.

A nuk janë këto disa dështime spektakolare të politikës së Prishtinës?

4 views

Shkrimet e fundit