Pse adoleshentët duhet të mësojnë dhe të fitojnë


Fjala e Lirë: Pse adoleshentët duhet të mësojnë dhe të fitojnë

“Never Ever” ("Asnjëherë kurrë"), një raport i shkurtër që shqyrton një rritje të numrit të njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar që nuk kanë punuar kurrë, bëri tituj këtë muaj. Botuar nga Fondacioni “Rezolutë”, ai nxori në pah numrin në rënie të të rriturve të rinj me punë si të ashtuquajturën vetëm të shtunën. Botimi tregoi se shkalla e punësimit të fëmijëve nga 16 deri në 17 vjeç është pothuajse përgjysmuar gjatë dy dekadave të fundit - nga 48.1 përqind në 1997-99 në 25.4 përqind në 2017-19.

Në të vërtetë, ne nuk kemi nevojë për një raport për të na thënë se punësimi i adoleshentëve është zhdukur. Adoleshentët kanë qenë të dukshëm duke punuar në vende të ndryshme, dyqane qoshe, kafene, restorante, parukeri dhe supermarkete. Tani ata nuk janë askund për t'u parë. Pra, si ndodhi kjo?

Do të ishte shumë e thjeshtë për të fajësuar punën e ndrojtur të Gjeneratës së ashtuquajtur “Kristale Dëbore”, shumë e zënë në mediat sociale, apo lojrat për tu shqetësuar me rafte të grumbulluara deng në një supermarket. Por kjo është e padrejtë. Ssoqëria është shoqëria e dominuar nga të rritur, është kjo shoqëri që ka ndryshuar, jo të rinjtë. Ka vite që unë u them studentëve që ata tani mund të marrin një punë dhe të fitojnë paratë e tyre. Unë konstatoj se askush nuk ka përmendur më parë punësim për ta. As prindërit e tyre as … shteti që i ka veshët të shurdhër dhe i lë të ikin, as të tjerët nëse i kanë ata, motrat e vëllezërit tyre, më të vjetërit, të cilët gjithashtu nuk punojnë. Shumë prej tyre supozojnë se duhet të jesh 18 vjeç për të qenë në gjendje të punosh.

Në të kaluarën shihej si krejtësisht e natyrshme që adoleshentët të punojnë. Megjithatë, shumë të rritur, veçanërisht ata në zyrtarizëm, mendojnë se ideja është e ngjashme me “skllavërinë moderne”. Ata supozojnë se kushdo që punëson një adoleshent duhet të ketë një motiv të fshehtë, mjaft urgjent e tejet të domosdoshëm, të fshehtë. Për më tepër, shumë prindër të klasës së mesme më tej me rënien e punësimit të adoleshentëve duke i nxitur fëmijët e tyre të përqëndrohen vetëm në anën akademike të jetës, kanë krijuar një mendim ndryshe, se vetëm shkolla është dhe mbetet zgjidhja. Presioni për të hyrë në një shkollë kualifikimi, apo kurs pune dhe më pas në një universitet të lartë do të thotë që shumë adoleshentë kalojnë kohë që mund të harxhohen duke fituar pak para, duke u detyruar të mësojnë me zor nga mësues privatë dhe gjëra që nuk i pëlqejnë vetë, por prindërit e tyre, ose duke u përfshirë në oraret e rishikimit të së ardhmes.

#fjalaelire

0 views

Shkrimet e fundit