Protestë e demokratëve në Londër para hotelit Rosewood
“Sot Shqipëria është në një periudhë të vështirë historike” ishte një nga fjalitë e tonit intonacional të Naim Hasanit, dje para Hoteli Rosewood në Londër. Kryetari PD-së për Britaninë e Madhe i rrethuar me dhjetëra demokratë anëtarë të seksioneve dhe grupseksioneve të kësaj partie në Londër foli dhe për situatën e lidhur me ngjarjet e fundit në atdhe. Demokratë të shumtë e të përkushtuar, të cilët kanë lënë Atdheun si pasojë e dhunës dhe përndjekjes politike, sikurse është Edmond Sufaj, natyrisht i pranishëm në të gjitha protestat opozitare, e thanë protestën e tyre me flamujt Kombëtarë dhe me pankarta.
Ata protestuan lidhur me praninë e Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Konferencën e 13-të vjetore të Qytetarisë që u zhvillua nga 11–13 Nëntor 2019 në Rosewood të Londrës.
Organizatorët ekësaj konference janë Henley & Partners. Pas suksesit të pashembullt të Konferencës së 12-të Globale të Vendbanimit dhe Qytetarisë në Dubai, pritet që konferenca në Londër të jetë edhe më e madhe dhe më me ndikim se më parë.
Ngjarja vjetore ka bërë që konferenca të jetë më e madhe dhe më e rëndësishme në botë për investimet e migracionit. Në festimin e vitit të 13-të të suksesit të konferencës, u pritën mbi 400 të pranishëm, një mori udhëheqësish të industrisë, ofrues të shërbimit ndërkombëtar të niveleve të larta dhe zyrtarë të lartë të qeverive, të cilët ndanë informacionin e dorës së parë mbi zhvillimet e fundit në vendbanimin dhe planifikimin e qytetarisë.
Për këtë u prononcua edhe ish Presidenti i Shqipërisë, ish Kryeministri dhe Lideri historik i PD-së prof Dr Sali Berisha. Këtë protestë e pasqyaruan dhe disa media si thelb të shkombëtarizmit nga ana e qeverisë socialiste dhe e ikjeve masive të shqiptarëve. Protesta është përkrahur edhe nga instanca të tjera drejtuese të PD-së.
Në protestë kishte dhe mjaft të tjerë, që drejtojnë seksione dhe grupseksione në Londër dhe në Atdhe. Protesta ishte nga më të organizuarat dhe më të devotshmet e demokratëve në mërgim. Fjala e naim Hasani ka provokuar mjaft komente në rrjetet sociale.
Kommentarer