Provokimi i kriminelit Vuçiç me frymëzim të Lajçakut


Prof.dr. Eshref Ymeri


Pasuesi i përbindëshit Milosheviç, krimineli me karrierë të gjatë Aleksandër Vuçiç, ditën e djeshme, 19 mars, e provokoi rëndë Kosovën, duke postuar në Instagram hartën e saj, të mbuluar me flamurin serb. Ky ishte një provokim shumë i rëndë, për arsye se hartën e Republikës së Kosovës, krimineli Vuçiç e kishte ndotur me kryqin e flamurit serb, me flamurin më gjakatar të kontinentit evropian pas Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 2018, Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë” Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin e akademikut prof.dr. Flori Bruqi, me titull “Shtëpia e Verdhë”. Është një libër mjaft interesant, me një vëllim prej 350 faqesh, në të cilin gjen një pasqyrim të hollësishëm politika agresive e shovinizmit serb kundër kombit shqiptar. Autori, duke argumentuar me fakte, zbulon thelbin e politikës së kahmotshme serbe ndaj etnisë shqiptare.