

Përshëndetje Fahri ,
Më pëlqeu shumë opinioni yt , për protestën ndaj Ministrit të jashtëm Grek. Po të shkruaj këtu, se nuk më del shënimi ne "Fjala e Lirë". Një çështje madhore e nivelit të OKB, përfaqesohet nga pak kacafytje me policinë, që materjalizohet me shishen e ujit, mbi makinën e policisë .Protestë e pa menduar dhe e organizuar keq . Në fund, spektatori televiziv, gjykon se policia shqiptare, qënka pengesa kryesore e kësaj çështje madhore.
Jam kurioz, për një gjë tjetër. Ta zëmë se policia i lejoi të thyejnë bllokimin, pastaj ç'do të vijohej ? Bisedimet dhe marrveshjet, janë instrumentat, që zgjidhin çështjet e mëdha . Nuk është koha e gladiatorëve, të cilat nuk kanë as një vlerë në kohën e zgjidhjeve të sotme . Një gjë nuk kuptoj. Partia çame duhet të ketë selinë në Athinë, sepse këtu , ku janë kapardisja krijon përshtypje shumë të keqe tek zyrtari, që ka ardhur për bisedime. Veprimet jashtë, u ngjajnë atavizmave terroriste, për të mo thënë fëminore . Humbën ditën gjithë ata njerëz, kush i degjoi ? Qënkan bashkuar me V.V-në e Albinit, që e ndriti në Kosovë dhe mbetën pa zgjidhur çështjet e Shqipërisë dhe aq me pak "Çështja Çame", që mbart mbi vete një problem madhor, përpara të cilit çështja e detit, është thjesht vogëlsirë. Po ku e din Albini dhe të tjerët, që nuk u a di emrat, se bisedimet, për detin, mundet të jenë prelud i "Çështjes Çame", në gjykatën e Hagës? Të përgëzoj, për llogjikën e ftohtë, në çështje të mëdha. Përqafime: Illo Foto