Kam ndjekur me vemendje publikimet e bera ne lidhje me Panairin e librit. Desha te ndaj dicka me ju miqte e mi . Nuk eshte indinjate , eshte nje pershtypje individuale ne lidhje vetem me lexuesin , per te cilen ndjej nevojen e perpjestimit . Me te vertete , kam krijuar bindjen se ne shqiptaret jemi ata qe mendojme se jemi vete , jo ata qe jemi ne te vertete . Do doja shume te diskutohej e te hidhej drite mbi libra qe vertete prekin plaget e sotme te Atdheut , sepse libri eshte pedagogjia e pare me te cilen merr kontakt evolimi i cdo shoqerie . Pa dashur te ul vlerat e asnje autori qe u duartrokit nga publiku me meritologji e me veper ne fushen e Letrave Shqip , vura re me keqardhje nje fenomen tjeter te preferimit te lexuesit : duhej te ishe i njohur me pare diku tjeter , aspak e thene ne arenen e veshtire dhe shume kerkuese te Librit , te kesh shkelqyer diku tjeter ne nje zhaner jashte Librit , ose te kesh nje program televiziv ne TV , ose nje te njohur ne shtepine Botuese etj si keto per te patur garanci te fillosh te shkruash nje liber , vetem keshtu mund te dalesh i fituari nga blerjet , madje edhe nje nga libershkruesit me te mire te Panairit . Nuk e kuptoj pse cilesia e nje libri u varka nga shitjet , dhe jo nga permbajtja e tij , pasta e tij , pedagogjia qe ofron te lexuesi . Shitjet varen nga preferencat dhe niveli i kerkeses se lexuesit . Vura re se shumica nga preferencat e blerjeve , nuk kane lidhje me tematika qe kerkojne zgjidhje serioze sociale , aktuale , te nevojave me imediate te shoqerise ku jetojme . Thua se akoma mendojme se kemi kohe te fluturojme ! A nuk ka zbritur ne teh koha per veprim ? Libri eshte i pari ai qe te hap mendjen dhe syte ! Populli yne njihet se funksionon ne turme , e turma e merr perpara, jo llogjika individuale e qyteteruar. Do desha nje nga keto librat qe u brohoriten , te kishin nje teme te thukte qe vlen per aktualitetin e dhimbshem ne te cilin ndodhet shoqeria shqiptare sot ,per injorancen e mungesen e arsimimit jo vetem fshatrave ,por edhe qyteteve sidomos te vogla qe po zbrazen nga fukaralleku e skamja , do desha nje liber per te verteten , per ZGJIDHJEN per ndryshimin , daljen nga bataku pas kaq vitesh demokraci . Nuk ishte se ne Panair nuk kishte prezent libra te tille , nuk i mungojne Kombit mendjet e ndritura , por ata u anashkaluan nga qytetaret , sepse ishin cuditerisht te prirur psh nga libri i kengetarit shqiptar ne Itali Ermalit , i aktores Anisa Markanian me suksesin e te cileve , me meritologji, ishim njohur kohe me pare , ne zhanre te tjera te artit . Nuk them , shijet jane te vecanta , por nga keto shije konkludohet dhe ne maturine e nje populli. Zgjedhjet tona na perfaqesojne . Vleresimet tona per VLERAT , na vleresojne edhe ne . Ekzistonte ne Panair psh libri i mrekullueshem i Robert Martikos , PERJETESI PA KOHE i shtepise Botuse te z Aurel Kaculini , por pak . . . Ishte i vetmi liber qe trajtonte nje teme krejt te vecante , te pa trajtuar kurre me pare , nje ilac per ti risjelle ketij populli MEMORJEN , se kjo eshte semundja e ketij populli , HARRESA , i mungon MEMORJA . Aty ku nje Diell vertete jetesor per MENDJEN , thote merni drite nga une qe te gjeni diagnozen , te hapni syte , aty njerezit shkojne e fotografohen diku gjetke . . . Na mungojne penat e mira ? Kurresesi jo ! Na mungon arsyetimi , na mungon memorja , na mungon respekti dhe mirenjohja edhe per vatren e pare te shkronjave . Mos nuk dime te vleresojme ke e cfare ? Asnje pene si e Martikos nuk diagnostikon plaget e se tashmes se Kombit , si ne librat e tij . Asnje pene se levron tregimin ne menyre me profesionale dhe njerzore sa Myrtaj ,asnje filozofi jete nuk shtjellohet si ne shkrimet e Astritit , Bota njeh e perkthen librat e Terziut , Kokonozit , Irma Kurtit , Radogoshit , e sa e sa te tjereve , . Kemi kaq shume per te cmuar ! E meqenese gjithe keto dite e kam patur mendjen tek Panairi , ndersa po lexoja nje shkrim te Astrit Lulushit , desha ta ndaj sadisfaksionin me ju te nderuar miq , per te sjelle ne kete trapeze mendimesh , menyren se si Bota e perendimit , e vlereson nje liber nga tema qe trajton , aktualitetin dhe sa imediate eshte zgjidhja qe jep , per nje jete me te mire , edukate me te mire te brezave , nga gjykimi se sa i vlen ai liber shoqerise , a ve apo jo ne levizje ingranazhet e mendjes njerzore drejt permiresimit te jetes se njerezve , a jep dicka te re per nje Rilindje Shpirterore qe eshte nevoje e domosdoshme per shoqerite si kjo e jona . Mendoj se keto jane principet paresore ( por jo dhe te vetmet ) me te cilat duhet te zgjidhet libri , aspak njohja e shkruesit nga nje sukses i tij ne nje zhaner arti tjeter , as nga nje post , nga nje perkrahje apo nje reklame . Mesoni te kerkoni pra o shqiptare , mesoni te zgjidhni ate qe ju duhet e per te cilen keni nevoje . Keta te jene librat e pare ne preferencen tuaj te leximit , pa perjashtuar padyshim edhe ata libra qe trajtojne tema te shijeve tuaja personale . Eshte e drejta juaj . Por mos harroni se kemi 30 vjet me Arsimin pertoke , njerezit e sidomos femijet ne rrethinat e vendit nuk dine te shkruajne drejt gjuhen shqipe , nuk njohin normat me elementare te edukates qytetare , ndersa ka aq shume te dipllomuar me fallcifitete te turpshme , qe vendin e lene ne vend numro . Nje liber te tille po pregatit Martiko , me teme edukimin e femijeve me parimet e qyteterimit evropian , nje liber per prinderit , te jete udherrefyes per brezin qe rrisin . Keto pra jane librat qe na duhen , librat qe i duhen Kohes , Shoqerise , dhe Startit per nje Rilindje Shpirterore ne fillim te individit e me pas gjithe shoqerise . Ju uroj lexim te kendshem .
Ekonomisti i tregut Astrit Lulushi
Adam Smith ishte një ekonomist skocez, libri i të cilit i vitit 1776, ‘Një Hetim në Natyrën dhe Shkaqet e Pasurisë së Kombeve’, ndikoi thellë në mendimin ekonomik, veçanërisht për sa i përket meritave të tregjeve të lira, tregtisë së lirë dhe "dorës së padukshme". Por çfarë lloj njeriu ishte Adam Smith? "Nuk jam asgjë përveç librave të mi", e përshkroi veten ai, duke i treguar me krenari bibliotekën e tij të çmuar një miku. Adam Smith nuk ishte i pashëm. Një profil medaljon tregon një shtytje të zgjatur të buzës së poshtme deri në takimin me një hundë të madhe aquiline dhe sytë e fryrë që shikonin nga kapakët e rëndënduar të syve. Gjatë gjithë jetës Smithi ishte i shqetësuar nga një kusht nervor; koka i dridhej dhe ai kishte një mënyrë të çuditshme dhe penguese të të folurit. Përveç kësaj, kishte mungesën famëkeqe; harronte se ku ishte. Në vitet 1780, kur Smith ishte në fund të të pesëdhjetave, banorët e Edinburgut trajtoheshin rregullisht me spektaklin argëtues të qytetarit të tyre më të shquar, të veshur me një pallto ngjyrë të çelur, pantallona deri tek gjuri, mëndafsh të bardhë, çorape, këpucë me kopsa, kapelë të sheshtë kastor me strehë të gjerë dhe kallam, duke ecur nëpër rrugët me kalldrëm me sytë e ngulur në pafundësi dhe buzët duke i lëvizur si në një fjalim të heshtur. Çdo hap ose dy ai do të hezitonte sikur të ndryshonte drejtimin e tij apo edhe të kthehej mbrapsht; ecja e tij u përshkrua nga një mik si 'vermicular'. Rastet e ‘humbjes së mendjes’ ishin të zakonshme. Tregojnë se një herë doli në kopshtin e tij i veshur vetëm me një fustan, doli ne rrugë, dhe eci për disa orë para se të kthehej. Ky profesor i çuditshëm lindi në 1723 në qytetin Kirkcaldy, County Fife, Skoci. Kirkcaldy mburrej me një popullsi prej 1500 banorësh; në kohën e lindjes së Smithit, thonjtë përdoreshin ende si para nga disa prej banorëve të qytetit. Kur ai ishte katër vjeç, ndodhi një incident shumë kurioz. Smith u rrëmbye nga një bandë ciganësh. Nëpërmjet përpjekjeve të xhaxhait të tij (babai i kishte vdekur para lindjes së tij), ciganët u gjurmuan dhe u ndoqën dhe në arratisjen e tyre ata e braktisën Adamin e ri buzë rrugës. "Kam frikë se ai do të ishte bërë një cigan i varfër", thotë një nga biografët e tij. Që nga ditët e tij të hershme, Smith ishte një nxënës i mirë. Ai ishte i destinuar padyshim të bëhej dikush, dhe kështu në moshën 17 vjeç shkoi në Oksford me një bursë - duke bërë udhëtimin me kalë - dhe atje qëndroi për gjashtë vjet. Por Oksfordi nuk ishte atëherë kështjella e të mësuarit që u bë më vonë. Shumica e profesorëve kishin hequr dorë prej kohësh edhe nga pretendimi i mësimdhënies. Studentët kalonin kohën e caktuar në heshtje të thellë, secili i zhytur në leximin e ndonjë romani popullor të ditës. Meqenëse mësimi ishte përjashtim dhe jo rregull, Smith i kaloi vitet kryesisht i pamësuar, duke lexuar siç e shihte të arsyeshme. Dikur ai pothuajse u përjashtua nga universiteti sepse një kopje e një traktati të natyrës njerëzore të David Hume u gjet në dhomë e tij - Hume nuk lejohej për lexim, madje edhe për një filozof të mundshëm. Me botImin e librit te tij, ‘Shkaqet e Pasurisë së Kombeve’, Adam Smith siguroi themelin për ekonomistët, politikanët, matematikanët dhe mendimtarët e të gjitha fushave për të ndërtuar mbi të. Pavarësisht nga ndikimi historik, ‘Pasuria e Kombeve’ përfaqësonte një ndryshim të qartë paradigme në fushën e ekonomisë, i krahasueshëm me atë që bëri ‘Kritika e arsyes së pastër’ e Immanuel Kant për filozofinë. Deri ne vitin 1950, ‘Pasuria e Kombeve’ ka qenë libri i dytë më i cituar në ekonomi, pas Kapitalit të Marksit.
Diamanta Zalta
Faruk Myrtaj ne fakt , kam parasysh jo vetem parimin estetik , vleren si Art fjale por edhe anen Pedagogjike , Mesimdhenese , Kulturore qe ka Libri si shperndares i Dijes , si IDE e Re e Kohes , per nje ndryshim rrenjesor te Shpirtit te Individit qe sjell dhe ndryshimin Social te nje vendi ! Falenderoj Mjeshter per nderhyrjen , respekt siperor Fjales dhe Vepres suaj !
Faruk Myrtaj
Pavaresisht emrave te permendur, fati i librave varet (edhe) nga tregu, por jo doemos (edhe) I letersise. Diamanta ofron si kriter parimin estetik, vleren si Art fjale, fisnikerimin si mision te letersise, pa hyre ne debat me ata qe botojne libra per te bere para!
Diamanta Zalta
Shpresa Fundo Gjergji Jam dakort me ju z Shpresa Fundo , shtepite Botuese duhet te luajne rolin e tyre qe u takon , si dytesoret e perhapjes se dijes , por pas Autorit te librave te cilin duhet ta mbeshtesin dhe reklamojne . Ndersa per botimin e e nje libri nga nje shkrimtar duhet dhe aty te plotesohen ca kritere te kontrolluara nga Kritike Letrare , i mbush apo jo nje liber per te qene i botueshem . Ju falenderoj per nderhyrjen tuaj te vyer , respekt!
Robert Martiko
Ju falënderoj pa masë Shpresa, urimet e mia më të mira në krijimtarinë tuaj.
Shpresa Fundo Gjergji
Me te drejte e ngritet debatin, por ne keto kohera secili ben nje zgjedhje, ndoshta i pershtatet botes se vet, ndoshta edhe pa e pare kaq thelle sa ju. Martiko eshte i vleresueshem, dhe e pershendes, por ndoshta sot eshte koha e reklames dhe njerezit jane me siperfaqsore ne zgjedhje. Mjafton ta shohin me syrin e hobit qe kane dhe zgjedhin diçka qe nuk eshte siç thoni ju. Shpesh me ka rene rasti, qe nuk jane aspak te prirur tek problematikat, nuk e shikojne aq thelle... Thjesht bejne zgjedhjet e tyre, ndoshta edhe nga njohjet, nga reklamat, nga euforia qe kane ne lidhje me emra sic e permendet ju te artisteve te rinj, pavaresisht se sa artistik, kulturor,…